AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letërsia e shek. të XIX paraprijëse e ndryshimeve në botë

Shko poshtë

Letërsia e shek. të XIX paraprijëse e ndryshimeve në botë Empty Letërsia e shek. të XIX paraprijëse e ndryshimeve në botë

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 7:33 pm

Nga Reis Mirdita

Duke filluar nga vitet e para të qindvjeçarit të XIX, letërsia merr një dimenzion të hovshëm në shkëputjen nga çarjet shoqërore që manifestoheshin si element më tepër vendor se sa ndërkombëtar. Gjatë kësajë periudhe gjer më ditët aktuale ajo kaplon çështje nacionale ose nacional-shoveniste por gjithëmonë në marrëdhënie me kulturat e tjera europniane dhe botërore që do të thotë se edhe ky lloj letërsie më tejkalon suazat lokale dhe andej bënë pjesë në psikogjeografinë letrare, sidomos në roman dhe poezi.

Nga fundi i qv. të XIX, letërsia kalon nëpër tri fryma kryesore të kohës: nacionale, europiane dhe botërore.

E para përqëndrohet dhe përballet me kërkimet e identitetit që definohet si nacionale por ajo shpesh është me karakter nacionalist dhe prandaj e definojmë një pjesë të saj, si nacionaliste.

Njohim, të shprehem me term muzikor, një prelud të asajë europiane dhe botërore me kuptim idealesh intelektuale e politike në të cilën hyjnë edhe eseistika, përkthimet letrare, tregimtaria…, që krijojnë opinionin e univerzalizmit kulturor e shoqëror. Këtu hasim në ideale stoike e sidomos një cytje drejtë një bote pa dallime e cila përbën kaptinën e romantizmit që njëherit pruri dritën ndërkombëtare në jetën e shekullit në fjalë. Kjo periudhë njihet me frymëzimin kosmopolit të qenies njerëzore dhe luftoi mendimet nacionaliste që gjithashtu zinjin vend të dukshëm në letërsinë europiane.

Është me interes kulturor të përmendet se gjatë këtij shekulli të mbushur me revolucione (psh. 1848) dhe luftëra të përgjakshme, letërsia gjeti fuqi të del kundër nacionalizmës me alternacionalizëm dhe nga një kulturë sentimentesh lokal-kombëtare në furi kulturore botërore.

E veçojmë nga proza romanin, kurse poezia pa përjashtim, ndikuan në jetën politike e sidomos në formimin e opinionit të përgjithëshëm gjatë qv. në fjalë sikur asnjëherë më parë. Kjo letërsi pati ndikim të drejtpërdrejt në historinë e kombeve që lindnin, ndikuan në luftë dhe në paqë, ngjallën shtresat shoqërore në lëvizje për çështje lirishë dhe të drejtave njerëzore së pari në Europë dhe gradualisht në mbarë botën.

Letërsia parapriu këtë qindvjeçar parimesh politike kombëtare dhe kështu ndihmoi emancipimin e popujve në aspektin social e sidomos ata të cilën ishin të sunduar nga të jashtëm, të pa shtet e pa mundësi zhvillimi kulturor e shoqëror. Polonia, Irlanda, Ballkani… popujtë në Afrikë, Azi…

Në kapitullin nacional-shovenist dhe xenofob, letërsia luajti rol të madh duke filluar nga vitet 1870 dhe hapi rrugët e totalitarizmit që do të pasoj viteve të

para të XIX-ëshit në mbarë botën nën siglën e social-nacionalizmit dhe komunizmit.

Si do që të jetë, romani dhe poezia e kësaj kohe, ndihmuan daljen në dritë të popujve në botë dhe njëherit, shmangën nga froni teorinë supremaciste e sidomos teorinë e «popujve barbarë» që duhej shtypur ose mbajtur së paku në kontroll nga «popujtë e qytetëruar».

Shkrimtarët që me veprat e tyre i dhanë kahje ardhmërisë janë të të gjithë popujve pa dallim edhepse në jetëshkrimet e tyre përmendet gjithëmonë kombi, ajo ka vetëm vlerë njohurie dhe rrallë përkon me ndonjë atribut veçues kulturo-letrar. Balzac, Hugo, Stendhal, Sand, Hauptman, Hesse, Kafka, T. Mann, Wilde, Konrad, Kipling, Pushkin, Lermontov, Tolstoj…

Më në fund, do të përmend një shembull shum domethënës në rastin e Migjenit (edhepse nuk bënë pjesë në shkrimin tim sepse i takon qv. të XX) të përkthyer në Kore nga një studjues letrar korean, emri i të cilit fatkeqësisht nuk më kujtohet, a nuk tha: «Migjeni, nuk është shqiptar, ai është korean, përndryshe ku diti të pasqyroj jetën tonë në detaje të përpikta?!» Kurse Kafka (Shkrimtar çek, 1883-1924) në një vend thot: «Çdo letërsi është sulm kundër kufijve».
/shqipmedia
♛Melody♛
♛Melody♛

Letërsia e shek. të XIX paraprijëse e ndryshimeve në botë Coolte21

Shteti Shteti : Letërsia e shek. të XIX paraprijëse e ndryshimeve në botë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi