Horoskopi 6 nëntor 2013
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Astrologjia
Faqja 1 e 1
Horoskopi 6 nëntor 2013
Dashi
Sot duhet të tregoheni më realistë dhe të mos i besoni premtimeve që do t’ju bëjnë disa persona. Në planin financiar nuk duhet të tregoheni të pamatur me shpenzimet.
Demi
Ditë mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për të dashuruarit. Pasioni do të rindizet dhe do t’i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dikur.
Binjaket
Po i kaluat kufijtë do të keni probleme serioze, sot. Dashuria për çiftet do të shkojë më së miri. Nëse kohët e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do të filloni të përkujdeseni më tepër për të.
Luani
Luanët sot do të jenë gjithë kohës në kërkim të diçkaje, por do ta kenë të vështirë të gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar bëni kujdes nga shpenzimet.
Gaforrja
Ndikimi negativ i Marsit do t’ju shtyjë të tregoheni më të moderuar. Sot do të mateni mirë përpara se të flisni. Mos shpenzoni kuturu, por mendoni edhe për të ardhmen.
Virgjëresha
As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë që do të përjetonit sot do të ishin kaq të mëdha. Në fakt si ju ashtu edhe partneri nuk do të kënaqeni me ndonjë aventure kalimtare.
Peshorja
Momentet e lumtura dhe plot emocione do të jenë të njëpasnjëshme. Kjo do të bëjë që ju të jeni me humor të mirë sot. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.
Akrepi
Nëse keni menduar të blini diçka me vlerë, mund ta bëni sot. Projektet e përbashkëta në punë do të jenë të favorizuara gjate kësaj dite.
Shigjetari
Sot, gjithçka do të varet nga sjellja juaj, kështu që mundohuni të tregoheni sa më realistë. Për financat do të jetë një ditë jo shumë e vështirë. Megjithatë ju do të dini si të veproni.
Bricjapi
Sot do të tregoheni më të hapur ndaj takimeve të reja. Edhe mundësitë për të krijuar një lidhje do të jenë të mëdha. Financat do të kenë goxha përmirësime, prandaj përfitoni për te hequr disa para mënjanë.
Ujori
Venusi do të ndikojë pozitivisht sot në jetën sentimentale të çifteve. Do të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin dhe nuk do t’i kërkoni atij gjëra të pamundura.
Peshqit
Beqarët që i përkasin kësaj shenje do të kenë më shumë se 70% mundësi të takojnë personin e tyre të ëndrrave. Në planin financiar do t’ju jepet mundësia të kryeni transaksione të rëndësishmee.
Similar topics
» Horoskopi ditor, 18 nëntor 2013
» Horoskopi ditor - Maj 2013
» Horoskopi Ditor Per Muajin Korrik 2013
» Horoskopi ditor [Shtator 2013 ]
» Horoskopi Tetor 2013
» Horoskopi ditor - Maj 2013
» Horoskopi Ditor Per Muajin Korrik 2013
» Horoskopi ditor [Shtator 2013 ]
» Horoskopi Tetor 2013
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Astrologjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi