“Gjergj Kastriot Skënderbeu” për Al Bano Carrisin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1

Dekorimi
Këngëtari dhe autori i njohur italian Al Bano Carrisi, u nderua me Urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, titulli më i lartë i nderit i dhënë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në Romë gjatë një takimi të organizuar prej ambasadës shqiptare me pjesëmarrjen e disa prej figurave më të shquara shqiptare me banim në Itali dhe të shumë miqve të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ambasadori shqiptar në Itali, Neritan Ceka, kujtoi rëndësinë e figurës së Al Banos dhe rolin e muzikës së tij e të kolegëve të tij në formimin e rinisë shqiptare të asaj kohe. Al Bano, plot emocion kujtoi babanë e tij që ka qenë ushtar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. “E mbaj mend kur isha i vogël, kishim një radio në shtëpi dhe im atë e vinte gjithnjë te radio ‘Shqipëria’, ku dëgjoja ato ninulla fantastike. Fjala e parë që kam dëgjuar në shtëpi ka qenë Shqipëri, e pra edhe brenda meje ka diçka shqiptare, shumë madje”, thotë Al Bano.
Çmimi i lartë iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës, z. Arben Idrizi. ”Presidenti i Republikës i jep zotit Al Bano Carrisi dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’, një ndër dashamirësit më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që përmes veprës dhe shpirtit human në mënyrë të pareshtur ka kontribuar në promovimin dhe përparimin e faktorit shqiptar”, thuhet në motivacionin e këtij çmimi.
Autor Gazeta Shqip

Similar topics
» Deputeti kosovarë: Skëndërbeu nuk është hero i shqiptarëve por i katolikëve
» Dokumentet në revistën “Letra”, Letrat e Koliqit: “Si futa arsimin shqip në Kosovë dhe mora në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin”
» Dokumentet në revistën “Letra”, Letrat e Koliqit: “Si futa arsimin shqip në Kosovë dhe mora në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi