Flet Elvira Goxha, një nga ish-shërbyeset e Kapove: 30 vite shërbim në vilën e Hysni Kapos, udhëtimet me ta në Paris, Vlorë e Pogradec
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1

Ndryshe nga filipinaset e sotshme që mund të ofrojnë shërbime gjithfarësh njëherë që janë të punësuara në Tiranë për mbarëvajtjet e shtëpive, punëtoret e dikurshme, në darkë ktheheshin në shtëpitë e tyre. I shërbenin edhe vaktin e fundit të zotit të shtëpisë, për t’u takuar me të të nesërmen në mëngjes. Kishin veshjen e tyre, rregullat e shtëpisë dhe fare pak fjalë. Edhe sot që falë të ardhurave, shërbyese në shtëpi mund të ketë shumëkush, ato të dikurshmet, të kohës kur fjalën shërbyese mund ta përdornin vetëm katër apo pesë familje, ndjellin sërish kuriozitet. Tani të mjafton fjala e një shoqeje që t’i të bindesh se mund t’ia lësh çelësin punëtores e ta gjesh shtëpinë “kupë”, po atëherë, si funksiononte? A mjaftoheshin krerët e partisë me fjalë që shkonin gojë më gojë kur zgjidhnin punëtoret e shtëpive? Jo, nuk e bënin. Elvira Goxha ka punuar në shtëpinë e Hysni e Vito Kapos për gati 30 vite, por që të fitonte besueshmërinë deri në atë masë sa ta merrnin edhe me pushime me vete, duhet të kalonte kohë. Duhet të kalonte në kualifikimet e duhura që asokohe i mbulonte Pallati i Brigadave derisa të arrinte kategorinë maksimale, atë të 7-të. Ndikuar mbase nga puna e përjetshme që bëri, deri kur doli në pension, ende sot, Elvira është fjalëpakë. Nga ato që e reflektojnë që në portret butësinë e përkushtimin, falë të cilave Elvira ka vazhduar të jetë në këto 23 vite mikeshë e Vito Kapos. Shkëmbejnë njëra me tjetrën telefonata, urohen në raste festash, ndërsa vizitat, këto vitet e fundit, për shkak të moshës, janë bërë më të rralla.
Vito Kapo me Elvira Goxhën dhe me një nga shërbyeset e tjera të shtëpisë
Kur jeni bërë pjesë e stafit të shtëpisë Kapo?
Duhet të ketë qenë ’70-’71 kur kam hyrë në shtëpinë e shoqes Vito.
Si arrihej deri këtu? Ç’kritere duhet të plotësoje?
Nuk kishte kritere, unë personalisht jam punësuar si fillim në Drejtorinë e Pritjes së Bllokut, me ndërhyrjen e të njohurve të lagjes ku banoja. Mund të kisha qëndruar edhe aty në rast se një nga gratë që punonte te shoqja Vito nuk do të kishte dalë në pension, por ja që qëlloi kështu dhe drejtoria, ose më mirë shefi i kuadrit që punoja, më dërgoi atje.
Ç’ishte Drejtoria e Pritjeve? Me çfarë merrej?
Ishte institucion më vete, që merrej me mbarëvajtjen e vilave të Bllokut, me pritje të ndryshme që u bëheshin delegacioneve, shtrime drekash e aktivitetesh.
Me siguri që pyesnin parpaprakisht përpara se t’ju fusnin në shtëpi?
Për këtë unë nuk di, unë ndoqa vetëm fjalët që më thanë. Si fillim shkova përkohësisht në shtëpinë e tyre, pastaj ata e panë të arsyeshme që të më mbanin dhe nuk lëviza më prej aty derisa dola në pension.
Pse nuk do t’ju mbanin? Ndërroheshin shpesh punonjësit?
Jo, jo. Siç kuptohet edhe nga përvoja ime, shoqja Vito nuk i ndërronte punonjësit, gjente rehatinë e saj me ato që vinin, krijonte familjaritet me ne dhe nuk i ndërronte.
Sa punonjëse ishit?
Ne të shërbimit ishim 3. E para vinte në mëngjes e merrej me shtrimin e vaktit të parë, në 11 vinte tjetra, pastaj në orën 14:00 vinte e treta. Largohej ajo që kishte ardhur e para e kështu me radhë deri sa shtrohej edhe darka, kur ishte larguar ajo që kishte mbërritur e fundit. Pastaj ishte edhe infermierja e kuzhinieri.
Si silleshin?
Nuk na trajtonin si punëtorë, ishim si njerëzit e shtëpisë, të gjithë ne, njësoj si ata hanim në një tenxhere.
Më thatë që ju trajnonin, bënit kurse? Si funksiononte?
Po, çdo vit bënim kurse për kamerierë për të kaluar kategoritë e shërbimit. Unë arrita deri te e fundit, kategoria e shtatë. Mësonim aty shtrimin e pjatave, të servisit, ç’pirunë ishin për sallat, për mishin, në ç’anë vendoseshin, çfarë pije vendosej në cilën gotë… gjëra të tilla.
Si ishin serviset e tyre?
Po pa dyshim që ishin të mira, vinin nga jashtë. Do ishin patjetër të tilla, përderisa në shtëpinë e tyre hynin e dilnin njerëz të rëndësishëm që qëndronin për dreka, darka. Që nga shoku Enver me të shoqen, e deri te gjithë të tjerët.
Vinte shpesh Enveri me Nexhmijen?
Vinin po, sidomos për ditëlindje o raste festash.
Ç’shërbehej në tryezë në këto raste?
Në këto raste e në të përditshmen, shërbeheshin kryesisht gjëra tradicionale, ato u pëlqenin. Për më tepër që shoku Hysni ishte me diabet. E meqë po më pyesni edhe për Enverin, ai gjithashtu ishte me diabet, çka bën që ushqimi i tyre të mos ishte nga më të shijshmit për shkak të mungesës së yndyrës së mishit apo asaj të shtuar. Në një drekë të shtruar ku ishin të ftuarit e Kapove në vilën në Vlorë, shoqja Vito kishte porositur të bëhej një ushqim pak i rëndë dhe shoku Enver i thotë “Vito, për kë i ke gatuar këto, për vete dhe për Nexhmijen?!” Sepse ata nuk mund të hanin gjithçka, pavarësisht ndonjë tolerimi.
Si ishin sjelljet e tyre në shtëpi, kur mblidheshin të katërt, jashtë zyrtaritetit të institucioneve?
Po krejt normale, bisedonin, shkëmbenin batuta. Pastaj ne nuk është se rrinim aty me ta, bënim punën tonë, shërbenim ç’të ishte porositur dhe largoheshim. Nexhmija me Viton rrinin më shumë bashkë, ndërsa burrat bashkë.
Po fëmijët e tyre?
Kishin hyrje-dalje familjare, kështu që edhe fëmijët janë pjesë e tyre. Pranvera (Hoxha) ishte shoqe me Verën (Bushati), shkonin e vinin te njëra-tjetra.
A është krijuar ndonjë konflikt mes jush dhe kryefamiljarëve, ndonjë shërbim i papëlqyer, apo…
Jo, asnjëherë dhe nuk e kam fjalën vetëm për veten, me asnjërin nga ne. Vito nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punët e përditshme, dihej ç’ishte për t’u bërë e bëhej. Ajo ishte shtëpi pa çelësa, pra besimi ishte fituar. Madje, edhe kur nuk shkonte në punë, mbyllej në studion e saj, punonte atje. Hante mëngjesin, pastaj ne i çonim një frutë e një kafe rreth orës 10:00. Kur ktheheshim për të marrë filxhanin, ajo ende s’e kishte pirë, aq e harruar ishte pas punëve. E pyesnim ndonjëherë, si e mërzitur je shoqja Vito, kur zhytej nëpër shkresurina. “Ja s’më është aprovuar filan plan thoshte, duhen kaq e aq dollar”, po ku merrnim vesh ne nga ato punë.
Ata udhëtonin shpesh në vilën e Vlorës apo në Pogradec e Durrës. Merrnin ndonjërën prej jush për shërbimet e nevojshme atje?
Po, unë kam shkuar disa herë bashkë me ndonjërën nga koleget. Më kujtohet na linin një dhomë në Durrës dhe ne merrnim edhe dy djemtë. Kam shkuar me ta në Vlorë apo në Pogradec, të cilat Enveri i vizitonte më shpesh. Madje, kam qenë aty edhe kur u sëmur Hysniu e iku menjëherë në Francë. Por të dyja palët kishin më me qejf Vlorën për plazh. Pogradeci mund të shfrytëzohej për shëtitje, ndërsa në Vlorë, pas vilës që ende është sapo kalon tunelin, ishte një plazh i vogël ku laheshin. Pastaj kemi shkuar në Llogora, në Jal, më kujtohet i pati marrë Llambi Peçini me anije ushtarake e më morën edhe mua me vete.
Ç’ndodhi kur u sëmur Hysniu?
Ishte aty edhe Enver Hoxha, e nisën një herë në Tiranë, pastaj dy ditë më pas shkuam në Paris.
Edhe ju?
Po, shkova edhe unë, kishin nevojat e tyre atje, sidomos në këto raste. Më pas edhi edhe mjeku e infermierja. Kemi qëndruar 40 ditë derisa u rikthyem sërish bashkë.
Ju i ruani ende marrëdhëniet e mira me Vito Kapon, apo jo?
Po, patjetër, flasim shpesh në telefon e shkoj e vizitoj në shtëpi, ajo tani nuk mund të lëvizë më aq shpesh nga shtëpia. Kemi shkuar aq mirë, sa mendoni na sillte edhe dhurata kur udhëtonte jashtë shtetit për punë, kujtoj që na sillte copa për fustan, na ka sjellë njëherë nga një kuvertë të gjitha shoqeve, jo vetëm mua. Ndonjëherë na falte edhe rroba.
Cilat kujtime mund të veçoni si më të bukurat në shtëpinë e tyre, apo më pak të tilla?
Kujtimi më i bukur është dasma e Besnikut, ku nuk e merrni me mend sa shumë njerëz kanë ardhur, sado që shtëpia e tyre ishte thuajse përherë plot. Si më të hidhurin, veçoj patjetër vdekjen e Hysni Kapos, ishte vërtet atmosferë shumë e rënduar.
Ribashkimi i përvitshëm i Bashkimit të Grave
Vito Kapo me ish-anëtaret e organizatës “Bashkimi i Grave”, të mbledhura javës së shkuar për një drekë
Dikur, këto gra që rikujtojnë e rikujtojnë kohën, ndonjëherë përsërisin të njëjtat gjëra, siç shpesh bëjmë të gjithë për gjërat e rëndësishme të jetës. Kanë qenë më shumë, vitet i kanë pakësuar. Por ato do të vazhdojnë të mblidhen derisa të kenë frymë. Të shoqëruara nga fëmijët me makina, do “mundohen” vetëm sa për të ndenjur në tryezën e drekës.
E pakta është një herë në vit, por mund të ndodhë edhe më shpesh. Gratë që sot janë thuajse në pension, por që dikur kanë qenë të gjitha pjesëmarrëse aktive e organizatës “Bashkimi i Grave të Shqipërisë” me në krye Vito Kapon, mblidhen kryesisht për të festuar ditëlindjen e saj në nëntor, por sot janë ritakuar sepse njëra nga shoqet është kthyer nga Franca, ku jeton. Një paralelizëm mes dy kohëve gjatë të cilave ndonjëra ka ndryshuar e një tjetër ka mbetur po ajo, sado që vitet kanë vrapuar…
Të mos ishte për arredimin e restorantit, menynë e tryezës dhe ndonjë “shfaqe të huaj” fshehtas të ndonjërës prej zonjave pjesëmarrëse në drekën që shihni në fotografinë e mësipërme, bëje be që ishin vitet ’70. Edhe vendtakimi ishte lënë përballë ish-vilës së Enver Hoxhës, pikë orientimi kjo për të gjitha shoqet që nuk orientoheshin me adresën përmes emrit të tij. Arsyeja e rimbledhjes? Në fakt, nuk është asnjë gjë e rrallë, mbledhje të tilla, ish-anëtaret e “Bashkimit të Grave të Shqipërisë”, me në krye drejtuesen e asaj organizate, Vito Kapon (pas Kongresit të Parë të Partisë Komuniste, pra që pas vitit 1948, ajo ka qenë në kryesinë e organizatës së “Bashkimit të Grave të Shqipërisë” dhe prej vitit 1955 ka qenë kryetare e kësaj organizate, duke zëvendësuar Nexhmije Hoxhën, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1982, kur ajo u emërua nga Enver Hoxha e Adil Çarçani, ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore), bëjnë për vit. Këtë herë, jo për ditëlindjen e ish-kryetares, shoqes Vito më 9 nëntor, por sepse njëra nga shoqet e larguara në Francë ka ardhur përkohësisht në Tiranë. Sa herë me ndonjërën kalon kohë pa u takuar, organizohet një drekë e tillë për të biseduar më së shumti kohën e shkuar. E para që ka ardhur në vendin e takimit, është Violeta Haloçi, ekonomiste në profesion, ish-shefe finance, revizore prapavije e më pas sekretare në ministri, kur Vito Kapo u bë ministre e Industrisë së Lehtë e Shqipërisë në periudhat nëntor 1982-shkurt 1987. Ende edhe sot që punët nuk janë asfare me detyrim e aq më pak me “financim”, Leta vazhdon të merret me takimet që gratë organizojnë. Zgjedh vendin, i njofton të gjitha një më një, i bën bashkë sipas mundësive të gjithsecilës, gjithnjë duke përfaqësuar në një mënyrë a një tjetër ish-shefen e saj. Rreth orës 14:30 kur të gjitha gratë janë bërë bashkë në tryezën e prenotuar ditë më parë, pjesa tjetër e restorantit thuajse është boshatisur, ndaj është edhe më e thjeshtë për to të jenë më të lira (aq sa munden). E fundit që vjen, është Vito Kapo. Të gjitha shoqet, sapo e shohin duke ardhur ngrihen në këmbë, e takojnë me radhë dhe e vendosin në qendër të tavolinës, rreth së cilës do të zhvillohen të gjitha bisedat. Dikur, mbledhje të ngjashme ndodhnin kryesisht në Ditën e gruas, më 8 Mars dhe për ditëlindje të Kapos. Vetëm se nuk prenotohej asnjë restorant, ishte shtëpia e më të besuarit të Enver Hoxhës, Hysni Kapos, ajo që hapte dyert për të pritur përfaqësues nga të gjitha ndërmarrjet. “Më kujtohet që atëherë, për ditëlindje të shokut Hysni apo të shoqes Vito, radha e njerëzve bëhej nga vila ku banonin, deri tek ura e madhe (ura e restauruar sot përpara pallateve ‘Shallvare’)”, -tregon një nga punonjëset e shtëpisë së saj, me të cilën ne kemi folur këtë javë për ta sjellë edhe më të plotë paralelizmin mes dy kohëve.
Pra, ato që sot janë shtruar përballë njëra-tjetrës në tryezë, dikur i bënin kryetares një vizitë të shkurtër në shtëpi për shkak të radhës së madhe që priste, dhe largoheshin. Shoqet e tjera pjesëmarrëse janë Zenepe Topi, sekretarja e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit të Grave, Bukuri Skënderi, shefe e sektorit të jashtëm, Fatime Kryemadhi, instruktore e sektorit nëna dhe fëmija, Nexha Këllezi, instruktore e çështjeve juridike, Zana Dibra, instruktore e problematikave të edukimit, Kristavgji Jarazi, instruktore për problemet ekonomiko-bujqësore, njëkohësisht motivi i mbledhjes së takimit të kësaj dite në mesjavën e shkuar, pasi Kristavgjija jeton në Francë. Lista vijon me Nefa Çelën, gjithashtu instruktore dhe me Vito Kapon në krye, që ka ardhur e shoqëruar nga e motra. “Bisedat janë gjithfarëshe, por kryesisht fokusohen tek e shkuara. Aq shumë vite sa kemi punuar me njëra-tjetrën, nuk i shpëton dot rikthimit tek e shkuara. Kujtojmë gjërat tona, si punonim, shërbimet, sakrificat. Të rinjtë sot nuk na njohin as ne e as mënyrën e të punuarit, por kishte edhe ajo kohë gjërat e veta”, tregon Leta, ajo që ka punuar aq shumë vite me Vito Kapon, saqë ia di të gjitha huqet e punës.
Dikur, këto gra që rikujtojnë e rikujtojnë kohën, ndonjëherë përsërisin të njëjtat gjëra, siç shpesh bëjmë të gjithë për gjërat e rëndësishme të jetës, kanë qenë më shumë. Vitet i kanë pakësuar. Por ato do të vazhdojnë të mblidhen derisa të kenë frymë. Të shoqëruara nga fëmijët me makina, do “mundohen” vetëm sa për të ndenjur në tryezën e drekës. Përveçse për ndryshimet që rrjedha e jetës bën me secilën, mbase do të flasin sërish, pikërisht për po ato gjëra të takimit paraardhës, sepse tek e fundit, te të gjitha ato shumë gjëra nuk ndryshojnë.
ANI JAUPAJ/panorama

Similar topics
» “Summer Fest” Në Pogradec
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Paris Hilton në Ibiza: 19 valixhe dhe një toy boy
» Hapet në Paris i pari bar i maceve në botë!
» E pabesueshme, ja si "flet" dhia
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Paris Hilton në Ibiza: 19 valixhe dhe një toy boy
» Hapet në Paris i pari bar i maceve në botë!
» E pabesueshme, ja si "flet" dhia
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi