Qeveritarë zgjebarakë, rini gjumashe
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Qeveritarë zgjebarakë, rini gjumashe
Ndoj Mhilli
-Shteti shqiptar mund të jetë nga ato pak vende në botë që kriminalizon të rinjtë. Të rinjtë shqiptarë kthehen të metamorfizuar mbas një gjumi të gjatë dhe një sorollatje të pafund e të pashpresë për të gjetur një punë; të nesërmen e këtyre sorollatjeve dhe nëpërkëmbjeve nga burokratët të cilët tashmë kanë pushtuar çdo institucion të këtij vendi. Mendimi më dominues është se ne jemi bërë lolo të një sistemi prapanik dhe zgjebarak. Inkriminimi i të rinjve është bërë si një nevojë për mbijetesë, e kushtëzuar nga varfëria dhe papunësia. Çfarë hapash ka marrë kjo qeveri për punësimin e të rinjve?! Përveç premtimeve boshe, asgjë. Kur shteti ynë nuk është dalzotës për t’iu krijuar mundësi punësimi, pra një jetesë normale, pyetja që lind është: a ka të drejt t’i dënojë ata nëpër salla gjykatash, të cilat drejtohen po nga burokratë dhe madje, kriminelë të legalizuar nga ligji?! Jo. Një shtet që nuk krijon mundësi dhe hapësira të barabarta për të gjithë, sipas meritave dhe kontributeve te gjithsecilit, nuk ka legjitimitet moral të dënojë, apo të fajësojë asnjë të ri, madje asnjë qytetar. Kush gjykatës do më dënojë, ai që është milioner si pasojë e aferave korruptive, ai që ka shtëpi, hotele luksoze, makinë milionëshe ai që bën jetë luksi dhe ne që rropatemi për bukën e gojës nëpër call center?!!.Të rinjtë nuk kanë nevojë të burgosen dhe të lejohen të bëhen kontingjent i krimit në rrugë, por duan të punësohen dhe tu krijohen hapësirat e nevojshme për të derdhur energjitë e tyre më pozitive. Ky vend nuk ka asnjë institucion me integritet moral, i cili të mund të jetë legjitim nga pikëpamja intelektuale për të dënuar qytetarët e aq më pak të rinjtë, të cilët tashmë janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit nga shoqëria shqiptare, nga shteti dhe institucionet e tij. Të mashtruar në mënyrë lajkatare nga ky sistem përgjatë 20 viteve, duke iu hapur dyert e Universiteteve, ne jemi bërë në mënyrë të turpshme preh e këtyre mashtrimeve keqdashëse, pra me këtë mashtrim ata ja kanë dalë të blejnë heshtjen tonë absurde dhe të turpshme. I vetmi faj “apokaliptik”, i cili është shndërruar në mëkatin më të madh të kësaj rinie plakaruqe, është heshtja e tyre ndaj dhunimit që i është bërë përgjatë krejt këtyre viteve nga elita moçarake politike. Andaj të rinjtë; unë, ti, ne, ju nuk duhet të bëhemi preh e qeveritarëve zgjebarakë që të ngjallin krupën, por duhet të ngremë zërin tonë dhe të kësaj shoqërie të gjumashizuar duke i kundërshtuar aty ku është e logjikshme, e madje edhe për t’i larguar nga pushteti me çfarëdo lloj mjeti, paqësor apo jo paqësor. Po heshtëm, atëherë ne jemi bashkëfajtorë të kësaj ngrehine ku kemi rënë, dhe si pasojë nuk kemi të drejtë legjitime dhe morale për t’u ankuar. Sot më shumë se kurrë është koha të jemi më të përgjegjshëm për fatet tona dhe të këtij vendi, sepse po transformohemi në një brez të “humbur” duke mos lënë askund gjurmë virtyti dhe diturie dobiprurëse.
E zgjeruar në shekulli.com.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi