AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riviera shqiptare në sytë e një amerikani

Shko poshtë

Riviera shqiptare në sytë e një amerikani Empty Riviera shqiptare në sytë e një amerikani

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Sep 25, 2013 12:34 am



  • "Shekulli" sjell të plotë reportazhin e shkruar nga kryeredaktori i “World Policy Journal” në prestigjiozen "USA Today". Këshillat e tij për të huajt dhe jo vetëm. "Shqipëria? Vizitojeni sa më shpejt..."

David A. Andelman / Sarandë
-E vendosur në cepin e largët lindor të Adriatikut, Saranda bashkohet me detin Jon dhe ka një shtrirje bregdetare prej 125-miljesh. Ajo është krejtësisht ndryshe nga çdo vijë tjetër bregdetare, që gjendet pranë saj dhe quhet riviera shqiptare, por ndryshon shumë nga ajo francezja dhe italiania. Kjo për shkak të kostos së ulët të pushimeve që mund të kalosh aty, por sigurisht që ka shumë vende të tjera ku mund të kaloni pushimet. Përmend këtu ujërat e shkëlqyer blu të Adriatikut në Kroaci, por të vizitosh Shqipërinë për të zbuluar bukurinë dhe thjeshtësinë e saj është diçka tjetër sepse vetëm duke e vizituar atë, kupton simbiozën e një shteti që për vite të tëra ka qenë nën një diktat, ndërkohë që sot është një nga vendet aleate pa kushte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo që më shumë mund t’ju pëlqejë në Shqipëri është fakti se aty mund të shijoni pushime të mira me një kosto të ulët, shumë më të ulët, thuajse një të dhjetën që mund t’ju ofrojnë rivierat homologe, ajo e Italisë dhe e Francës. Madje, po ta krahasosh edhe me koston e bregdetit kroat, mund të themi se në Shqipëri do t’ju duhet të shpenzoni vetëm gjysmën e atyre që mund të shpenzoni në Kroaci. Në rivierën shqiptare do të mund të gjeni ushqim deti shumë të freskët, madje i kapur në mëngjes dhe i pjekur në skarë në drekë. Ky ushqim shërbehet në lokalin buzë detit për më pak se 8 dollarë për një person. Frutat e freskëta dhe perimet që ju shërbehen në tavolinën e drekës janë të gjitha të rritura në fushat e fshatrave të vendosur anash rrugës. Në kodrat që mund të duken pas fshatrave shumë mbresëlënës të kësaj zone, gjenden qytete që datojnë në kohët e lashta greke dhe romake. Gruaja ime, Pamela dhe unë e fillojmë udhëtimin tonë nga kryeqyteti shqiptar, nga Tirana. Fillimisht, shohim Durrësin, qytetin që është më pak se një orë larg Tiranës. Ky qytet bregdetar mund të quhet “Marseja e Shqipërisë”, sepse përveçse një qyteti bregdetar ai është edhe një qytet i lulëzuar nga ana tregtare.
Është një port në Durrës, një port i cili ka pritur anije që prej shekullit të shtatë para Krishtit. Ngulitë romake janë ende të dukshme në një mini-amfiteatër, i cili është ndërtuar fillimisht për të argëtuar kolonizatorët e dikurshëm. Amfiteatri i Durrësit është shumë i vogël për nga madhësia, thuajse tri herë më i vogël se Koloseu i Romës. Sot, ky amfiteatër është i rrethuar me apartamente moderne.Pamela më tërheq për dore dhe më çon drejt një serie dhomash “të gjelbra”. Jemi në një shpellë rreth 80 shkallë nën tokë. Aty janë dhomat e dikurshme të gladiatorëve romakë, të cilët përmes një të çare të vogël mund të dallonin arenën ku do të dilnin përpara 15.000 brohoritësve gjakatarë. Pasi unë dhe bashkëshortja ime jemi shkëputur nga ky qytet, i drejtohemi pjesës jugore të Shqipërisë. Pamja që na del përpara është një panoramë që i ngjan qytetit të Nicës. Dhe njëlloj si në Nicë, buzë detit gjen apartamente të reja, të cilat duken sikur duan të përballin shikimin me detin. Janë apartamente që kushtojnë përafërsisht 100 mijë dollarë, ndoshta më pak. Në të majtë, dallojmë mijëra bunkerë. Janë rrethorë betoni të vegjël, të vendosur nëpër kodra nga regjimi i dikurshëm. Bunkerët janë ndër trashëgimitë më pak të dukshme të Enver Hoxhës, i cili i ndërtoi këto në mënyrë që të sprapste dyndjet armike që mund të vinin nga deti. Ngulitur në kodrat shkëmbore hasim gjirin e vogël të Porto Palermos. Në gjysmë të rrugës, poshtë bregdetit, janë dy tunele të thellë, parajsa të sigurta për flotën e nëndetëseve shqiptare. Ulemi të hamë në tarracë dhe zgjedhjen e pjatave ia lëmë në dorë një djali të ri kamerier që di anglisht dhe që dukej shumë i gatshëm ta testonte veten përpara disa amerikanëve. Dhe nuk dolëm të zhgënjyer. Vumë re dy burra të vjetër në moshë, të cilët e kishin mbështjellë darkën e tyre dhe ishin ulur për të ngrënë buzë detit, aty para nesh, një pjatë gjellë dhe më pas disa feta të prera hollë të një oktapodi të marinuar në vajin e ullirit të asaj ane. Burrat zbulonin njërën pas tjetrës darkën. Pas tyre do të nxirrnin një tas të madh me midhje të freskëta dhe një pjatë me peshq të kuq të pjekur lehtësisht në skarë. Ushqimi i detit është sigurisht edhe ushqimi që do të zgjedhim të nesërmen, kur do të nisemi drejt Sarandës. Teksa udhëtojmë përmes jugut të Shqipërisë, shohim kudo kafene të ndërtuara buzë detit dhe plazhe të veshur me shezllonë të mirë. Ne jemi të etur për të arritur në Sarandë. Prej andej, për një orë e gjysmë, mund të shohim një nga vendet që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Flasim për Butrintin, i cili është vetëm gjysmë ore jashtë qytetit dhe për të cilin thuhet se është ndërtuar më shumë se 2500 vjet më parë. Kalojmë rreshtat e pemëve të ullirit dhe përpara na del një kullë sahati, e cila i përket shekullit të 16-të. Është ndërtuar nga venedikasit, të cilët sunduan Adriatikun për të shmangur sulmet osmane. Pas kësaj kulle sahati përballemi me një teatër antik grek i cili daton në shekullin e 3-të para Krishtit. Ne qëndrojmë aty ku mendojmë se mund të ketë qenë qendra e teatrit, ndërsa bashkëshortja ime aktore ngre sytë lart, gjithë frikë, duke menduar se si mund të ketë qenë dikur një audiencë mirënjohëse. Pasdite kthehemi në Sarandë për t’u përballuar me një tjetër faqe të lashtë të këtij qyteti. Është mozaiku, një kompleks që i përket shekullit të 5-të. Dikur ishte qendra e një bashkësie të lulëzuar çifute. Mendohet që aty të ketë pasur edhe “yeshiva”. Nga atje, dalim të ecim pak në shëtitoren e këtij qyteti. Kafenetë e lezetshme buzë detit dhe pemët e palmës përgjatë shëtitores na shoqërojnë. Do të kthehemi në Tiranë nga rruga tjetër, nga rruga malore. Rrugës kemi bërë në plan të ndalojmë në Gjirokastër, një tjetër pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO- s. Është një qytet i mrekullueshëm i gurtë, shtëpitë e të cilit datojnë 200 vjet më parë. Ne vizitojmë aty një burg të kohës së diktaturës. Jemi brenda një qelie burgu prej guri që përdorej dikur nga policia sekrete komuniste. Aty takojmë edhe një amerikane me origjinë shqiptare, e cila kishte ardhur të vizitonte vendin ku babai i saj qe burgosur për katër dekada. Ajo na rrëfen se babai i saj ishte një kërcënim për shtetin për diktaturën e Enver Hoxhës.
Si shëtisim nëpër kështjellë, shohim buzë një kodrine një aeroplan karantinë që i përket Luftës së Dytë Botërore. Dikur, ky aeroplan spiun amerikan është rrëzuar nga forcat ajrore shqiptare, por në fakt mendohet aeroplani pati një problem motorik dhe iu desh të ulej. Duke iu drejtuar shtëpisë, hasim disa rrugë që kanë një sfidë të madhe përpara. Ato ose janë duke u ndërtuar ose dëshpërimisht kanë nevojë për më shumë punë. Pra, ka dy zgjedhje për vizitorët e ardhshëm të Shqipërisë: ose prisni vetëm pak vite derisa rruga të jetë më e qetë ose vizitoje atë tani, kur ka ende shumë për të zbuluar.
Bregdeti i Jugut, mish dhe ushqime deti për 10 dollarë
Thuajse të gjitha vendet, lokalet dhe restorantet buzë detit kanë për të ofruar peshk të freskët dhe butak të zënë që në mëngjes. Qëndroni larg nga dhomat e ngrënies që ofrojnë vetë hotelet. Ato janë të shtrenjta. Gjeni lokale buzë detit. Rreth 12 kilometra poshtë rrugës së bregdetit të Vlorës gjeni restorante, ku një vakt ushqimor me kallamarë, oktapodë, molusqe, midhje dhe domate të freskëta ndjekur me akullore me kanellë të bërë në shtëpi kushton rreth 25 $ për tre persona. Në majë të një kodre me pamje nga Saranda dhe porti i saj është Kalaja e Lëkurësit, që është një kala e shekullit të 16-të. Ajo ka një bar-restorant të mrekullueshëm, ku shërbehet edhe jashtë në tarracën e gjerë me pamje nga fshati dhe deti shumë më poshtë. Aty mund të konsumoni ushqim deti dhe mish të pjekur në skarë për 10$ - 15$ për person. Ndikimi italian në rajon është mjaft i qartë dhe picat janë një lloj ushqimi që mund ta gjesh gjatë gjithë bregdetit. Ndaj mund të zgjidhni edhe një piceri në një plazh me pamje një pamje të bukur nga deti, ku një picë e shijshme ose një byrek i madh që ndahet në të porcione kushton jo më shumë se 10$.
Udhëtimi
Ju mund të fluturoni për në Tiranë dhe aty të merrni me qira një makinë. (Ka trena dhe autobusë, por ata janë shumë të ngadaltë). Ju gjithashtu mund të fluturoni në ishullin grek të Korfuzit dhe të merrni një traget për në Sarandë (një udhëtim 30-minutësh), i cila, në varësi të kohës së vitit, varion nga 25 $ e deri në 40 $. Ka edhe tragete që marrin dy makina dhe udhëtarët nga Brindisi, Itali e deri në Vlorë, edhe pse udhëtimi vajtjeardhje shkon më shumë me makinat. Me kostot e makinave ju shkon më shumë se 400$, ndërsa për pasagjer nuk harxhoni më shumë se 100 $. Kështu që më mirë merrni një makinë me qira në pjesën shqiptare. Shumica e qyteteve bregdetare janë mjaft kompakte, gjë që do të thotë se ju mund ta shëtisni bregdetin edhe në këmbë. Por edhe taksitë janë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë bregdetit. Ata nuk do t’ju marrin më shumë se 10 $.
Qëndrimi
Nëse doni të qëndroni një javë ose më shumë, ju mund të zgjidhni një nga qindra apartamentet që përballen me Adriatikun. Kompanitë shqiptare japin me qira apartamente që variojnë nga 30 $ në ditë e deri në 900 $ në javë. Çmimet janë në varësi të madhësisë dhe të sezonit, me ulje deri në 25 % nëse qëndroni edhe më shumë. Në hotele, një apartament me pamje nga deti kushton nga 80 -120 $. Gjithashtu, 10 milje në jug të Vlorë mund të gjeni hotele ku një dhomë për katër persona dhe me frigorifer kushton 80 $ në pikun e sezonit. Është e vështirë që t’i gjeni këto oferta të paraqitura diku, në mënyrë që paraprakisht të llogaritësh pushimet e tua, pasi shumë prej tyre hoteleve nuk kanë një faqe interneti. Por të gjitha familjet aty pranë do të mund t’ju drejtojnë diku tjetër nëse ata nuk kanë vend akomodimi për ju. Në Sarandë, për në plazh mjafton të kalosh vetëm një rrugë të vogël dhe një kafene. Hotelet kanë një pamje të mrekullueshme nga gjiri i Korfuzit. Ballkonet e tyre janë thuajse të gjitha të vogla.

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images13/porto palermo.jpg]Riviera shqiptare në sytë e një amerikani Porto%20palermo[/url]Riviera shqiptare në sytë e një amerikani Sarande
♛Melody♛
♛Melody♛

Riviera shqiptare në sytë e një amerikani Coolte21

Shteti Shteti : Riviera shqiptare në sytë e një amerikani Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi