Si te zbusesh nje ‘donzhuan’
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Si te zbusesh nje ‘donzhuan’
Si te zbusesh nje ‘donzhuan’
Eshte i bukur, simpatik dhe spirituoz. Por, eshte nje problem "i vogel". Ai eshte nje ‘donzhuan’. Edhe nje problem tjeter - ti do te deshirosh te takohesh me te, por jo vetem dy here! Edhe personin e tille eshte e mundur ta "zbutesh". Ja se si...
Periudha e vezhgimit
Situata urgjente. Ne qofte se, pa marre parasysh reputacionin e tij dhe verejtjet e shoqeve tuaja, deshiron te takohesh me te, kushtoji kohe studimit te vetive te tij. Veshtroje, por nga distanca. Luaj lojen e spiunit dhe mblidh sa me shume informacione per shijen, shprehite dhe hobin e tij. Duhet te zbulosh shumecka per te. Kur te fillosh aksionin, do te kesh perparesi meqe e njeh mire, dhe pikerisht ate perparesi ai nuk do ta kete lidhur me ty. Ne qofte se tashme takohesh me te dhe fillon te kuptosh se vertet eshte donzhuan sipas natyres, duhet te reagosh shpejt dhe te kujdesesh qe te mos refuzoje. Andaj, lexoji keshillat ne vijim.
Konstato personalitetin
Ekzistojne dy tipa donzhuanesh: orientale, te cilat krijojne "harem" prej dhjetera vajzave me te cilat njekohesisht takohet dhe eshte i gatshem ta pasuroje ate harem edhe me ty. Tipi tjeter eshte si nje rrufe kronike, e cila i hedh trofete si facoletat e perdorura. Per cilin tip eshte fjala, mund te zbulosh. Me tipin oriental duhet te jesh aq e forte saqe t'i perballosh rivalet e tjera dhe ta nxitesh qe te te zgjedhe nga koleksioni i "haremit" te tij. Tek tipi "rrufe" duhet te angazhohesh te kthesh situaten ne dobi tende: ai duhet te frikesohet se do ta braktisesh e jo ti te frikesohesh nga ai.
Studioji "viktimat" e tij
Ish-dashnoret e tij eshte lehte t'i njohesh, sepse jane te shumta. Shoqerohu me to dhe nxiti qe te flasin per te pa ua zbuluar qellimin tend. Zbulo truket e vogla te cilat i deshiron dhe gjerat te cilat kane cuar ne ndarje. Dashnori i tille serik perhere perdor te njejtin skenar. Ne qofte se zbulon menyren e tij te sjelljes, do te te ndihmoje ne lidhjen me te.
Aksioni ne 10 pika
1. Duhet te kesh vullnet te forte
Dihet se eshte e veshtire, mirepo e obligueshme. Pa marre parasysh situaten apo informacionet te cilat i ke siguruar per te, mos lejo qe ne fytyren tende te shihet pikellimi dhe zhgenjimi. Aq me pare, jo ne pranine e tij! Edhe pse donzhuani ne shikim te pare nuk veren, ai percjell cdo sjellje tuajen ne detaje. Nje moskujdes i vogel dhe fitorja do te jete ne anen e tij. Atij nuk i intereson rivalja ne shoqeri.
2. Detyroje te te prese dhe kurre mos lesho pe
Kujdes nga lajkatari (nga ai me i keqi), i cili do te te qortoje se nuk deshiron te flesh me te. Ai qendrim eshte mosrespekt total ndaj teje. Ne dashuri secili duhet ofruar dicka tjetrit. Duke pranuar kerkesat e tij, ti je ajo qe ofron. Mirepo cfare fiton si kundershperblim? Asgje!
T'i kthehemi problemit: ne qofte se me dashuron, do te ndodhe ajo kur dhe ku te deshiroj une. Lere le te kaloje nje kohe. Do te shohesh sa i permbahet ai qendrimeve te tij.
3. Duhet te jesh diskrete
Madje edhe ne qofte se per ate shkak duron egon tende, te takohesh me djaloshin e bukur sic eshte p.sh. tipi i Casanoves nuk eshte e lehte. Duhet te jesh sa me diskrete ne ate lidhje. Me pare per shkak se duke thene zeshem: "Ai eshte djaloshi im" mund te zbulosh se nuk je e vetme, mirepo edhe per shkak te asaj qe ky qendrim mund ta detyroje qe te nderprese lidhjen me ty vetem e vetem per te ruajtur reputacionin e zemerthyesit.
4. Mbaji miqte e tij si ne shuplake dore
Mendimi i tyre i eshte me i rendesishem. Ne qofte se miqte e tij te vleresojne dhe ne qofte se je e deshirueshme ne shoqerine e tyre, do ta besh per vete edhe Casanoven tend. Madje, mund edhe t'i joshes pak - por nuk duhet tepruar, duhet te pushosh kur te hetosh se eshte bere xheloz. Asnje donzhuan nuk eshte i gatshem per te gjitha.
5. Luaj nxehte-ftohte
Ndryshimi i disponimit nxehte-ftohte eshte taktike e shkelqyeshme. Behu skofiare dhe joshese dhe pikerisht kur te mendoje se ka nje superioritet ndaj teje, jepja nje dush te ftohte. Kjo nuk eshte edhe aq e preferueshme, por eshte e domosdoshme. Kjo loje e vogel e maces dhe miut mund ta beje ate qe te dashurohet marrezisht ne ty. Qellimi eshte qe te filloje te frikesohet dhe te dridhet, e me kete ti fiton nje siguri te madhe. Do te zbulosh se cfare fshihet vertet ne personalitetin e tij.
6. Angazhohu per pavaresi
Berja me dije se mund te argetohesh edhe pa te. Mos hezito te dalesh edhe me personat te cilet nuk i njeh ai. Donzhuani me se shpeshti eshte tip i cili deshiron te kete vazhdimisht shoqerine e vet afer vetes. Patjeter duhet t'i tregosh se di te shoqerohesh edhe me te tjeret dhe ne vende te tjera. Kjo do ta detyroje qe pak te braktise shoqerine e tij dhe te te bashkohet. Mirepo kujdes, sjellja jote duhet te jete pa kundershtime. Te shoqerohesh do te thote te takohesh edhe me djelmosha te tjere.
7. Behu e afert me familjen e tij
Provo te miqesohesh me motren e tij, aq me mire, edhe me vellane e madh te tij. Vellai per te shpesh eshte mbeshtetje. Ne qofte se arrin te jesh e afert me ta, ndoshta do te te arrish ndonje perparesi ndaj rivaleve tuaja. Edhe dic, ne qofte se para miqve deshiron te lavderohet me numrin e dashnoreve qe i ka pasur, para prinderve nuk deshiron te flase per to.
8. Duhet te jesh ndryshe nga vajzat e tjera
Ky eshte nje ushtrim i rendesishem, sepse qellimi eshte qe duhet ta besh te preokupohet me ty. Per ta arritur kete, ekzistojne menyra: ose ben ndonje veprim (si p.sh. te kalosh Atlantikun me anije me vela) apo (qe eshte shume me e thjeshte dhe me pak e mundimshme) qe ta sfidosh publikisht. Per shembull: "Nuk ma merr mendja se mund t'i hash dhjete hamburgere per dhjete minuta". Ndoshta kjo te duket budallallek, mirepo donzhuani vuan shume per imazhin e djaloshit qe mundet cdo gje. Rezultati eshte i garantuar: me nuk do te kaloje prane "fast food"-it.
9. Lere t'i gergase vajzat tjera
Kjo eshte nje kenaqje e te gjithe "macho" tipave te cilet vetveten e cmojne. Meqenese nuk mund te ndryshosh sjelljen e tij, mund ta shnderrosh ne nje loje. "Shkelja syrin" djelmoshave te bukur ne prani te tij, dergoji porosi te ngjashme. Ne qofte se e nevrikos kjo sjellje jotja, pergjigju me buzeqeshje: "Kur je ne diete, nuk do te thote se nuk ben te shikosh menyne e gjellerave".
10. Organizo nje darke me shoket e tij
Zgjidh gjellet me te mira qe di t'i pergatisesh dhe pervishu punes. Organizo nje darke me shoket e tij. Dihet se kjo do t'i pelqeje tipit te tille, nderkaq vajzat qe dine mire te pergatisin gjelle jane te rralla ne kohen e sotme.
Leksikon i vogel
Feministi: Shfrytezon metodat e drejtperdrejta per te arritur qellimin. Nuk e shpenzon kohen ne studimin e personalitetit te vajzes se ciles i ofrohet. Versulet mbi vajzen dhe krekoset si pallua. Shpesh eshte i paedukate andaj shume pak vajzash leshojne pe menjehere.
Pushtuesi: Eshte shume me suptil se feministi i rendomte. Ai nuk shfrytezon drejtperdrejt sulmin por terthorazi i ofrohet "viktimes", nga shpina. Eshte nje vezhgues i durueshem dhe di te gjeje momentin e vertete per aksion.
Donzhuani: Ky tip eshte nje perzierje e dy tipave te pare. Fuqia e tij eshte ne ate qe shpejt analizon ate qe i ofrohet. I pershtatet situates dhe josh me butesi. Ky tip eshte me i rrezikshmi.
/Burimi: Telegrafi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi