AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t

Shko poshtë

Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t Empty Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Oct 08, 2013 11:53 pm


Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t Davinci6n-1-web


“Ka tre lloje njerëzish: ata që shikojnë, ata që shikojnë kur u tregojnë dhe ata që nuk shikojnë”. E mendonte kështu gjeniu universal Leonardo da Vinci, i cili pas 500 vitesh vazhdon t'i mbajë studiuesit me sytë mbërthyer në veprat e tij të artit. Pas pesë shekujsh është zbuluar misteri i portretit të Isabella D'Este, njërës prej grave më influencuese të periudhës së Rilindjes. Ai ekziston dhe është pjesë e një koleksioni privat të një familjeje në Zvicër. Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “Sette”, e gazetës italiane “Corriere della Sera”.
Versioni i vizatuar i pikturës është prej kohësh në muzeun Louvre, në Paris. Specialistët kishin gjetur letrat e markezës së Mantovës, gruas në portret, e cila i kërkonte Da Vincit që ta bënte me ngjyra vizatimin, por nuk dinin asgjë për veprën e kompletuar. Kishin hedhur hipoteza se, skicimi nuk ishte kthyer kurrë në kuadro dhe se, ishte një përgatitje për të realizuar Mona Lisa-n.
Sipas studiuesit të Leonardos, Carlo Pedretti, pas tre vitesh e gjysmë studimi kërkimor, janë tre elementët bindës se vepra është e Da Vincit: pigmentet janë të njëjta me veprat e tjera të tij, përgatitja e telajos është siç i përshkon vetë Leonardo në Traktatin e famshëm ku janë përmbledhur të gjitha shpikjet e tij, drita fluoreshente e përdorur mbi kuadro ka nxjerrë në pah një libër të vogël të pikturuar, njësoj si ai që gjendet në skicimin që ruhet në Louvre.
Tani studiuesit po punojnë për të gjetur cilët janë elementët e shtuar në kuadro nga dy dishepujt e Leonardos, të cilët u jepnin dorën përfundimtare veprave të papërfunduara të tij. Ky zbulim konsiderohet si zbardhja e një prej trillerave më të bujshëm të historisë së artit. Por, misteret e mendjes gjeniale, që krijoi mes shumë të tjerash Darkën e Fundit apo Mona Lisan dhe buzëqeshjen e saj enigmatike, vazhdojnë.

- See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=31944&kat=94#sthash.783lkiPO.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t Coolte21

Shteti Shteti : Misteri i portretit të Isabella D'Este, të Leonardo da Vinci-t Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi