AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek….

Shko poshtë

Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek…. Empty Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek….

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 10:16 pm

Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek…. DHEMBE-300x166
Bëni mirë të reduktoni karbohidratet në vaktin e darkës për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Një zëvendësues i mirë për to do të ishte sallata me perime dhe zarzavate miks, peshk, mish i bardhë dhe djathi.
Një studim i drejtuar nga Antonella Polimeni, Presidente e kursit për higjienën dentare në Universitetin e Milanos, ka mbajtur në vëzhgim 37 persona të cilëve iu kontrolluan dhëmbët para se ti lanin dhe pas larjes.
Nga rezultatet u tregua se gjatë natës si rrjedhojë e përqendrimit të glukozës në dhëmbë ata dëmtoheshin më shumë, në raport me në mëngjes.
Gjatë natës fluksi i pështymës është i reduktuar në raport me ditën, ndaj sheqeri përqendrohet në atë pak pështymë që është e pranishme. Për rrjedhojë glukoza zbret menjëherë sapo janë larë dhëmbët, por synon të rritet sërish gjë që përkon me rritjen e glukozës në gjak, gjë që ndodh zakonisht në mëngjes.
Edhe pas darkës ndodh e njëjta gjë, rritet glukoza në gjak dhe në pështymë, por pas ngrënies së darkës ajo mbetet direkt në kontakt me dhëmbët dhe mishrat e tyre për gjithë natën, dhe i dëmton ata.
Giampietro Farronato, një ndër autorët e studimit sqaron se për të evituar problemet me dhëmbët dhe për ti pasur sa më t shëndetshëm, është e domosdoshme të hahen ushqime që nuk e kanë të lartë nivelin e sheqerit, por preferohen sallatat, frutat, ushqime proteinike si peshku, mishi i bardhë dhe djathra të lehta./Indeksonline/
♛Melody♛
♛Melody♛

Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek…. Coolte21

Shteti Shteti : Sekreti për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, fshihet tek…. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi