AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirro Cako, foto intime me të dashurën

Shko poshtë

Pirro Cako, foto intime me të dashurën  Empty Pirro Cako, foto intime me të dashurën

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 16, 2013 3:11 am

Kantautori i njohur, Pirro Çako, sapo ka përfunduar pushimet e tij me të dashurën shkodrane Sisi, duke kaluar momente relaksi, mjaftueshëm për të fituar energjitë e nevojshme për këtë sezon të ri.

Pirro na prezantohet kështu për herë të parë në një set fotosh intime në plazh, me partneren e tij 25 vite më të re, me të cilën po jeton dhe një bashkëjetesë në apartamentin e tij në Tiranë. Edhe pse ata janë në një lidhje prej dy vitesh, partnerët vendosën të tregohen më të hapur në deklarimin e historisë së tyre në fund të vitit të kaluar. Kjo ndodhi kur Çako publikoi albumin e tij të tretë me titull “Ashensor” së bashku me një klip me të njëjtin titull, që ia dedikonte pikërisht të dashurës aktuale. Historia e tyre është komentuar si mjaft romantike, ndërkohë që diferenca e theksuar e moshës, që ata kanë me njëri-tjetrin, pothuaj nuk vihet re aspak.

Miqtë e tyre kanë qenë dëshmitarë të afeksionit që Sisi ka për Pirron, ndërsa ajo i dhuroi vitin e kaluar për ditëlindje një tortë madhështore në formën e pianos, në të cilën shkruante: “Pirro, edhe 100 vite plot lumturi për ty, zemra ime!” Ndërkaq, thuhet se Sisi tashmë është krahu i djathtë i Pirros, edhe pse profesionalisht ajo s’ka lidhje me muzikën, pasi ka përfunduar studimet për Shkenca Sociale. Sisi e shoqëron artistin gjithandej ku ka koncerte, momente që i fiksojnë me foto të shumta.

Le te shohim se cilat do të jenë krijimet e këtij viti të Çakos, pasi dihet që ai vitet e fundit është nga kompozitorët më prodhimtarë të festivaleve. Kantautori, vitin tjetër do të festojë 50-vjetorin, por na mahnit gjithmonë e më shumë me pamjen e tij prej një 30-vjeçari. Këtë verë, edhe pse ka munguar me klipe, Pirron e kemi parë në ekran si imazh i spoteve publicitare, ku shfaqet shumë i ri dhe në formë.

Pirro Cako, foto intime me të dashurën  131a81ea-d0ff-461a-8278-47e9615f3cf9---0-
♛Melody♛
♛Melody♛

Pirro Cako, foto intime me të dashurën  Coolte21

Shteti Shteti : Pirro Cako, foto intime me të dashurën  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi