AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua

Shko poshtë

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Empty Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 28, 2013 2:59 am

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Gej-320x180Propozimi i shtruar ditën e djeshme nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimet në kodin e familjes për t’i hapur rrugën martesave gay ka sjellë reagim të menjëhershëm të disa përfaqësuesve të politikës në vendin tonë, të cilët e kanë kundërshtuar atë duke e cilësuar të panatyrshme dhe absurde.
Deputetja demokrate Mesila Doda përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook ka shprehur mosaprovimin e saj ndaj nismës së Totozanit, duke nënvizuar se ‘familje është vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete’.
“Pasi kauzën e romëve e mori Erjon Veliaj, Avokati i Popullit Igli Totozani shpiku kauzën e tij të fundit, atë të përgatitjes së projektligjit për martesat gay. Si deputete, grua, nënë, familjare shpreh mosaprovimin tim të thelle për një prononcim të tillë. Familje është vetëm ajo që vjen nga martesa e një burri dhe një gruaje, dhe së bashku mbështesin dhe mirëpresin fëmijët që vijnë në jetë. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi një bllok pengese për iniciativa të tilla që shkojnë kundra thelbit të jetës sonë, kundra vullnetit të Zotit që botën tonë e bekoi me bashkimin e burrit me gruan”, shkruan Doda.
Mosaprovim ndaj nismës së Avokatit të Popullit për ligjërimin e martesave gay ka mbajtur edhe deputeti Tritan Shehu.
“Degjova me habi deklaraten per “projekt ligjin” per martesat Gay te Z.Totozani. Eshte absurde dhe jo ne mbrojte te te drejtave. Perkundrazi! Shkaterruese! E drejta universale eshte ajo e krijimit te nje familje, qe te siguroje se paku vazhdimesine. Familja eshte nje koncept i Shenjte. Shkaterrimi e saj do te coje ne shkaterrimin e shoqerise njerezore. Thelbi i saj eshte binomi burre- grua, qe me tej me shprese te kene dhe femijet e tyre.  Familja eshte themeli i shoqerise sone. Cdo devijim nga ky Ligj, nga kjo e Drejte reale dhe nga kjo Aksiome eshte me pasoja negative te pa llogariteshme.  Te mbrosh konceptin e familjes se vertete nuk eshte diskriminim. E kunderta eshte diskriminim i thelle ndaj Vlerave universale. Une jam kunder cdo lloj diskriminimi, edhe ndaj njerezve me prirje Gay. Ne kemi nje ligj per kete ceshtje dhe duhet ta aplikojme pa rezerva. Por une jam kunder shkaterrimit te asaj mbi te cilen bazohet shoqeria e jone, pra jam kunder te tilla propozimeve qe ne realitet diskriminojne tere shoqerine tone e vlerat e saj universale”, Shkruan shehu në FB.
Ndërkohë ndaj këtyre qëndrimeve ka reaguar drejtori ekzekutiv i shoqatës “Të Bashkuar Pro kauzes LGBT (ProLGBT)”, Kristi Pinderi sipas të cilit deklarata si të Dodës, përveçse agresive, përjashtojnë kategori qytetarësh nga integrimi.
”Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej. Ne gjykojmë se fryma agresive dhe thirrjet pët të ndarë qytetarët në llogore njësoj si në situatat e lincimeve kolektive nuk është fryma e Europës së qytetëruar. Ngjan më shumë me frymën e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë.
Eshtë e rëndësishme që deputetët dhe deputetet të cilat kanë mundësi dhe hapësira të pafundme për të shprehur mendimin, të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo me linçime.
Zonja Doda tha se “familje është vetëm ajo që vjen nga martesa mes një burri dhe një gruaje”.
Kjo nuk është e vërtetë! Madje është një deklaratë që fton qytetarët të përçmojnë të gjitha ato forma të tjera të familjes që nuk përmbushin kriteret e familjes tradicionale.
Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh.
Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar, por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar.
Familje e nderuar është edhe ajo mes një burri e një gruaje që presin të rrisin fëmijët e tyre, por po aq e nderuar është edhe ajo familje mes një prindi të vetëm që adopton një fëmijë, apo familja e gjyshërve që rrisin nipin apo mbesën, apo po ashtu e nderuar është dhe familja që përbëhet nga tezja dhe nipi (sic ishte rasti i familjes se Sofies në Durrës).
Mospranimi i formave familjare që nuk mbyllen dot në korniza të një martese mes një burri dhe një gruaje, rrezikon që të mbajë larg shërbimeve dhe perfitimeve ligjore mijëra njerëz.
Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar. Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta!
Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet t’i adresojmë përmes një debati të shëndetshëm”, thuhet në deklaratën e Pinderit.
26 tetor 2013 (gazeta-Shqip.com)
♛Melody♛
♛Melody♛

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Coolte21

Shteti Shteti : Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Empty Re: Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 28, 2013 9:26 pm

po fluturojm drejt europes tongue1 hihihi
♛Melody♛
♛Melody♛

Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Coolte21

Shteti Shteti : Martesat gej, Doda dhe Shehu kundër Totozanit: Familja krijohet nga një burrë dhe një grua Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi