AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Hitleri e urrente modernizmin?

Shko poshtë

Pse Hitleri e urrente modernizmin? Empty Pse Hitleri e urrente modernizmin?

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Nov 11, 2013 9:20 pm

Më 1937-n, nazistët organizuan një ekspozitë të stërmadhe. Synimi i saj ishte denoncimi i pikturave që Hitleri i konsideronte si të pakuptimta. Por pjesërisht falë kësaj, modernizmi u bë shumë popullor
Arti i degjeneruar
Lucy Burns, BBC
Pse Hitleri e urrente modernizmin? 70929583_poster_topfoto304-150x150Pse Hitleri e urrente modernizmin? 70929584_70913526-150x150Pse Hitleri e urrente modernizmin? 70929586_dix_redladywithhat_ap304-150x150Pse Hitleri e urrente modernizmin? 70929587_marg_moll_femaledancer464_a-150x150Pse Hitleri e urrente modernizmin? 70929588_beckmann_afp464-150x150



Këtë javë u zbulua se një stok i stërmadh arti modernist u gjet në një apartament në Mynih. Shumë nga pikturat konsideroheshin “të degjeneruara” nga nazistët, të cilët organizuan edhe një ekspozitë të posaçme për t’u tallur me të. Por pse Hitleri e urrente kaq shumë artin abstraksionist?
Në korrik 1937, katër vjet pasi erdhi në pushtet, Partia Naziste organizoi dy ekspozita arti në Mynih. Ekspozita e Artit Madhështor Gjerman ishte dizajnuar për të paraqitur vepra që Hitleri i miratonte – ato tregonin nudo biondësh në formë statujash krahas ushtarëve dhe panoramave të idealizuara.
Ekspozita e dytë, shumë pranë të parës, tregoi anën tjetër të artit gjerman – atë modernin, abstraksionist, jopërfaqësues – ose siç e quajtën nazistët, arti i degjeneruar.
Ekspozita e Artit të Degjeneruar përfshinte vepra nga disa emra të famshëm të kohës, Pol Kle (Paul Klee), Oskar Kokoshka (Kokoschka) dhe Vasili Kandinski – krahas gjermanëve të famshëm si Maks Bekman, (Max Beckmann), Emil Nolde dhe Georg Grosz.
Fletëpalosja e ekspozitës shpjegonte se synimi i shfaqjes ishte që të “viheshin në dukje qëllimet filozofike, politike, racore e morale të kësaj lëvizjeje, si dhe të forcave që çonin në korrupsion”.
Veprat e përfshira tek ekspozita e të degjeneruarve gjendeshin aty “për shkak se qenë abstraksioniste apo ekspresioniste, por edhe thjesht pse qenë bërë nga një artist hebre”, thotë Xhonatan Petropulos (Jonathan Petropoulos), profesor i Historisë Europiane.
Ai thotë se ekspozita u organizua me synimin e nxitjes së reagimit negativ. “Pikturat qenë varur shtrembër, kishte grafite nëpër mure, për të fyer artin dhe artistët dhe pretendime që ky lloj arti ishte i çuditshëm dhe qesharak.”
Artisti britanik, Rober Medlei (Medley), shkoi të shohë ekspozitën. “Ishte shumë e populluar me vizitorë dhe të gjitha pikturat qenë varur a thua se gjendeshim në një sallë ankandesh fshati. Gjërat thjesht qenë ngjitur pas muri pa kujdes për të krijuar përshtypjen se bëhej fjalë për punë të parëndësishme”, thotë ai.
Hitleri pati qenë artist para se të bëhej politikan – por pikturat realiste të ndërtesave dhe panoramave që ai parapëlqente qenë hedhur poshtë nga establishmenti i kohës në favor të stileve abstrakte dhe moderne.
Kështu, ekspozita e Artit të Degjeneruar ishte momenti i hakmarrjes për të. Ai bëri një fjalim për të gjatë verës, duke thënë se “veprat e artit që nuk mund të kuptohen vetvetiu, por kanë nevojë për instruktime për t’u dukur për të justifikuar ekzistencën e vet, nuk do të gjejnë më kurrë hapësirë te populli gjerman”.
Nazistët pretenduan se arti i degjeneruar ishte prodhim i hebrenjve dhe bolshevikëve, megjithëse vetëm gjashtë nga 112 artistët e denoncuar qenë në fakt hebrenj.
Arti ishte ndarë në dhoma të ndryshme sipas kategorisë – arti që ishte blasfemi, arti i hebrenjve apo komunistëve, arti që pati kritikuar ushtarët gjermanë, arti që ka fyer nderin e grave gjermane.
Një dhomë paraqiste tërësisht piktura abstrakte dhe kishte titullin “Dhoma e çmendurisë”.
“Në pikturat dhe vizatimet e kësaj dhome tmerri nuk mund të thuhet se çfarë kishte në mendjet e sëmura të atyre që mbajtën penelin apo lapsin”, shkruhet në fletëpalosjen e ekspozitës.
Ideja e ekspozitës nuk ishte thjesht që të tallej me artin modern, por edhe të nxiste shikuesit ta shihnin atë si simptomë e një komploti djallëzor kundër popullit gjerman.
Kuratorët u përpoqën shumë për ta dhënë mesazhin, duke punësuar aktorë që përziheshin me turmën dhe kritikonin veprat. Ekspozita e Artit të Degjeneruar tërhoqi më shumë se 1 milion vizitorë, tri herë më shumë sesa Ekspozita e Artit Madhështor Gjerman.
Disa e kuptuan se mund të ishte shansi i fundit për të parë këtë lloj arti në Gjermani, ndërsa të tjerë pajtoheshin me mendimet e Hitlerit. Shumë njerëz erdhën edhe për shkak të thashethemeve për tiparet skandaloze të ekspozitës – dhe nuk qenë vetëm simpatizantët e nazizmit ata që e panë këtë lloj arti si të pavlerë.
Fritz Lustig ishte një çirak hebre që shkoi të shohë ekspozitën. Ai thotë se “ato piktura nuk është se kishin kuptim – nëse qenë portrete, dukej sikur e deformonin fytyrën… nëse qenë gjëra, dukej sikur qenë bërë shumë të ndryshme nga si janë gjërat në të vërtetë – mendoj se fjala ‘e degjeneruar’ ka shumë vend këtu”.
Ekspozita shkoi në tur nëpër të gjithë Gjermaninë, ku u pa nga më shumë se 1 milion njerëz. Një pjesë e veprave më vonë u dogjën nga nazistët dhe shumë prej artistëve filluan të përjetojnë kohë të vështira.
Por Petropoulos thotë se për disa, pasi u ndaluan nga nazistët, patën edhe një pasojë pozitive.
“Ky lloj arti u bë më tërheqës jashtë vendit ose me siguri nëpër qarqet antinaziste ai fitoi vlerë, për shkak se nazizmi e kundërshtonte atë dhe mendoj se në terma afatgjatë ishte pozitive për artin modern që u pa si diçka e urryer nga nazistët.”
Disa nga artistët e ekspozitës sot njihen si emrat e mëdhenj të artit modern.
Lustig, i cili më vonë u arratis nga nazizmi dhe u vendos në Angli, sot e shijon këtë art për të cilin mendoi se dikur ishte i degjeneruar.
“E pra, unë jam rritur që nga ajo kohë – isha shumë i ri dhe nuk kisha parë shumë art – kam ndryshuar mendim që nga ajo kohë”, thotë ai.
“Unë mund të çmoj artin modern shumë më mirë tani sesa atëherë. Ai nuk ka për synim të jetë i bukur apo jo?”
 
 
Artistët e degjeneruar
Paul Klee u hoq nga puna në Akademinë e Dyseldorfit dhe u largua nga Gjermania.
Maks Bekman humbi vendin e punës në Akademinë e Frankfurtit dhe u arratis në Holandë, pastaj në SHBA.
Oto Diks u pushua nga Akademia Shtetërore e Dresdenit, u lekturua nga nazistët më 1945-n dhe u kap nga francezët.
Ernst Ludvig Kirçner (Ernst Ludwig Kirchner) kreu vetëvrasje një vit pasi qindra piktura të tij u hoqën nga koleksionet publike.
Maks Ernst pati ikur sakaq në Paris dhe prej aty iku në SHBA për t’u kthyer në Francë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Pse Hitleri e urrente modernizmin? Coolte21

Shteti Shteti : Pse Hitleri e urrente modernizmin? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi