AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”

Shko poshtë

Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”  Empty Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Sep 12, 2013 10:11 pm

Me titull “Spotlight on Bleona”, (të gjithë sytë nga Bleona) artikulli i revistës flet për jetën e këngëtares që prej fëmijërisë, duke përshkruar edhe daljet e para në skenë.
“Bleona është një nga këngëtaret më të famshme të muzikës Pop nga shteti i vogël europian, Shqipëria, ku mediat vendase e krahasojnë atë me Madonën për stilin e saj”, shkruhet në fillim të artikullit të “Billboard Magazinë”. “Në moshën 14-vjeçare diva e re performoi në ‘Festivalin e Këngës’, një kompeticion i rëndësishëm në Shqipëri”, përshkruhet dalja e parë e Bleonës në festival, ku ajo u paraqit fillimisht me një pelerinë të gjatë, e më pas kërceu e zhveshur me pantallonat e shkurta blu që asokohe bënë tendencë. Lidhur me këtë eksperiencë, duke folur për revistën, Bleona kujton: “Kisha veshur një kostum blu me pantallona të shkurtra dhe një pelerinë të zezë.

E hoqa pelerinën në mes të performancës. Të nesërmen isha në të gjitha gazetat”. Më pas në shkrimin e “Billboard” shpjegohen të gjitha hapat e karrierës së Bleonës deri në ditët e sotme. Këngëtarja cilësohet si një yll shumë premtues që po shkëlqen edhe në Amerikë. Prej disa vitesh Bleona është në përpjekje për t’u bërë pjesë e showbiz-it amerikan dhe për këtë qëllim ka investuar në bashkëpunime me producentë të rëndësishëm siç është Timbaland.

Ajo bëhet pjesë e thuajse të gjitha aktiviteteve të rëndësishme amerikane duke pozuar në mesin e yjeve më të famshëm botërorë. Po ashtu së fundmi Bleona ka hapur dhe një faqe të re zyrtare në të cilën gjenden punët e saj më të fundit, foto të reja, artikuj të ndryshëm etj.

Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”  06f725b3-e8a2-450d-b1de-6600b6cd70de---0-Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”  17fad343-8946-4092-b1cb-7c2e03d80ad1---0-
♛Melody♛
♛Melody♛

Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”  Coolte21

Shteti Shteti : Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi