Shenjat të cilat zbulojnë se nuk ka harruar dashurinë e vjetër
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Shenjat të cilat zbulojnë se nuk ka harruar dashurinë e vjetër
Ndiheni i habitur ndërsa partneri flet për ish-dashurinë dhe dyshoni që tek ai ende nuk janë shuar ndjenjat e së kaluarës? Moszgjidhja e ndjenjave nga e kaluara mund të jetë një pengesë serioze që lidhja e re të të krijojë kënaqësi dhe gjëra të bukura.
Edhe pse pa biseduar nuk do të mund të dini se sa shpesh është ish-dashuria në mendimet e partnerit, ekspertët kanë përpiluar listën e shenjave të cilat mund të tregojnë që dashuria e vjetër akoma nuk është shuar.
E mërzitur dhe konfuze
E dashura juaj mund të jetë e largët dhe e mërzitur herë pas here e madje edhe kur e pyesni se çfarë nuk është në rregull, ajo nuk ju tregon, ose ju thotë se është diçka që ajo duhet ta tejkalojë vetëm.
Biseda e tepërt për ish-dashurinë
Nëse ende i kujtoni të gjitha gjërat, edhe detajet më të vogla të takimeve tuaja, fjalët që keni thënë e momentet e lumtura, kjo do të thotë se vazhdoni të jeni në dashuri me ish të dashurin tuaj.
Entuziazmohet kur e takon
E dashura juaj mund të jetë në lidhje me ju, por nëse entuziazmohet shumë kur e takon ish-të dashurin e saj, atëherë kjo është një shenjë që ende është e dashuruar në të. Ajo nuk mund të ndalojë së foluri për të, edhe kur përshëndetet me të dhe largohet nga ai. Nëse e vëzhgoni me kujdes, mund ta vëreni që ajo buzëqesh me vete.
Vazhdon të ketë kontakt me të
Ish-i dashuri është i tillë për një arsye. Prandaj, kurrë nuk mund të ketë miqësi mes dy personave që kanë përfunduar lidhjen. Natyrisht është e mundur që ata të mbesin miq, por jo miq të afërt që vazhdojnë kontaktin. Nëse e dashura juaj është ende mike me ish-të dashurin e saj dhe është e lidhur me të më shumë se në një mënyrë miqësore, atëherë mund të keni arsye për brengosje.
Përndjekja
Sigurisht se ende vazhdoni ta përcillni çdo hap që bën ai në jetë, vendet ku del, ku e kalon kohën me shoqërinë. Nëse ende vazhdoni t’i vizitoni të njëjtat vende ku keni qenë edhe me të, mund të ketë mundësi që nuk jeni duke e tejkaluar ndarjen. Ju nuk duhet të ktheheni në ato vende, sepse vetëm do të lëndoheni dhe nuk do të arrini asgjë. Mbi të gjitha, ju nuk doni të dukeni e dëshpëruar në sytë e tij.
Shpresa për një rast të dytë
Kur dëgjoni lajme të këqija për ish të dashurin tuaj, ndiheni keq edhe ju. Kur dëgjoni se ai është i lirë dhe nuk ka lidhje me dikë tjetër, ju menjëherë filloni të mendoni se si do të ishte po të ktheheshit prapë bashkë. Megjithatë, më e mira është të vazhdoni me jetën tuaj.
Similar topics
» Ja shenjat, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin...
» A e ke harruar ish-të dashurën?
» Beyonce ka harruar të vishet si duhet
» Si u rizbulua zeroja më e vjetër në histori
» Psikologët mbi dashurinë!
» A e ke harruar ish-të dashurën?
» Beyonce ka harruar të vishet si duhet
» Si u rizbulua zeroja më e vjetër në histori
» Psikologët mbi dashurinë!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi