VIP-at e Hollivudit që adoptuan jetimë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
VIP-at e Hollivudit që adoptuan jetimë
Ethet e adoptimit të fëmijëve nga vendet e botës së tretë, kanë pushtuar që prej viteve 2000 aktorët e famshëm
Të adoptosh një fëmijë është me shumë gjasa një nga eksperiencat më të bukura dhe që ia vlen të përjetohet prej çdo çifti. Sa herë që dëgjojmë rreth të famshmëve që kanë adoptuar një fëmijë, jemi të gëzuar për ta.
Ethet e adoptimit kanë përfshirë dhe po përfshijnë gjithnjë e më shumë aktorët hollivudianë, të cilët prej mirëqenies monetare, por edhe jetës së vrullshme vendosin të birësojnë.
Fëmijët e adoptuar prej tyre janë përgjithësisht prej vendeve të botës së tretë, ku varfëria mbizotëron dhe fëmijët pa familje janë të shumtë.
Kjo praktikë mund të vijë edhe si pasojë e politikave më pak të ashpra që kanë këto vende, por përgjithësisht ka të bëjë me bamirësinë ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
Ja cilët janë VIP-at, që guxuan të adoptojnë fëmijë nga vende të ndryshme pa bërë asnjë paragjykim etnik dhe racial.
Katherine Heigl, aktorja që luan në filmin e famshëm “The Ugly Truth” (E vërteta e shëmtuar), së bashku me bashkëshortin e saj Josh Kelly vendosën në vitin 2009 të adoptojnë një vajzë të vogël prej Koresë së Jugut. Çifti hollivudian e quajti vajzën Nancy Leigh. Në vitin 2012 ata vendosën të adoptonin një tjetër vajzë nga SHBA-ja dhe e quajtën atë Adalaide Marie Hope.
Charlize Theron, aktorja e njohur me famë shumëvjeçare adoptoi Jacksonin, një djalosh shumë të vogël në mars të vitit 2012. Djali i vogël është me ngjyrë, por ky fakt nuk e pengon aspak Charlize të duket shumë e lumtur krah tij.
Preity Zinta është ndoshta aktorja që ka adoptuar më shumë fëmijë në këtë listë. Ajo vendosi të birësojë 34 fëmijë nga shtëpia e fëmijës “Mother Miracle” në vitin 2009. Ndonëse kuptohet se ajo nuk kujdeset në shtëpinë e saj për këta fëmijë, ajo u siguron atyre ushqim dhe edukim.
Nicole Kidman, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise, kanë adoptuar një vajzë të quajtur Isabella Jane dhe një djalë me emrin Connor Antony. Pas ndarjes me aktorin Cruise në vitin 2001, Kidman e humbi kujdestarinë e fëmijëve.
Michelle Pfeiffer, kjo aktore bukuroshe, vendosi të adoptonte një vajzë, Claudia Rose, qysh në vitin 1993, shumë kohë përpara se të martohej me bashkëshortin e saj, David Kelly.
Angelina Jolie, së bashku me Brad Pitt adoptuan djalin Maddox nga Kamboxhia në vitin 2002, vajzën Zahara nga Etiopia në vitin 2006 dhe djalin tjetër Pax prej Vietnamit në 2007. Aktorja është shprehur se nuk e kupton përse shumë njerëz zgjedhin të lindin fëmijë me çdo kusht, bota është e mbushur me fëmijë të varfër dhe në nevojë që presin dikë t’i rrisë, pra, kushdo mund të zgjedhë edhe adoptimin.
Sharon Stone, aktorja e famshme që ka çmendur Hollivudin me filmat e saj, ka adoptuar tre djem. Ajo solli në shtëpi Roan Joseph në vitin 2000. Pas divorcit me Phil Bronstein, ajo birësoi edhe dy djemtë e tjerë Laird dhe Quinn.
Sandra Bullock ka adoptuar një djalosh të vogël të quajtur Louis. Që prej vitit 2010 kur ata u bashkuan, duken shumë të kënaqur me njëri-tjetrin.
Hugh Jackman, së bashku me bashkëshorten e tij Debora-Lee kanë adoptuar djalin Oscar në vitin 2000. Pesë vite më vonë, ata adoptuan edhe një vajzë, Evën.
Madonna, ylli i popit tashmë nënë biologjike e dy fëmijëve, vendosi të adoptojë edhe dy të tjerë. Djalin ajo e birësoi në vitin 2008, ndërsa vajzën vetëm një vit më pas.
Kristin Davis, aktorja që luan Charlotta-n në serialin e famshëm “Seksi dhe Qyteti”, ashtu si edhe në rol, vendosi të adoptojë një vajzë të vogël të quajtur Gemma Rose.
Ty Burrell, aktori i serialit “Modern Family”, së bashku me gruan e tij Holly, adoptuan një vajzë me emrin Frances në vitin 2010 dhe më pas në 2012-n adoptuan edhe një vajzë tjetër.
Denise Richard i dha mirëseardhjen në familjen e saj Eloise Joni, vajzës së tretë pas dy lindjeve biologjike, në vitin 2011. Lola dhe Sam, dy vajzat e Denise Richardit zgjodhën këtë emër për vajzën më të re mes tyre.
Meg Ryan, aktorja e magjishme shprehet se si nënë adoptuese ajo është plotësisht e bindur se mes saj dhe vajzës që adoptoi, nuk kishte asnjë rastësi, ka qenë e thënë se ato të dyja duhet të bashkoheshin në çdo rrethanë.
/gazeta-shqip
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi