2300 vjet histori përfundon nën ruspë, shembet gabimisht piramida Maja
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1

Arriti të mbijetonte për më shumë se 2000 vjet për t’u shkatërruar mizorisht brenda disa minutave nga ruspa e një kompanie ndërtimi.
Një piramidë e fiseve Maja në Belize, e ndërtuar 2300 vjet më parë, u shemb gabimisht nga një kompani lokale e angazhuar në rikonstruksionin e disa rrugëve.
Ndërtesa, e cila ka shërbyer si një vend kulti për kompleksin arkeologjik të Mul Noh (“Kodra e Madhe” për Majat) u shemb nga punëtorët të cilët ishin duke kërkuar zhavorr të ri për të mbushur trotuarin. Vetëm pjesa qendrore e piramidës arriti t’i mbijetonte shkatërrimit.
Arkeologët janë lajmëruar për dëmin që është shkaktuar vetëm gjatë javës që shkoi. Por, duket se ky nuk është rast i parë në këtë vend, të pasur me trashëgimi të paçmuara historike, që vlera të tilla të papërsëritshme shkatërrohen për të ndërtuar rrugë.
Piramida ngrihej mbi një tokë private, por të gjitha strukturat e saj me vlera të jashtëzakonshme historike dhe arkeologjike, automatikisht janë pjesë e legjislacionit për trashëgiminë kulturore të qeverisë së Belizes.
16 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Similar topics
» Kur mali shembet mbi plazh
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
» “Sulltanesha” përfundon në psikiatri, braktis serialin
» Debati për infermieren me shami përfundon në grushta
» Aksidentohet pasi po bënte seks në makinë, e dashura përfundon lakuriq në rrugë
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
» “Sulltanesha” përfundon në psikiatri, braktis serialin
» Debati për infermieren me shami përfundon në grushta
» Aksidentohet pasi po bënte seks në makinë, e dashura përfundon lakuriq në rrugë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi