AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë

Shko poshtë

Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë  Empty Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Oct 10, 2013 12:20 am


Keni dëgjuar për festa pa zhurmë? Është pak e çuditshme por në Gjermani dhe Zvicër po ofrohen diskotekat pa zhurmë.
Këto festa janë të konceptuara ndryshe nga festat e zakonshme që janë të zhurshme dhe me muzikë të lartë. Kohët e fundit si Gjermania apo Zvicra i kanë ofruar klintëve të tyre një alternativë tjetër të të argëtuarit duke shmangur çdo lloj pakënaqësie nga ndotja akustike.
Sipas një shkrimi në dojce velle kjo mënyrë e të konceptuarit të argëtimin pa zhurmë po eviton çdo ankesë për prishje qetësie apo rendi.
“Mezi e kam pritur këtë moment”, thotë njëri nga dy DJ në Gjermani me një buzëqeshje në fytyrë. Kjo alternativë festive pa zhurmë është konceptuar duke i vendosur kufje çdo klienti në party.
Ata kërkojnë nga di xhej këngë që dinë t`i këndojnë. “Klientët kështu marrin më në fund guximin për të kënduar sa u hanë mushkëritë nën ritmet e këngës “Everybody, yeah, rock your body, yeah…”, thotë di xhej i një diskoteke që ka preferuar këtë mënyrë të konecptuar të muzikës.
Kështu, në diskotekë dëgjohet vetëm pjesë bisedash, sepse të pranishmit e dëgjonin muzikën me kufje duke u hedhur dhe përdredhur secili për qejfin e tyre në heshtje.
Kufjet që vendosin klientët përpara se të hyjnë në diskotekë kanë dy kanale A dhe B në mënyrë që të pranishmit në diskotekë të zgjedhin vetë munzikën që duan të dëgjojnë.
Kufjet shkojnë deri në 80 dB. Ky është kufiri maksimal që rekomandojnë mjekët.
Festat me kufje në fillim janë organizuar në Britaninë e Madhe në vitet 90-të. Vitet e fundit ky koncept është duke u bërë gjithnjë e më popullor në mbarë botën. Në Gjermani dhe Zvicër ka shumë persona që ofrojnë festa pa zhurmë.
Sinjali nga pulti i di xhej tek kufjet shkon deri në 100 metra, nëse nuk ka asnjë pengesat rrugës. Diskoteka “Fabrik45” në Bon është një galeri private arti. Pronares së saj Natascia Cuschié, nuk i ka ardhur deri tani asnjë ankesë për prishje të qetësisë dhe rendit.
Party të tilla mund të organizohen edhe në natyrë, vetëm në qoftë se kushtet klimaterike ndaj shiut janë të mira sepse teknika të tilla janë shumë të ndjeshme.
Burimi: Shqiptarja.com

09.10.2013
Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë  94901-300x168
♛Melody♛
♛Melody♛

Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë  Coolte21

Shteti Shteti : Vijnë Diskotekat Pa Zhurmë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi