AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot”

Shko poshtë

Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot” Empty Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot”

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 10:08 pm

Do të shfaqet edhe “hard” edhe “hot” në klipin e saj më të ri. Zajmina Vasjari flet për veten dhe jetën e saj jashtë klipeve në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Si ndihet në tregun e këngëtareve, në dashuri dhe ndryshimet që do të bëjë në jetë pas moshës 30 vjeç.
Zajmina, rikthehesh me një klip ku përdoret artileria e rëndë e luftës në imazhet e tij. Pse kjo ide?
Jam munduar ta përshtas me tekstin e këngës idenë e videos. Këtë e kam bërë në mënyrë që të kenë lidhje me njeri-tjetrin klipi me këngën, dhe të mos të ishin thjesht disa skena të bukura, por edhe me kuptim.
I këndon shpesh dashurisë, por në lidhje je ti që dominon apo të pëlqen të udhëheqë partneri?
Mendoj që duhet të jetë reciproke, sepse secili partner ka momentin e tij të dominimit.
Si ndihesh në konkurrencën me këngëtaret e tjera, si do ta përkufizoje garën mes jush?
Nuk e shikoj aspak si një garë. Unë mundohem ta shijoj çdo gjë në këtë profesion, të mos stresohem dhe çdo gjë negative ta shndërroj në pozitive në të ardhmen.
Jemi para zgjedhjeve, ti ke marrë ndonjë ofertë për të kënduar në koncerte të fushatës?
Po, kam marrë, madje këtë fundjavë dhe do të jem në disa qytete në koncerte nëpër sheshe.
Cila është jeta që bën jashtë kamerave, në cilat vende i merr ftesat më të shumta për koncerte?
Jeta ime në këtë periudhë është shumë e ngarkuar me aktivitete. Ftesat më të shumta për mbrëmje muzikore janë nga Kosova dhe në diasporë, kryesisht ku ka më shumë shqiptarë. Nuk di cilin vend të veçoj, pasi me të vërtetë që kënaqem dhe e shijoj në maksimum kohën kur jam diku për koncert.
Në kaq vite karrierë si vajzë ekrani, cilat janë gabimet prej të cilave ke mësuar?
Në të shumtën e rasteve kam kuptuar që nuk duhet t’u besoj gjithmonë njerëzve në qoftë se nuk dua të lëndohem. Pasi unë afeksionohem shumë shpejt me personat me të cilët shpenzoj kohë për motive pune apo çfarëdo dhe përfundimi është që shumica e tyre të zhgënjejnë, pasi janë me dy fytyra. Kërkojnë të përfitojnë prej teje dhe duan të të bëjnë keq në çdo mënyrë. Është për të ardhur keq, por biznesi i spektaklit i ka këto të meta.
30 vjeç, si e shoh veten
Rituali yt i përditshëm cili është, të pëlqen të bësh një jetë larg syve të njerëzve?
Nuk më pëlqen të jem aty ku e di që mund të fotografohem. Jam e lodhur nga këto gjëra, por kjo nuk do të thotë që unë nuk bëj një jetë normale. Shkoj në shkollë në mëngjes, pi kafe, studioj, pasi pjesën më të madhe të kohës e zënë studimet. Më pëlqen të ushqehem jashtë, madje mund të bëj dhe udhëtime të gjata vetëm për të shkuar diku për të ngrënë. Preferoj kinemanë, palestrën, shopping etj.
Në vendimet që merr në jetë, u jep më shumë rëndësi ndjenjave apo bën llogari?
Jo, nuk bëj llogari. Gjithmonë udhëhiqem nga ndjenjat.
Nëse do flisnim për preferencat e tua për meshkujt, ti pëlqen tipat e ashpër, të butë, të bukur apo për ty pamja s’ka rëndësi?
Nuk do bëja dot kurrë një zgjedhje kaq sipërfaqësore. Për mua e rëndësishme është të më pëlqejë për karakterin e tij.
Shumë vajza të ekranit janë bërë nëna këto vitet e fundit. Po ti sa afër e sheh këtë ndryshim në jetën tënde?
Është ende herët për mua, aktualisht kam parësore shkollën.
Si e imagjinon veten 30 vjeç, çfarë do të ketë ndryshuar në jetën tënde?
Mendoj që shumë gjëra do kenë ndryshuar, por kryesisht në aspektin profesional, pasi do t’i jem kushtuar plotësisht arkitekturës./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot” Coolte21

Shteti Shteti : Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi