Himara, festë madhështore për çeljen e sezonit veror
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1

Flet Jorgo Goro: Po zgjidhet çështja e pronave, biznesi me investime.
Kryebashkiaku: Parashikojmë superpopullim të qytetit këtë verë.
Himara çel sezonin turistik këtë të shtunë. Mjafton të thuhet data 11 që qyteti bregdetar buzë Jonit të pushtohet nga pushuesit e panumërt. Festë të madhe paralajmëron kryebashkiaku Jorgo Goro për këtë fundjavë, e cila pritet t’i paraprijë një sezoni të suksesshëm. Himara që dikur përflitej shpesh edhe më shumë se vetë Tirana, për konfliktet e njëpasnjëshme që krijonte kryebashkiaku i atëhershëm, Vasil Bollano, sot i ka harruar ato. Goro duke bërë thjesht dhe vetëm punën e tij, ka shuar zhurmat dhe debatet që e kthyen me kast atë vend të vogël në një arenë ku prodhoheshin sherre dhe probleme të tipit “jemi grekë apo shqiptarë!”. Prandaj, në këtë intervistë, Goro do të flasë vetëm për punë, duke na ftuar për pushime në Himarën e drejtuar prej tij.
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro
Dimë që këtë të shtunë ju hapni sezonin turistik në Himarë. Si e keni organizuar këtë event?
Më 11 maj, pra të shtunën, ne bëjmë hapjen e sezonit veror, një traditë kjo e përvitshme tashmë. Hapja e sezonit është konceptuar si një festë e madhe, ku do të ketë panaire, konkurse kulinarie, muzikë, argëtim dhe natyrisht plazh. Dua të falënderoj bizneset që na ndihmuan për ta bërë këtë festë sa më të bukur, si dhe stafin tim të përkushtuar.
Keni pritshmëri më të larta se sezonet e kaluara për sa i përket frekuentimit dhe çfarë do gjejnë turistët ndryshe sivjet në Himarë?
Ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme në këtë drejtim. Himara është super e populluar në verë, por kjo nuk do të thotë që ne të mos mobilizohemi si pushtet vendor për të bërë përmirësime. Turistët këtë vit do të gjejnë kushte më të mira në çdo drejtim, duke filluar me një ambient më të pastër, infrastrukturë të përmirësuar, cilësi më të mirë në shërbime etj.
Ju jeni kryebashkiak që vini nga opozita, ndërkohë që pushteti qendror është i PD-së. Si ka qenë marrëdhënia juaj institucionale me të, korrekte, konfliktuale, dashamirëse, tendencioze?
Pa dashur të përdor asnjë nga epitetet e mësipërme, mund të them që marrëdhënia është thjesht institucionale. Pa dyshim që marrëdhënia mes dy pushteteve nuk është asnjëherë e përkryer, pasi çdo Bashki ka nevojë për një buxhet sa më të madh për të bërë punë. Paratë asnjëherë nuk mjaftojnë, por ama unë kam qenë gjithnjë i vendosur për të kryer sa më mirë angazhimet tona, duke gjetur edhe mënyra të tjera investimesh.
Cilat kanë qenë sukseset tuaja prej zgjedhjes si kryebashkiak?
Pronat kanë qenë një problem shumë i madh për himarjotët, por besoj për të gjithë shqiptarët. E them me kënaqësi të madhe se, falë angazhimit tonë, himarjotët kanë filluar të kenë në duart e tyre dokumentet e pronësisë. Problemi i pronave të pakthyera kishte mbajtur peng investimet aq të domosdoshme, sidomos për një vend bregdetar. Dhënia e pronave do t’i japë një frymëmarrje të re biznesit dhe turizmit, që është burimi kryesor i fitimit në Himarë. Ishte premtimi im kryesor kur u kërkova mandatin dy vite më parë bashkëqytetarëve të mi. Kjo është një ngjarje shumë e madhe për këtë vend që meriton të zhvillohet. Gjithashtu, me anë të ndihmës së Bankës Botërore, ne kemi rregulluar gjithë sistemin e ujësjellësit, në mënyrë që të ketë ujë të pijshëm në çdo cep të zonës. Ka edhe plot projekte të tjera që nuk mund të përmenden të gjitha brenda një interviste.
Çfarë ka ende për të bërë dhe sa të realizueshme i shihni gjatë këtij mandati?
Ka ende shumë gjëra për të bërë, si dhe dëshirë të madhe për të ndryshuar gjithçka për mirë. Një projekt shumë i rëndësishëm, edhe ky i realizuar me fondet e Bankës Botërore, është dhe pastrimi biologjik i ujërave, në mënyrë që të mos ekzistojë më përzierje e ujërave të zeza me ato të detit dhe të mos ekzistojë më asnjë lloj papastërtie për të gjithë ata që duan të shijojnë detin.
Komuniteti i biznesit sa i interesuar është për të investuar në Himarë?
Tani që prona po shkon tek i zoti, zhvillimi i Himarës do të jetë i pandalshëm. Duke qenë gjithçka e qartë mbi pronat, çdo investitor vjen me qejf të ndërtojë në Himarë. Momentalisht është krijuar mundësia e dhënies me koncesion të vijës bregdetare dhe pas kësaj kam bindjen se cilësia e shërbimit për turistët do të jetë në nivele europiane.
Ju jeni një njeri që keni dashur të mbani një profil të ulët, duke mos preferuar shumë promocion për vete, në ndryshim nga paraardhësi juaj. Gjithsesi a mendoni se keni ndenjur pak më urtë se sa duhet, mund të ishit edhe denoncues nëse diçka nuk ka shkuar si duhet?
Besoj se është çështje karakteri. Unë jam njeri i punës dhe jo i llafeve. Promovimi më i madh është puna ime, ajo flet më shumë se fjalët. Nuk ka nevojë të jesh natyrë konfliktuale për të ecur përpara.
A keni ndërtuar ju një strategji për ta përfshirë Himarën në paketat turistike edhe për turistë të huaj, meqë dimë se në shumë raste turistët kalojnë nga Korfuzi në Mal të Zi, duke e kapërcyer bregdetin tonë?
Pavarësisht se unë besoj se Himara është një vend perlë, përsëri jam me këmbë në tokë dhe mendoj se aty nuk mund të bëjmë çudira. Që një vend të bëhet model i turizmit, duhet të kemi autostrada moderne që të çojnë aty, një aeroport afër dhe një infrastrukturë supermoderne. Ne duhet të pretendojmë brenda mundësive tona, duke pasur parasysh se investimet e mëdha i bën pushteti qendror. Megjithatë, unë them se interesi i turistëve të huaj ka qenë shumë i lartë. Me të vërtetë Himara nuk është si Korfuzi apo Budva për nga infrastruktura, por plazhet janë shumë të bukura dhe mikpritja shqiptare dhe ngrohtësia e tyre është diçka që nuk e gjen kudo. Por besoj se gjërat do bëhen çdo vit e më mirë. Madje, premtoj që brenda përfundimit të mandatit tim të parë do ketë ndryshime të dukshme dhe esenciale në Himarë.
ERMIRA SHPETIMI/ HIMARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi