Wilhelm Busch "Nën diell të shihja tërë dëshirë"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore :: Letersia Boterore
Faqja 1 e 1
Wilhelm Busch "Nën diell të shihja tërë dëshirë"
[*]Wilhelm Busch u lind më 15 prill 1832 në Wiedensahl / Hannover të Gjermanisë. Fillimisht studioi konstruksion makinash në një shkollë teknike e më pas artet figurative në Düsseldorf, Antwerpen dhe München. Është autor i historive të shumta satirike në pikturë e vargje e vlerësohet si zanafillës i punimeve vizatimore, përmes së cilave u bë edhe i famshëm. Mes botimeve të shumta të tij zenë vend edhe tre vëllime poetike: "Kritik des Herzens" (kritikë zemre) - Heidelberg 1874, "Zu guter Letzt" (në fund të fundit) - München 1904 dhe "Schein und Sein" (fasadë e qënësi) - München 1909. Prej 1864 jetoi krejt i tërhequr në Wiedensahl e pastaj në Mechtshausen, ku edhe ndërroi jetë më 9 janar 1908.
ZEMËRUAR
Mulluxhiu në mulli,
Do që bluarjes t'ia nisë.
Era kthehet në puhi,
E mulliri më s'lëvis.
- Ja kështu na ndodh ngahera,
Zemëruar thotë mullisi.
- Kur është drithi, mungon era,
Kur është era, mungon drithi.
E FALSHME
Ai është poet, pra entuziast.
Veç për të keq mos ia merr,
Kur të gënjeshtrave qese hap
E gjithfarë pallavrash nxjerr.
Xhevahire, ar, krenaret emra,
Kështjellën e lartë hënëmbuluar,
Të dashuruarat bukuroshe femra
Të tijat i ka pagëzuar.
Ndërkohë strehimi që ka pasur:
Një dhomë e ngushtë, pa zjarr, e shkretë.
S'ka as para e as të dashur,
E këmbët akulluar krejt.
TË KËNAQUR
Ai është një dritë e vërtetë,
Që vazhdimisht së larti ngjitet,
Është më i miri ndër poetë,
E kjo mjerisht nuk mund të fshihet.
Çka dinë gjykatësit për të? -
Është ndarë prej gruas, që ka dashur,
Ka borxhe, esëll s'është gjithnjë -
Aha, tash jemi të kënaqur!
NËN DIELL TË SHIHJA TËRË DËSHIRË
Nën diell të shihja bërë shpuzë,
Teksa zëlartë këndonin zogjtë,
Kur faqet dhe të tuat buzë
Trëndafilonte rrezja e ngrohtë.
Dëshirshëm dhe nën dritë hëne,
Tek erëmonte jasemini,
Që përballë fytyrës sënde
Kishte veç fytyrë meiti.
Për ty, vashë, i mbushur ëndje
Dhe pa të parë do t'isha prore,
Të ndieja, ah, veç frymën tënde
Në afërsinë parajsore.
LAMTUMIRË
Pemët ndalin lulëzimin,
Thesari im lakmon mërgimin;
Thesarit dhimbjen ia dëgjoj:
- Ti rri, unë duhet që të shkoj.
Pra lamtumirë, të jam besnik,
Ngado të jesh, ngado të ik.
Në dritë dielli apo shi,
Mendimeve unë jam tek ti.
Sa të jem gjallë do të të dua,
E nëse vdes, lutu për mua,
E nëse vjen në varr tek unë,
Mendo, se të kam dashur shumë.
Shqipëroi nga gjermanishtja:
FERDINAND LAHOLLI
Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/wilhelm-busch-nen-diell-te-shihja-tere-deshire-178316.html#sthash.ayuVyNXo.dpuf
ZEMËRUAR
Mulluxhiu në mulli,
Do që bluarjes t'ia nisë.
Era kthehet në puhi,
E mulliri më s'lëvis.
- Ja kështu na ndodh ngahera,
Zemëruar thotë mullisi.
- Kur është drithi, mungon era,
Kur është era, mungon drithi.
E FALSHME
Ai është poet, pra entuziast.
Veç për të keq mos ia merr,
Kur të gënjeshtrave qese hap
E gjithfarë pallavrash nxjerr.
Xhevahire, ar, krenaret emra,
Kështjellën e lartë hënëmbuluar,
Të dashuruarat bukuroshe femra
Të tijat i ka pagëzuar.
Ndërkohë strehimi që ka pasur:
Një dhomë e ngushtë, pa zjarr, e shkretë.
S'ka as para e as të dashur,
E këmbët akulluar krejt.
TË KËNAQUR
Ai është një dritë e vërtetë,
Që vazhdimisht së larti ngjitet,
Është më i miri ndër poetë,
E kjo mjerisht nuk mund të fshihet.
Çka dinë gjykatësit për të? -
Është ndarë prej gruas, që ka dashur,
Ka borxhe, esëll s'është gjithnjë -
Aha, tash jemi të kënaqur!
NËN DIELL TË SHIHJA TËRË DËSHIRË
Nën diell të shihja bërë shpuzë,
Teksa zëlartë këndonin zogjtë,
Kur faqet dhe të tuat buzë
Trëndafilonte rrezja e ngrohtë.
Dëshirshëm dhe nën dritë hëne,
Tek erëmonte jasemini,
Që përballë fytyrës sënde
Kishte veç fytyrë meiti.
Për ty, vashë, i mbushur ëndje
Dhe pa të parë do t'isha prore,
Të ndieja, ah, veç frymën tënde
Në afërsinë parajsore.
LAMTUMIRË
Pemët ndalin lulëzimin,
Thesari im lakmon mërgimin;
Thesarit dhimbjen ia dëgjoj:
- Ti rri, unë duhet që të shkoj.
Pra lamtumirë, të jam besnik,
Ngado të jesh, ngado të ik.
Në dritë dielli apo shi,
Mendimeve unë jam tek ti.
Sa të jem gjallë do të të dua,
E nëse vdes, lutu për mua,
E nëse vjen në varr tek unë,
Mendo, se të kam dashur shumë.
Shqipëroi nga gjermanishtja:
FERDINAND LAHOLLI
Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/wilhelm-busch-nen-diell-te-shihja-tere-deshire-178316.html#sthash.ayuVyNXo.dpuf
Similar topics
» Flokët në diell! Por të mbrojtur
» Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin
» Pa bukë, gruaja jeton vetëm me diell (Foto)
» Kreu marrëdhënie seksuale me një 13 vjecare, e mitura: “Shkova me dëshirë por nuk e dija që ishte i martuar”
» Një "Shqipëri e tërë" del për të pritur Papën
» Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin
» Pa bukë, gruaja jeton vetëm me diell (Foto)
» Kreu marrëdhënie seksuale me një 13 vjecare, e mitura: “Shkova me dëshirë por nuk e dija që ishte i martuar”
» Një "Shqipëri e tërë" del për të pritur Papën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore :: Letersia Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi