AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atentat pas sherrit në Facebook

Shko poshtë

Atentat pas sherrit në Facebook Empty Atentat pas sherrit në Facebook

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 10:58 pm

Atentat pas sherrit në Facebook Tepelene-vendi-i-ngjarjes-300x225Atentat në mes të Tepelenës pas sherrit në rrjetin social “Facebook”, shkak i të cilit ishte një maturante e këtij qyteti. Fatmirësisht ngjarja nuk shënoi viktima, ndonëse autori, 20-vjeçari Sparti Goshi, ka shtënë disa herë në drejtim të tre djemve të rinj, banorë të këtij qyteti. Policia deklaroi se bëri të mundur arrestimin e autorit që për pak do të vriste tre të rinjtë. Ngjarja që shkaktoi panik te dhjetëra banorë të Tepelenës ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen “Selam Musai”, rreth 100 metra larg gjimnazit të qytetit. Dje ishte dita e fundit e mësimit e, për rrjedhojë, ata kishin organizuar festën, që është kthyer në traditë për çdo maturë. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ngjarja e ka zanafillën pasi e dashura e 20-vjeçarit, maturante në gjimnazin e qytetit, i ishte ankuar se njëri nga djemtë e shënjestrës së djeshme e kishte ngacmuar. Prej disa ditësh, 20-vjeçari kishte debatuar në Facebook duke u sharë dhe kërcënuar me bashkëmoshatarin e tij. Sherri ka zgjatur disa ditë, derisa dje kulmoi me të shtëna arme. Tre të rinjtë, të cilët për pak u kthyen në viktima, kishin shkuar në afërsi të gjimnazit të qytetit, kur aty ka shkuar edhe 20-vjeçari Goshi. Sapo ka parë grupin e të rinjve, ai ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Ngjarja shkaktoi panik te dhjetëra qytetarë që u ndodhën në vend. Por fatmirësisht plumbat nuk prekën as shenjestrën dhe as kalimtarët. Policia e sinjalizuar mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Në sajë të dëshmive të të rinjve, por edhe të dëshmitarëve të tjerë, u arrit në një kohë të shpejtë identifikimi dhe më pas arrestimi i autorit. “Ai qëlloi ndaj tre personave sapo i pa. Ishte në një distancë jo më shumë se 10 metra, por fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjërin prej tyre. Ngjarja shkaktoi panik pasi në rrugë kishte mjaft qytetarë që kalonin. Ishte edhe festa e maturës dhe përreth shkollës kishte mjaft qytetarë kuriozë për të parë festimet e gjimnazistëve që mbaruan ciklin akademik”, u shpreh një banore, e cila ka një biznes pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ngjarja e ka zanafillën me sherrin mes dy të rinjve, por më pas 20-vjeçari është ofenduar në Facebook edhe me dy miq të “rivalit” të tij. Policia shoqëroi disa persona, dëshmitarë të ngjarjes, të cilët deponuan gjithçka ndodhi mëngjesin e djeshëm. Sipas tyre, të rinjtë kanë pasur një debat të shkurtër në distancë dhe më pas kanë dëgjuar disa të shtëna të një arme pistoletë që autori mbante në dorë. Pas të shtënave ai u largua, por policia arriti ta kapë dhe ta arrestojë në një kohë mjaft të shpejtë.
TEPELENE/ PIRO NASE
♛Melody♛
♛Melody♛

Atentat pas sherrit në Facebook Coolte21

Shteti Shteti : Atentat pas sherrit në Facebook Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi