AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise

Shko poshtë

Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise Empty Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Nov 07, 2013 11:40 pm

Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise: (Revista Anabel)

Nese ai eshte DASH, shfrytezo sa me shpejt pasionin e tij Romeo-esk duke e frymezuar per cdo lloj surprize te mundshme qe ti ke pasur enderr dhe cdo lloj dhurate qe ke dashur, sepse kur t'i fiket...i fiket fareeee

Nese ai eshte DEM, cakto dy-tre vende ku ai ndihet rehat qe te takoheni shpesh. Njera duhet te jete me siguri restoranti i tij i preferuar. Pa ushqim, s'ka dashuri

Nese ai eshte BINJAK, merr pallto me vete se po filloi te flase e te rrefeje histori, do vije mesnata dhe dielli qe ngrohte tavolinen tuaj do te jete zhdukur. Ah dhe mos u merzit po i foli me shume dashuri me kamarieren. 

Nese ai eshte GAFORRE, foli per nenen tende e lere te flase per nenen e tij e pastaj foli se sa e do familjen dhe sa e rendesishme eshte nena dhe gjiteh kete muhabet beja nen batanije duke pare nje film te bukur dhe duke ngrene ushqim qe ke gatuar me dockat e tua

Nese ai eshte LUAN, uro qe te mos jesh edhe ti shenja e Luanit...se ne xhunglen e tij, ai eshte i pari. Nese jeni ne nje lokal dhe eshte erresire, vendos nje llampe mbi te, se Luani ka nevoje per skene dhe ti te jesh gjithe sy e veshe. Madje duartrokit ne fund. 

Nese ai eshte Virgjereshe, merr nje veshje ekstra se po te pikoi ndonje pije ne bluze, do e ze dhimbja e kokes nga njolla. Dhe prit te degjosh se si zberthen cdo gje qe nga nje shkrim qe lexoi ne shtyp deri tek telekomanda. Ama, po ra ne dashuri me ty, ke fituar!

Nese ai eshte Peshore, je ok, po preferove luksin, restorantet e shtrenjta dhe galerite apo evente artistike. E mos u merzit, po i foli gjithe rreshtit 8 ne kinema, perpara se te ulet tek ty. Te pakten nuk ulet tek prehri i ndonje tjetre rruges. Smile)

Nese ai eshte Akrep, dy gjera: Seks dhe sekrete. Madje ne krevat eshte me i hapur sesa ne jete, ku edhe emrin, po te kishte zgjedhje do te preferonte te mos ta thoshte. Dhe kujdes me fjalite. Sepse sapo ti ke thene dicka qe atij i duket e gabuar, do te presesh nje analize te sterholle qe do te zgjas edhe me dite per ate qe ke thene. Sinqerisht,me i lodhshem se Virgjeresha

Nese ai eshte SHigjetar, uroj te kalerosh mire, se aie shte si kale i eger. S'njeh pengesa dhe kur pengohet, martohet! Ka miqte me te cuditshem, po i the mos pije, do pije edhe me shume, po i the mos ha, do te te ha edhe ty. Mashkulli i Shigjetarit te argeton pa mase, aq sa e ke te veshtire te perballosh lirine e tij. POr po e bere te tendin ama...mund edhe ta humbasesh prape. Ceshtje kuajsh te terbuar:)))

Nese ai eshte BRICJAP, martoje. Nuk eshte aq interesant si fillim (pervec disave qe kane sh. humor) por e di se cfare do dhe e di se cfare do bej pas 10 vjetesh ne te njejten date (Dhe ia arrin) dhe eshte i pergjegjshem. Mos e zgjat shume!

Nese ai eshte UJOR, pasi te cohesh nga tavolina, shko shpejt ne shtepi, se mund ta shohesh duke i folur me te njejtin pasion nje femre tjeter. Qofte edhe nje cuni (jo seksualisht). Po e ka tipin e tille. Madje po t'u zhduk nga syte disa dite, duhet ta kuptosh...se eshte Ujor...dhe po e bere xheloz, nuk e vret shume. NE fakt, Ujorin s'e kupton njeri, prandaj, po s'te eci me shenjat e tjera, martohu me kete dhe takoje njehere ne jave. Smile))
♛Melody♛
♛Melody♛

Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise Coolte21

Shteti Shteti : Horoskopi i meshkujve ne ditet e para te dashurise Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi