AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit !

2 posters

Shko poshtë

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Empty Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit !

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Nov 20, 2013 6:44 pm

Dashi
Frika më e madhe e kësaj shenje është frika nga dështimi, edhe pse as vetes nuk ia pranojnë këtë. Ata tentojnë gjithnjë, derisa t’ia dalin, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndonjë garë sportive, apo ndonjë gjë tjetër. Ata duhet ta dinë se ndonjëherë më rëndësi ka të marrësh pjesë, e jo vetëm të fitosh.

Demi
Demi ka më së shumti frikë nga situatat ku duhet të marrin vendime shpejt e shpejt, meqë nuk iu pëlqen rreziku. Kjo mund të shkaktojë humbjen e pronës, apo personit që e doni. Meqë me grindje nuk mund të zgjidhni asgjë, atëherë me mënyra të qeta duhet të mbroni interesat tuaja, meqë keni frikë se ndokush do t’ua rrezikojë ato.

Binjakët
Keni frikë se ndokush mund t’ua shkëpusë komunikimin me njerëzit që i doni. Keni frikë edhe nga sëmundjet, të cilat mund t’ju pengojnë që të udhëtoni ku keni ndërmend. Frika nga vetmia dhe preokupimi me vetveten mund t’ju shkaktojë panik të vërtetë.

Gaforrja
Vazhdimisht keni frikë për ndonjë gjë: nga ndryshimet në punë, nga lajmet e këqija, për shkak të fëmijëve, partnerit, prindërit, etj. Por, kjo nuk ju pengon që të përkujdeseni për shtëpinë dhe familjen. Mirëpo, duke i mbrojtur të afërmit nga problemet që nuk ekzistojnë, ju filloni t’i pengoni ata pa vetëdije.

Luani
Kjo shenjë nuk duron kur ndokush e shpërfillë. Thellë në vetvete ka frikë nga përqeshja në publik, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndonjë imtësi, apo gjë të rëndësishme. Keni frikë mos ndokush po mendon se jeni qyqar. Frika nga përqeshja mund t’ua rrisë xhelozinë, egoizmin dhe nervozizmin.

Virgjëresha
Frika më e madhe e kësaj shenje është frika nga humbja e kontrollit mbi vetveten dhe mbi personat më të afërt, sepse këtë e përjeton si obligim, pa të cilin nuk do të mund ta luante rolin e “mbikëqyrësit kujdestar”. Sepse, askush si ajo nuk është i aftë që të mbikëqyrë dhe të veprojë me kohë.

Peshorja
Keni frikë nga dështimi. Falë dhuntisë për diplomaci, me lehtësi i tejkaloni keqkuptimet eventuale. Nëse ka nevojë, mundeni që të grindeni me argumente me atë që ju sulmon. Por, shpesh lëshoni pe edhe kur nuk duhet. Më mirë është që emocionet negative të mos i mbani kaq shumë nën kontroll.

Akrepi
Edhe pse jeni shumë trim dhe ju joshin aventurat, në thellësi të shpirtit keni frikë nga humbja e pushtetit, fuqisë, sidomos në planin seksual. Keni frikë edhe nga pleqëria, përkundër asaj se këtë nuk e pranoni. Por, falë fuqisë regjeneruese që e keni, mund të ngriheni nga pluhuri, si feniksi.

Shigjetari
Ju tmerron tradhtia, intriga dhe dredhitë. Për këtë shkak jeni më të matur. Thellë në vetvete keni frikë edhe nga personat me uniformë, edhe pse këtë nuk e manifestoni shpesh. Keni frikë edhe nga informatat rreth partnerit, të cilat mund t’i zbuloni nëse analizoni të kaluarën e tij.

Bricjapi
Për shkak se keni vetëbesim të lartë, gjërat nuk ua lini të tjerëve, por i kryeni vetë. Për këtë shkak, kurrë nuk do të lejoni që të gjendeni në situatë kur ju rrezikohet pozita në shoqëri dhe financat. Keni frikë nga humbja e nderit, i cili për ju ka një rëndësi të madhe, që nuk mund të matet me asgjë.

Ujori
Nga të tjerët kryesisht dalloheni për shkak të qëndrimeve, besimeve dhe rregullave sipas të cilave jetoni. Por, pa marrë parasysh se me çka mund të merreni, më së shumti keni frikë nga humbja e respektit, qoftë atij profesional, statusit shoqëror, apo respektit të familjes ndaj jush.

Peshqit
Më së shumti frikësoheni nga vetmia, sepse jeta për ju nuk ka kuptim pa dashuri, e cila ua ofron atë ndjenjën e sigurisë. Ju frikëson edhe vetëm ideja se mund të mbeteni pa mbështetjen emocionale të partnerit. Nëse nuk keni partner, keni frikë se kurrë nuk do ta gjeni atë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Coolte21

Shteti Shteti : Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Empty Re: Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit !

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Nov 20, 2013 9:25 pm

Keni frikë se ndokush mund t’ua shkëpusë komunikimin me njerëzit që i doni. Keni frikë edhe nga sëmundjet, të cilat mund t’ju pengojnë që të udhëtoni ku keni ndërmend. Frika nga vetmia dhe preokupimi me vetveten mund t’ju shkaktojë panik të vërtetë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Coolte21

Shteti Shteti : Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Empty Re: Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit !

Mesazh nga marino77 Wed Nov 20, 2013 9:26 pm

Virgjëresha
Frika më e madhe e kësaj shenje është frika nga humbja e kontrollit mbi vetveten dhe mbi personat më të afërt, sepse këtë e përjeton si obligim, pa të cilin nuk do të mund ta luante rolin e “mbikëqyrësit kujdestar”. Sepse, askush si ajo nuk është i aftë që të mbikëqyrë dhe të veprojë me kohë.
marino77
marino77

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Coolte15

Shteti Shteti : Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Greece_64

Gjinia Gjinia : Male
Mosha Mosha : 39
Numri i postimeve Numri i postimeve : 212
Faleminderit Faleminderit : 23
Antaresimi Antaresimi : 30/09/2013

http://varja@hotmail.gr

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit ! Empty Re: Nga çka frikësoheni më së shumti? Sipas shenjave te horoskopit !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi