AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët

Shko poshtë

Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët Empty Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 2:11 am

Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët Poligrafi-makina-e-se-vertetes-1

Shkenca pas makinës që kryen testin e së vërtetës është debatuar që kur kjo makinë u krijua 90 vjet më parë, pra a ka ndonjë mënyrë të besueshme për të thënë nëse dikush po gënjen? Kjo është pyetja që shtron dr. Geoff Bunn, autor i librit “Makina e së vërtetës: Një histori shoqërore e detektorit të gënjeshtrave”

Makina e së vërtetës



“Nëse do të isha fajtore dhe do të dëshiroja ta mposhtja atë makinë, nuk do të ishte e vështirë”, thotë Sharon Stone, personazhi psikopatik te filmi “Basic Instict”. Dhe historia e poligrafit – më së miri e njohur si testi i dallimit të gënjeshtrave – është përplot me rastet e njerëzve që kanë qenë në gjendje t’ia hedhin.

Poligrafi u shpik më 1921 në Berlki, Kaliforni. “Berkli ishte një qytezë me një shef policie shumë të famshëm, August Vollmer, dhe ai ishte ngarkuar me detyrën për të reformuar policinë si dhe qe një udhëheqës i profesionalizimit të policisë në Shtetet e Bashkuara”, thotë Ken Alder, profesor i historisë në Çikago.

“Ai desh të përdorte shkencën për t’i bërë policët më të bindur ndaj ligjit, për të zëvendësuar me këtë një metodë tjetër hetimore, që në atë kohë njihej si ‘rruga e tretë’ ose marrja e informacionit duke i rrahur njerëzit”.

Oficeri i policisë së Berklit, John Larson, krijoi këtë makinë të parë, duke e bazuar atë në testin e presionit të gjakut që ishte krijuar nga psikologu William Moulton Marston, i cili më pas u bë autor librash komik. Marston besonte se ndryshimet në presionin e gjakut mund të tregojnë nëse dikush po gënjen.

Poligrafi modern mat një numër ndryshimesh fizike të tilla si pulsi, frymëmarrja apo presioni i gjakut. Por besueshmëria e poligrafit u sfidua pothuajse po aq shpejt sa ai u krijua.

Më 1923, në atë që u bë një gjykim historik nga Gjykata Supreme, rasti Frye kundër Shteteve të Bashkuara, u vendos se provat shkencore, si ajo e marrë përmes një poligrafi, duhet të jenë të pranueshme në gjyq vetëm në rast se ishte “aq e përhapur dhe qe pranuar gjerësisht” nga bashkësia e shkencëtarëve.

Poligrafi u mbështet nga Leonarde Keeler, i cili më 1930 ndihmoi në themelimin e laboratorit shkencor për zbulimin e krimeve, laboratori i parë i tillë në SHBA, një vit para atij që hapi FBI. Më 1948, Keeler luajti vetë në një film që tregonte se si një gazetar zbulonte pafajësinë e një njeriu të dënuar gabimisht për vrasje.

“Një nga gjërat që Keeler ishte shumë i aftë të bënte, qishte të bënte blofin duke i shtyrë të dyshuarit të rrëfeheshin nën kërcënimin e demaskimit përmes detektorit të gënjeshtrave”.

Dhe nëntëdhjetë vjet pas shpikjes, poligrafi ende nuk është pranuar nga bashkësia shkencore, ligjore apo politike. “I gjithë procesi ngjan me një gjueti shtrigash të shekullit të njëzetë”, tha senatori Sam Ervin, një kundërshtar i pajisjes, i cili vdiq në vitin 1985. Dhe fakti është që edhe tani, kriminelë të rrezikshëm arrijnë të mashtrojnë poligrafin.

Më 2003, Gary Ridgway pranoi se ishte vrasësi serial i 49 grave në zonën e Siatëllit. Ai e pati kaluar testin e detektorit me sukses më 1987, ndërsa një njeri tjetër – i cili rezultoi i pafajshëm, në fakt nuk e kaloi testin. Është argumentuar se psikopatët si Ridgway apo vrasësi serial Ted Bundy janë të aftë të mposhtin poligrafin, për shkak se kanë nivele ankthi shumë më të ulëta se sa njerëzit normalë por kërkimet për këtë fushë kanë dhënë rezultate mikse.

Ka gjithashtu shembuj të njerëzve të tjerë – si Aldrich Ames, një agjent i CIA-s që spiunoi për Rusinë – që e kaluan testin pa probleme.

Poligrafia nuk ka bazë në shkencë për shkak se teknikat e poligrafit në përdorim sot u zhvilluan nga hetues, jo nga shkencëtarë, thotë George Maschke, një ish-zyrtar i shërbimit sekret të ushtrisë dhe bashkëthemelues i një organizate kundër poligrafëve.

“Është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme të bazosh punën te rezultati i një poligrafi. Poligrafia nuk ka avancuar siç duhej të kishte avancuar shkenca, dhe kjo ka ndodhur për shkak se nuk është shkencë, është një teknikë hetimore. Ajo mund të jetë e vlefshme për të marrë konfesione, por nuk është e besueshme në vetvete. Testet e poligrafisë mund të mposhten lehtë. Nuk ka nevojë të jesh një spiun i stërvitur apo një psikopat. Ti thjesht duhet të kuptosh se si të arrish të kontrollosh pyetjet dhe reagimet me teknika të tilla si kafshimi i një cepi të gjuhës, për të shkaktuar luhatje të çrregullta, apo me heqjen e mendjes nga pyetja duke zgjidhur me mendje ekuacione matematike,” thotë ai.

Në vitet e fundit, lloje të tjera testimi të së vërtetës kanë dalë në treg, të tilla si programe kompjuterike për analizimin e stresit të zërit, i cili është përdorur nga disa institucione qeveritare për të dalluar nëse aplikuesit për ndihmë ekonomike po gënjenin apo jo.

Por a munden këto teknika të reja të jenë të sigurta? “Është e mundur nën kushte të kontrolluara laboratorike të përdoret një teknikë e matjes së imazheve të trurit”, thotë Steven Rose, një profesor i neuroshkencës. Të intervistuarve u kërkohet që të deklarojnë një gënjeshtër. Pretendimi është se mund të dallosh nëse dikush po thotë një gënjeshtër. Por në botën reale nuk është kaq e thjeshtë”.

Geraint Rees, drejtor i UCL për Neuroshkencën Konjiktive thotë: “Unë nuk dua të jem tepër optimist këtu se ne do të jemi në gjendje të krijojmë ndonjë pajisje këngëtare, kërcimtare, lexuese mendjeje apo dalluese gënjeshtrash. Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë tani apo në të ardhmen. Arsyeja se pse nuk e bëjmë dot këtë është sepse një pjesë e veçantë e trurit është aktive kur dikush bën diçka si në rastin kur gënjen. Çdo pjesë e trurit bën shumë gjëra njëkohësisht”./gazeta-shqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët Coolte21

Shteti Shteti : Historia e çuditshme e pajisjes që kap gënjeshtarët Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi