AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët”

Shko poshtë

“Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët” Empty “Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Oct 25, 2013 9:08 pm



  • Intervistë me Fazel Mousvi, Bahman Kamiab Sharify, Norges Hosseini 
  • Tre histori iraniane, muxhahedinët rrëfejnë rrezikun që ndjejnë nga regjimi dhe mikpritjen shqiptare

 


“Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët” Muxhahedinet

Luela Myftari
-Ata janë disidentë të regjimit iranian. Kanë vendosur të vetëquhen muxhahedinë. Kanë vetëm pak muaj që kanë mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë kanë nisur t’i përcjellin idetë e tyre në median e shkruar dhe atë televizive. Menjëherë pas “Ditëve të Sirisë” dhe pas reagimit zyrtar të Iranit për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri, tre prej tyre na rrëfejnë historitë personale. Ata janë strehuar përkohësisht në qendrën e Babrrusë. Fazel Mousvi, Bahman Kamiab Sharify dhe Norges Hosseini rrëfejnë për “Shekullin” se ata nuk janë një kërcënim për Shqipërinë, ashtu siç e përcjell qëndrimin e tyre agjencia e lajmeve iraniane “Fars news”. Madje, Fazel Mousvi thotë se i janë shumë mirënjohës këtij shteti që po i pret krahëhapur. Na rrëfejnë se kanë mbërritur në Shqipëri sepse qeveria amerikane ka vendosur t’i mbrojë. Në fakt, organizata MEK, në të cilën bëjnë pjesë edhe tre personazhet e sotëm të “Shekullit” ka qenë në listën e organizatave terroriste katër vjet më parë duke qenë se ajo funksionon si opozita e qeverisë iraniane. Organizata sot ka mbi një mijë anëtarë që duhet të strehohen në disa vende të botës, prej të cilëve rreth 200 muxhahedinë do të qëndrojnë në Shqipëri.
Fazel, përshëndetje! A mund të na rrëfeni për jetën tuaj këtu dhe për rrugëtimin drejt Shqipërisë?
Unë kam ardhur në Shqipëri katër muaj më parë. Ashtu si edhe miqtë e mi, kam mbërritur këtu pasi nuk ndiheshi i sigurt në Irak. Kërkuam mbrojtje nga SHBA-të dhe pas bisedimeve me Shqipërinë na thanë se mund të jetojmë më të qetë këtu. Mbërritëm këtu pasi u pajisëm edhe me kartat e mbrojtjes sipas Konventës së Gjenevës. Janë disa karta që u ngjajnë kartave të identitetit dhe që janë për njerëz “të mbrojtur” (protected person). Ishim në kampin e Ashrafit, i cili është një kamp që e kanë ndërtuar vetë muxhahedinët iranianë. Deri në vitin 2009 në Irak ky kamp ishte nën mbrojtjen e trupave amerikane e më pas kaloi në mbrojtjen e trupave irakiane, që filluan masakrat kundër muxhahedinëve, si rasti i masakrës së 1 shtatorit.
Sa po ju mbështet dhe çfarë prisni më shumë nga Shqipëria?
Ndjej jo vetëm unë, por thuajse të gjithë, një mbështetje të jashtëzakonshme duke filluar që nga strehimi, nga mbrojtja që po na sigurohet dhe nga mbështetja që vjen nga media si ju. Më vjen mirë që ju i prisni reagimet nga të dyja palët, madje më duhet të them se nuk jam ndier mirë kur gazetat publikojnë shkrime ku thuhet se ne jemi të rrezikshëm, ashtu si edhe më vjen mirë që ju po na dëgjoni.
Çfarë do t’i përcillnit Iranit zyrtar që ju konsideron si persona të rrezikshëm?
Do të doja të shpjegoja se agjencia e lajmeve  iraniane gënjen teksa thotë se ne jemi të rrezikshëm për Shqipërinë. Ne ju falënderojmë për mikpritjen dhe nuk do të tregohemi kurrë mosmirënjohës kundrejt atyre që na mbrojnë. Muxhahedinët, njëlloj si unë po përpiqen që të ndryshojnë realitetin në Iran, në një shtet që është përgjegjës për më shumë se 400 operacione terroriste dhe bombardime. Njëlloj si ne mendojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e konsiderojnë regjimin iranian si epiqendrën e terrorizmit në botë. Ndaj edhe ata kanë zgjedhur të na mbrojnë neve.
Ç’mund të na thoni për masakrën e ndodhur në kampin Ashraf. Ju vetë keni informacione?
Në 1 shtator të këtij viti, agjentë të regjimit të tmerrshëm iranian ekzekutuan 52 iranianë  me arsyen se ata janë disidentë. Unë në këtë kohë kam qenë në Shqipëri. Por, kam parë në video miq të mi që kundërshtojnë këtë regjim masakrues duke u vrarë dhe duke u ekzekutuar si pa të keq. Të gjithë me duar të lidhur pas e të vrarë me gjakftohtësi. Edhe këtu në Shqipëri media e ka përcjellë këtë masakër. Për ne nuk ishte e thjeshtë të shihnim se si vriteshin njerëzit tanë në kampin e Ashrafit në Irak.
Si mendoni se do ta ndryshoni realitetin në vendin tuaj, kur ata nuk ju duan?
Organizata jonë nuk është një organizatë terroriste. Kjo funksionon  prej 47 vitesh si një zë kundër dy regjimeve diktatoriale të Iranit. Nga një diktaturë e keqe, ne shpresuam se ditë më të mira po vinin, mirëpo ky lloj regjimi  që ka mbërritur në Iran, është një diktaturë edhe më e keqe, është një diktaturë në emër të religjionit. Deri më tani janë ekzekutuar 120.000 njerëz, përfshirë këtu gra të reja e të moshuara që luftojnë për të drejtat e tyre, për të drejtat e njeriut. Ka nga ata njerëz që i kanë shpëtuar litarit, ndërsa regjimi i kërkon sërish për t’i varur. Ka edhe nga ata që shkojnë drejt litarit të varen si martirë në emër të ndryshimit. Unë po përpiqem të ngrej zërin e të dëgjohem. Sot, jam këtu përballë jush për të thënë se ne nuk jemi të rrezikshëm. Ne thjesht kërkojmë një jetë më të mirë, ku të respektohen të drejtat e njeriut.
Paraljamërimi
Në rrugë zyrtare, Teherani ka paralajmëruar Shqipërinë se pranimi i anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq (MEK), ose siç njihet ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit. Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars neës” dhe saktësisht sipas anëtarit të Bordit Kryesues në  parlamentin iranian Baqer Hosseini Seyed vjen një paralajmërim për Tiranën zyrtare që po pret muxhahedinët. “Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO-së, sepse këta njerëz janë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” paralajmëroi Hosseini duke shtuar se këta persona konsiderohen të rrezikshëm për bashkatdhetarët e tyre e jo më për të huajt, si shqiptarët.
Histori njerëzore
Kam humbur shtatë persona nga familja
Norges Hosseini
Jam në Shqipëri prej katër muajsh. Fillimisht, jam transferuar për të jetuar në kampin Ashraf të Irakut, por duke qenë se aty rrezikonim, vendosëm të shkonim në kampin Liberty, ku jetova përreth një vit e gjysmë. Ky i fundit dukej se ishte më pak në rrezik. Në kampin Ashraf, aty kam humbur familjen. E fundit që m’u vra ishte motra ime. Nuk më b esohet se si kam mundur të shoh pamjet e ekzekutimit të time motre. E pashë me sytë e mi se si e qëlluan në kokë me gjakftohtësinë më të madhe. i kishin lidhur duart. Nga Shqipëria nuk mund të bëja asgjë tjetër veçse të shija pamjet makara që transmetonin televizionit. Familja ime ka qenë gjithnjë e persekutuar vetëm e vetëm sepse ka kundërshtuar regjimin totalitar në Iran. Familja ime sot është shuar e gjitha. Por, sot jam këtu për të rrëfyer historinë e një femre që ka vetëm dy muaj që është ekzekutuar. Do të rrëfej historinë e motrës sime. Kur më transferuan në një tjetër kamp, në kufi me Iranin, në “Liberty”, nuk lidhesha shpesh me motrën time e cila, jetonte akoma në Ashraf, aty ku edhe u ekzekutua. Hera e fundit që kam komunikuar me të ishte përpara se të nisesha për në Tiranë. Ime motër quhej Myriam. Kemi lindur dhe jemi rritur bashkë në kryeqytetin iranian, Teheran. Ajo angazhohej me Frontin e Rezistencës Iraniane dhe ishte arrestuar prej forcave të sigurisë që në moshën 16-vjeçare sepse ajo vepronte si aktiviste kundër regjimit. U dënua që 16 vjeç me 4 vjet burg. Kur del nga burgu filloi universitetin. Në vitin 1988 martohet me një tjetër aktivist dhe tre muaj pas martesës, bashkëshorti i saj u ekzekutua nga forcat iraniane të sigurisë, njëlloj si edhe vëllezërit tonë. Në 1988-ën, Sadam Husein, na sugjeroi të jetonim në Ashraf, për të pasur më shumë siguri. Më vonë u njoftuam se edhe nëna nuk kishte mbijetuar. Por, as në Ashraf, ajo nuk gjeti siguri. E qëlluan kur ishte me duar të lidhura. 
Bahman Kamiab Sharify
Nuk e di si mbijetova
Kam vetëm dy muaj në Shqipëri dhe sapo i kam shpëtuar vdekjes. Më kanë qëlluar në kohë dhe jam goditur disa herë për vdekje. Unë kam qenë një profesor i nderuar në Teheran. Por pasi, im atë nuk e pranoi postin që i ofroi Irani zyrtar në zgjedhjet e kaluara, atëherë filluan edhe paragjykimet dhe përndjekjet e familjes sime isha në Irak, kur imë më tentoi të më takonte. Dhe pas kësaj ajo u dënua me një muaj burg pse takoi birin e saj. kjo ndodh vetëm në Iran dhe askund tjetër. Për këtë luftova sa isha pranë Iranit, për të drejtat e një njeriu. Irani është një shtet plot me naftë dhe me burime të pasura, por populli është sërish i varfër. Kush e di se ku shkojnë këto fitime. Ndoshta edhe për armët në Siri. Unë do të doja që të shpërndaja vetëm fjalë të mira tani që i shpëtova vuajtjeve që më shkaktonin në kamp me goditje dhe dhunë. Unë dua të them se ne nuk jemi rrezik për vendin tuaj, ne thjesht duam paqe dhe qetësi në vendin tonë.
♛Melody♛
♛Melody♛

“Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët” Coolte21

Shteti Shteti : “Nuk jemi të rrezikshëm, i duam shqiptarët” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi