Bërrylat e fortë të Suada Sherifit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Bërrylat e fortë të Suada Sherifit
-Suada Sherifi, fytyra e bukur e basketbollit kryeqytetas tashmë ka një tjetër impenjim, gazetarinë. Gjithmonë e ka preferuar botën e televizionit, por asnjëherë nuk ka vrapuar drejt saj. Në vazhdim do ta shohim më shpesh në programet sportive, ndërsa tani është duke drejtuar një program të dielave në darkë të quajtur “ Super shorti”.
Ish-Miss Albania 2005 sapo ka mbyllur kampionatin dhe është në fazë rikuperimi për shkak të një problemi që ka pasur në kavilie. Premton që sezonin e ardhshëm do të jetë në superformë. Nga ana tjetër, i pëlqen të udhëtojë, madje ka udhëtuar aq shumë sa po t’i kërkojmë të na formojë një hartë e ka shumë të vështirë. Një tjetër “ushqyes” për të vizituar vendet të ndryshme ia ka dhënë edhe sporti. Do të mendoni ju, ç’lidhje ka një Miss me sportin? Në rastin tonë ka, dhe shumë madje. Sherifi është pjesë e skuadrës kombëtare në basketboll për vajza. Prej 12 vitesh, ajo angazhohet intensivisht në sport dhe pjesën më të madhe të kohës ia kushton atij. Dita e saj është e disiplinuar dhe kjo për shkak të punës që bën. Është e matur dhe “me këmbë në tokë”. Asnjëherë nuk nxitohet në marrjen e vendimeve dhe të qenit e bukur e ka parë më shumë si një “stoli” të veçantë në jetën e saj se sa një mundësi për ta shfrytëzuar. Ajo mban numrin 12 në fanellën e skuadrës, me të cilën përfaqëson veten, Tiranën dhe Shqipërinë. Në një intervistë për fundjavën e “Shekullit”, vajza nga Vlora, na rrëfehet si një basketbolliste - Miss dhe tashmë gazetare.
Suada, cilat janë angazhimet tuaja të momentit?
Sapo kemi mbyllur kampionatin. Në fakt, unë e mbylla më herët për shkak të një dëmtimi që pata në pjesën e kavilies. Ndërkohë, jam në fazë rikuperimi.
Si shkoi kampionati?
Mirë, ne e nisëm shumë mirë. Fituam dhe kupën e Shqipërisë. Por, në fund ndoshta u shkarkuam pak dhe nuk e kishim më atë energjinë, se përderisa fituam kupën e Shqipërisë mund të fitonim edhe kampionatin në të cilin dolëm në vend të tretë. Nuk ia dolëm dot.
Sa vëmendje ka sporti i basketbollit, sa e ndjeni ju pranin e publikut?
Në finale ka interes. Ka publik. Kemi venë re që interesi sa vjen dhe po shuhet. Mirëpo, ne duhet të bëjmë dhe pak spektakël, të dhurojmë emocione.
E bëni ju këtë ?
Po përpiqemi të bëjmë në fakt, por këtu janë shumë hallka që nuk i kemi ne në dorë. Edhe në një ndeshje basketbolli vihet re që ndërhyn politika. Del në sipërfaqe një ekip që nuk ka lidhje fare me nivelin e basketbollit.
Ka pazare edhe në këtë sport?
Po, ka edhe në basketboll edhe pse nuk ka interesin që ka futbolli për shembull.
Keni më shumë se 12 vjet në sport. E mendoni largimin?
Po nuk është se e kam menduar dhe i kam vendosur vetes kufij. Unë mendoj që për nivelin që ka basketbolli në Shqipëri, mund të luaj shumë gjatë. Prurje të reja ka gjithmonë nga ekipet zinxhir. Grupi është i formuar mirë dhe është zhvilluar, gradualisht.
Sa ndikon sporti në formimin e personalitet. Tek ju, si ka ndikuar?
Sporti më ka ndihmuar shumë në formimin e karakterit tim. Që në një moshë të vogël, 12-vjeçare kam pasur përgjegjësi që do të stërvitesha. Pritej një rendiment i caktuar nga mua. Mirëpo, në një moshë të vogël të kesh për të arritur qëllime dhe objektiva sepse paguhesh, të bën më të përgjegjshme. Më ka kalitur dhe disiplinuar. Kam hequr dorë nga gjërat e kota. Sporti është shumë impenjativ. Duhet të ndjekësh një regjim. Por, nuk më është dukur sakrificë, më është kthyer në traditë, sepse ky është regjimi i jetës sime.
Nëse do të ktheheshim pas, basketbolli është pjesë e jetës suaj tashmë. Miss-et përgjithësisht duken si delikate dhe josportive, po tek ju si ka ardhur sporti?
Kur kam filluar të merresha me basketboll nuk e dija që një ditë do të dilja “Miss Albania”, madje, kam qenë shumë e distancuar nga këto. Unë s’kisha parë asnjëherë me interes një konkurs bukurie, shikoja vetëm fituesen dhe kaq. Megjithatë, fati donte që unë duke u rritur të merrja një pamje jashtë të zakonshmes, që sinqerisht unë vetë nuk e vija re, por njerëz të afërt të familjes, po. Ata më nxisnin që unë të merrja këtë drejtim. Dola “Miss Albania” në 2005-ën, por kjo nuk do të thoshte që unë të lija basketbollin. Gjatë atij viti, përfaqësova Shqipërinë në “Miss World”, ky ishte i vetmi detyrim i imi që më shkëputi nga sporti dhe shkolla për sa kohë unë qëndrova në Kinë. Kur konkursi mbaroi, iu riktheva sportit dhe shkollës. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur se sporti të mban në formë të mirë fizike, të përshtatshme edhe për në televizion.
Sa jepni nga temperamenti prej vlonjateje në sport?
Është një karakteristikë e veçantë në fakt që lojtaret me origjinë nga Vlora e kanë. Ka një lloj grinde tjetër tek to që ndonjëherë kalon edhe pak në agresivitet. Unë e kam diçka të tillë, por asnjëherë nuk ka bërë vaki që gjatë ndeshjes të dëmtoj dikë. Njëherë që ka ndodhur, ka qenë pa dashje, kam qarë. E godita në sy lojtaren kundërshtare, por i kërkova menjëherë trajneres të më ndërrojë. Quhem si një lojtare që kam energji dhe fuqi. Kam ca bërryla të tmerrshme (qesh).
Çfarë ndodh me ju, në momentin që vishni uniformën dhe dilni në fushë?
Kur dal në fushë karikohem me energji dhe gjithë pjesa e ditës që kam kaluar ka ngelur jashtë pallatit të sportit. Sporti është një mundësi për të nxjerrë energjitë negative dhe unë sinqerisht pas stërvitjes ndihem shumë e qetë dhe e relaksuar.
Çfarë marrëdhënie keni ju me pjesën tjetër të skuadrës?
Vajzat e ekipit i dua shumë dhe marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira.
Keni emocion kur luani?
Sigurisht, edhe pse kam 12 vjet që luaj ndeshjet e rëndësishme që më japin emocion. Kam sfidat e mia dhe kam në kokë strategjitë.
Ju keni përfunduar studimet për drejtësi. Mendoni të angazhoheni në këtë profesion apo e keni lënë për një moment të dytë?
E kam lënë për një moment të dytë sepse angazhimi në sport më kërkon impenjim maksimal. Po tani ajo kalojë vërtetë në palën të dytë sepse unë po angazhohem me gazetari. Duke qenë sportiste, gazetaria sportive më pëlqen dhe mendoj se kam disa avantazhe me fillestarët e kësaj fushë, duke njohur terrenin dhe terminologjinë. Përkoi shumë bukur kjo edhe me një propozim interesant që m’u bë. Në momentin e parë që m’u propozua të merresha me këtë zhanër gazetarie, u mendova njëherë, por e pranova. Drejtoj një emision, “super shorti” çdo të diel në mbrëmje, në Dixhitalb. Besoj se do të më ndihmojë për të pasur një formim të mirë televiziv në të ardhmen. Ndihem mirë përballë kamerave. Në të kaluarën kam pasur përvoja të vogla televizive dhe i kam shfrytëzuar si leksion.
Titulli Miss, një aksesor më shumë në jetë
Çfarë ishte për ju, titulli “Miss”?
Titulli “Miss” është një stoli për çdo femër, një kujtim i bukur dhe i paharrueshëm në jetë, por jeta vazhdon, është e gjatë dhe vështirë e që të bëhesh dikush në jetë nuk është e lehtë, duhet shumë vullnet shumë sakrifica dhe shumë punë, prandaj mua s’ma ndali ritmin ky titull. Studioj shumë dhe vazhdoj sportin si profesioniste, kam edhe një eksperiencë pune në televizion. E përpos këtyre akoma nuk ndihem e realizuar, kam akoma shumë punë për të bërë.
Në momentin që ju u shpallët Miss, ndryshoi gjë në marrëdhënien që kishit me basketbollin apo me vajzat e skuadrës, xhelozi?
Asnjëherë!! Po t’i shihje, sidomos GOCAT E TIRONËS, do ta kuptoje që s’ka arsye të ketë xhelozi. Ato janë të bukura, të gjata, të holla, madje ato i lusin për të marrë pjesë nëpër konkurse bukurie, apo sfilata, por ato nuk duan vetë.
Jeni vajzë e pasur?
Po, në shpirt. Jam natyrë që di t’i ndaj gjërat me të tjerët. Nuk jam e ngushtë. Jam e dhimbsur në përgjithësi, edhe kur shoh filma drame qaj shumë kollaj. Më vjen keq për njerëzit e varfër dhe me pak mundësi, dhe për këtë pjesë mendoj dhe e përjetoj deri sa të mund të bëj diçka, sado të vogël. Kërkoj t’i çoj gjërat deri në fund dhe jam maksimumin për të dalë më e mira.
Pasioni juaj tjetër janë edhe udhëtimet nëpër botë, di që keni udhëtuar shumë a mund ta dinë edhe lexuesit tanë se deri ku keni shkuar?
Po them që Ballkanin e kam ezauruar që fëmijë, edhe një pjesë të Europës e kam parë. Kam qenë në Itali, Belgjikë, Greqi, Turqi (te pjesa europiane) Zvicër, Ukrainë. Ndërsa udhëtime të tjera të miat të largëta kam qenë Kuba, Rusi, Dubai, Kinë, Egjipt.
Cili është vendi më i bukur që keni parë deri më tani?
Të gjithë janë të bukur dhe interesantë. Secili ka bukuritë, kulturën dhe traditat e tij. Rusia është madhështore, Kremlini dhe Sheshi i Kuq më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Edhe Kuba më ka mahnitur. Kina, gjigante … nuk di kë të veçoj. Mua më pëlqen të kuptoj kulturën e tyre.
Vendi i fundit që keni vizituar?
Ka qenë verën e kaluar ku kam vizituar komplet jugun e Francës. Ishte shumë bukur, natyra, kultura, kuzhina.
Martesa? Është ende herët për mua
“Nuse nuk ke stabilitet në jetë nuk je produktive”
Ka qenë pjesë e sportit dhe më pas është bërë pjesë edhe e modës, e për këtë të fundit nuk është se ka shumë për të thënë. Në Shqipëri nuk kemi modë, shprehet Suada. Dhe ajo nuk i futet fare asaj rruge, është e prerë në qëndrimet e veta. Së fundmi, është bërë pjesë e televizionit gjë të cilën e ka pasur shumë dëshirë. Të pasurit një punë që në moshën 12 vjeçe e ka bërë të pavarur vajzën, aq sa sot ajo jeton vetëm, sigurisht në një shtëpi pranë prindërve, por në një apartament të vetin. Ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjarët, sidomos me babin. Kur e pyesim martesën, tregohet e rezervuar duke pohuar se ka ende kohë për të. E mendon, por nuk është se bënë pjesë në planet e saj të afërta. Jeta e saj private është e stabilizuar. Suada është e mendimit se: “Nuse nuk ke stabilitet në jetë nuk je produktive.”
/shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi