“Skampa” rrëmben çmimine parë në festivalin grek të Olimpit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
“Skampa” rrëmben çmimine parë në festivalin grek të Olimpit
Ansambli “Skampa” përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Dancit “Arodosivia 2013”, që u zhvillua në Greqi në këmbët e Olimpit. Ky ansambël rrëmbeu çmimin e parë me interpretimin dinjitoz dhe profesionalizimin e tyre. Festivali organizohet prej 19 vjetësh nën drejtimin e prof. dr. Kostas Sachinides. Mediat greke dhe ato shqiptare në Greqi e kanë përshkruar si një paraqitje të suksesshme, që la mbresa dhe kujtime të pashlyeshme për të gjithë dhe sidomos emigrantët që kishin ardhur nga të katër anët e Greqisë për të ndjekur muzikën dhe vallen shqipe që përfaqësonte të gjitha trevat. Në vendet e para u renditën dy trupat greke dhe një peruane dhe në përfundim trofeun e mori ansambli nga Elbasani. Presidenti i ansamblit, Blesim Narazani, shprehet se një ndihmë e jashtëzakonshme për këtë pjesëmarrje ka qenë Bardha Mançe, përgjegjëse në radio shqip në Athinë. Ky ansambël u përfaqësua me orkestrinën, 6 çifte baleti dhe dy këngëtarë të këngës popullore. Repertori i këngëve dhe valleve përfaqësoi në një farë mënyre të gjitha trevat e Shqipërisë. Në programin e përgatitur për pjesëmarrjen, koreografi Ruzhdi Veshi u përfaqësua me 6 valle karakteristike përfaqësuese tipike të trevave të Shqipërisë. Kjo pjesëmarrje u shoqërua dhe me kostumografin përkatës. Performanca e grupit të kërcimit rezultoi fituese e zbërthyer në çdo detaj nga koreografi Veshi. Orkestrina shoqëroi në këtë prezantim dinjitoz ansamblin, duke festuar madje në përfundim të festivalit në një festë të përbashkët.
Similar topics
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» 12 Zotat e Olimpit, çfarë simbolizonin dhe si u krijuan
» Depresioni i "rremben" trurin Catherine Zeta Jones
» Në Festivalin e Venecias, edhe aktori shqiptar Vladimir Doda
» Historiani grek: Ja si i masakruam çamët
» 12 Zotat e Olimpit, çfarë simbolizonin dhe si u krijuan
» Depresioni i "rremben" trurin Catherine Zeta Jones
» Në Festivalin e Venecias, edhe aktori shqiptar Vladimir Doda
» Historiani grek: Ja si i masakruam çamët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi