Demokracia dhe ligji islamik
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Demokracia dhe ligji islamik
“A duhet një komb të përkufizohet nga gjuha dhe territori apo nga partia në pushtet dhe feja?”, pyet shkrimtari dhe filozofi anglez, Roger Scruton
Roger Scruton, BBC
Për të kuptuar se çfarë po ndodh sot në Lindjen e Mesme duhet ta hedhim vështrimin pas, në fund të Luftës së Parë Botërore. Perandoria Austro-Hungareze ishte shkatërruar dhe nga rrënojat u shfaq një grup shtetesh-kombe.
Këto shtete-kombe, që përfshinin Austrinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Çekosllovakinë, nuk ishin krijime arbitrare. Krijimet e tyre pasqyronin ndarjet e kahershme të gjuhës, fesë, kulturës dhe etnicitetit.
Dhe megjithëse e gjithë marrëveshja u prish brenda dy dekadave, kjo ndodhi pjesërisht për shkak të ngritjes së nazizmit dhe komunizmit, dy ideologji pushtimi.
Sot ne i marrim shtetet-kombe në qendër të Europës për të mirëqena. Ato janë ente politike, secili me një qeveri të zgjedhur nga qytetarët që jetojnë në tokën e tyre.
Kur Perandoria Austro-Hungareze ra, ashtu bëri edhe Perandoria Osmane, territoret e së cilës përfshinin të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
Aleatët fitues e copëtuan Perandorinë Osmane në shtete të vogla territoriale. Por shumë pak prej tyre kanë gëzuar më shumë se një spazmë të përkohshme demokracie.
Shumë janë qeverisur nga klane, sekte, familje ose milici, zakonisht të mbështetura, ashtu si në Siri, nga dhuna shtypëse e çdo grupi që sfidon pushtetin qeverisës.
Njerëzit shpesh e shpjegojnë mungesën relative të demokracisë në Lindjen e Mesme, duke argumentuar se ndarja e rajonit në territore nuk ka ngjallur asnjë lidhje të ekzistuar më parë që meriton besnikërinë e njerëzve.
Në disa raste kjo ka funksionuar. Ataturku, gjenerali i ushtrisë turke ishte në gjendje të mbronte zemrën turqishtfolëse të perandorisë dhe ta kthente atë në një shtet të modelit europian.
Gjetkë, shumë njerëz identifikohen fillimisht me besimin fetar, pastaj me shtetin kujt i përkasin. Hassan al-Banna, ai që themeloi Vëllazërinë Myslimane në vitin 1928, u tha pasuesve të tij se bashkimi i të gjithë myslimanëve në të gjithë botën në një super-shtet islamik, një kalifat, duhej të ishte përparësia.
Rezultati i imponimit të kufijve shtetërorë te njerëzit që identifikohen me anë të fesë sjell një lloj kaosi që ne e kemi dëshmuar në Irak, ku sunitë dhe shiat luftojnë për dominim.
Tani po dëshmojmë një kaos më të madh akoma në Siri, ku një sekt minoritar islamik, Alauitët, kanë mbajtur një monopol të fuqisë shoqërore që prej ngritjes së familjes Assad.
Përkundrazi, europianët janë më të prirur të identifikohen nëpërmjet kufijve shtetërorë. Në çdo konflikt është kombi ai që duhet të mbrohet. Dhe nëse Zoti një herë urdhëroi të kundërtën, atëherë është koha që ai të ndërrojë mendje.
Një ide e tillë është blasfemi për islamin, i cili bazohet në besimin se Zoti ka zbritur një ligj të përjetshëm dhe na përket neve t’i dorëzohemi atij, këtë nënkupton edhe fjala ‘islam’: nënshtrim.
Islami suni ishte besimi zyrtar i otomanëve dhe asnjë formë tjetër e islamit nuk njihej formalisht. Toleranca u jepej sekteve të tjera kristiane, zoroastiranëve dhe hebrenjve.
Por historia zyrtare për disa shekuj ishte se perandoria drejtohej nga Sheriati, ligji i shenjtë islam, i plotësuar nga një kod civil dhe nga ligjet e brendshme të sekteve të ndryshme të lejuara.
Ataturku shfuqizoi sulltanatin dhe themeloi një kod të ri civil, të bazuar në paraprijësit europianë. Ai hartoi një kushtetutë që shkëputi qartë të gjitha lidhjet me ligjin islamik, ndaloi format islame të veshjes, bëri të paligjshme poligaminë, imponoi një sistem laik të arsimit dhe urdhëroi për besnikëri ndaj atdheut si detyrën kryesore të çdo turku.
Në çdo krizë, kur besnikëria të ishte në rrezik, duhej që turqit ta identifikonin veten para së gjithash si turq dhe vetëm më pas mund të paraqiteshin edhe si myslimanë.
Ataturku lejoi edhe shitjen e alkoolit, në mënyrë që turqit të pinin sipas dëshirës së tij për reformat e reja që kishin përfshirë vendin.
Ataturku e ribëri Turqinë një vend relativisht të hapur dhe të begatë që mund t’i kthejë një faqe krenare botës moderne. Ai e bëri atë një komb, të bashkuar nga gjuha dhe territori dhe jo nga partia dhe besimi.
Votimi universal për të rriturit e të dyja gjinive u prezantua në Turqi në vitin 1933. Dhe vendi vazhdoi të qeveriset nga një sistem ligjor që e merr autoritetin e tij nga ligjet e njerëzve më shumë sesa nga ato të lidhura me perëndinë.
Ndërkohë, popullsia e vendit ishte pothuajse plotësisht myslimane dhe përjetonte një nostalgji të pashmangshme për mënyrën e bukur dhe të pastër të jetesës së kërkuar nga Kurani. Ekzistonte një tension midis shtetit laik dhe ndjenjës fetare të njerëzve.
Ataturk ishte në dijeni të këtij tensioni dhe e emëroi ushtrinë si mbrojtësen e kushtetutës laike. Ai imponoi një sistem edukimi tek oficerët e ushtrisë që do t’i bënte ata kundërshtarë të obskurantizmit të klerikëve.
Ushtria duhej të ishte mbrojtëse e progresit dhe modernitetit, i cili do të vinte në zemrën e njerëzve patriotizmin përmbi besimin e thellë.
Në bindje të rolit të caktuar, ushtria turke ka provuar disa herë t’i përmbahet vizionit të Ataturkut. Kjo ndodhi në vitin 1980, kur Bashkimi Sovjetik po përpiqej ta destabilizonte demokracinë turke dhe patriotët së bashku me të majtët po e luftonin atë në rrugë.
Ushtria gjithashtu ka bërë të ndihet vlera e saj vitet e fundit, kur qeveria e Kryeministrit Rexhep Erdogan bëri disa hapa pas në vlerat e vjetra islamike.
Partia për drejtësi dhe zhvillim e Erdoganit është formalisht laike. Por ai është një burrë i njerëzve dhe një mysliman i sinqertë, i cili beson se Kurani i frymëzuar nga hyjnorja përmban vlera të rëndësishme për jetën njerëzore.
Ai nuk është i lumtur me një kushtetutë që vendos patriotizmin mbi besimin dhe që bën ushtrinë në vend të xhamisë, mbrojtësen e rregullit shoqëror.
Ai ka nxjerrë në gjyq një numër të madh të oficerëve të ushtrisë në akuza për përmbysje, disa prej të cilëve janë dënuar edhe përjetësisht.
Gjyqet janë denoncuar si një parodi e drejtësisë, por ata që e kanë thënë këtë me shumë gjasa do të akuzohen për përmbysje edhe vetë. Gazetarët që kundërshtojnë politikat e Erdogan kanë një tendencë të pashmangshme për të përfunduar në burg.
Gazetat që kritikojnë Kryeministrin e gjejnë veten papritur të vëna përpara taksave dhe gjobave dërrmuese. Dhe protestat popullore shtypen me çdo lloj force të kërkuar. Në Turqi, kundërshtimi mund të bëhet i rrezikshëm.
Rasti i gjallë i Turqisë ilustron idenë se demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë një e vetme, por tri gjëra të ndara. Erdogan ka një numër të madh ndjekësish.
Ai ka fituar tri herë zgjedhjet me shumicë të konsiderueshme. Por liritë primare që shumica e botës perëndimore i marrin për të mirëqena janë më tepër në rrezik sesa në zgjerim.
Shembulli egjiptian është akoma më shumë i lidhur me çështjen e demokracisë dhe ligjit islam. Vëllazëria Myslimane ka kërkuar gjithnjë të jetë një lëvizje masive, që është ngritur mbi mbështetjen popullore.
Por lideri i saj më me ndikim, Sayyid Qutb, e dënon idenë e shtetit laik si një lloj blasfemie, një përpjekje për të uzurpuar dëshirën e Zotit duke miratuar ligje që kanë thjesht një autoritet njerëzor. Qutb u ekzekutua nga Presidenti Nasser, i cili erdhi në pushtet me anë të një grushti ushtarak.
Dhe që atëherë Vëllazëria Myslimane dhe ushtria e vendit kanë luftuar kundër njëra-tjetrës. Vëllazëria synon për një qeveri populiste dhe fitoi një zgjedhje që u desh për të autorizuar rikthimin e Egjiptit si një Republikë Islamike.
Posterat e valëvitur nga mbështetësit e Morsit nuk mbrojnë demokracinë apo të drejtat e njerëzve. Ata thonë: “Të gjithë ne mbështesim Sheriatin”. Ushtria iu kundërpërgjigj duke i thënë “Jo, vetëm disa prej nesh e duan Sheriatin”.
Pra, përse nuk mund të qeveriset një shtet modern nga ligji islamik? Kjo është një çështje e diskutueshme për të cilën ekzistojnë disa pikëpamje.
Më poshtë po paraqes mendimin tim. Shkollat origjinale të jurisprudencës islamike, të cilat u ngritën në prag të mbretërimit të Profetit në Medinë, i lejuan juristët ta përshtatnin ligjin sipas nevojave në ndryshim të shoqërisë, me anë të një procesi reflektimi të njohur si ‘ixhtihad’ ose përpjekja.
Por duket se kësaj i erdhi fundi gjatë shekullit të tetë, kur u pohua nga shkolla teologjike dominuese e kohës se të gjitha çështjet me rëndësi tashmë ishin vendosur më parë dhe se ‘porta e ixhtihadit ishte mbyllur’.
Përpjekja për ta përhapur Sheriatin sot, mbart rrezikun e imponimit te njerëzit një sistem ligjesh të projektuara nga qeveria e një komuniteti të zhdukur kohë më parë, në pamundësi të përshtatjes me rrethanat në ndryshim të jetës njerëzore.
Për ta thënë me pak fjalë, ligji laik përshtat, ligji fetar thjesht duron. Për më tepër, saktësisht përse Sheriati nuk është përshtatur, askush nuk e di me të vërtetë se çfarë thotë.
A na tregon ai se duhet t’i godasim me gurë shkelësit e kurorës deri në vdekje? Disa thotë po, të tjerë e mohojnë. A na tregon Sheriati se investimi i parave me interes është i ndaluar në çdo rast? Disa thonë po, të tjerë nuk e pranojnë.
Kur Zoti bën ligjet, ligjet bëhen po aq misterioze sa Zoti. Kur i bëjmë ne ligjet dhe i hartojmë sipas qëllimeve tona, ne mund të jemi të sigurt për kuptimin e tyre.
E vetmja pyetje që mbetet atëherë është “kush jemi ne?” Cila mënyrë e përkufizimit të vetes sonë harmonizon zgjedhjet demokratike me opozitën reale dhe me të drejtat personale?
Kjo, sipas mendimit tim, është pyetja më e rëndësishme me të cilën po përballet sot Perëndimi.

Similar topics
» Kumbaro: Do rishikohet ligji për trashëgiminë
» Ligji për amnistinë dhe çështjet pronësore-ndërtimore
» Ligji per Amnistine nuk prodhon asgje pozitive
» Kinë, në fuqi nga 1 korriku ligji më i pabesueshëm të gjitha kohërave!!!
» Ligji për amnistinë dhe çështjet pronësore-ndërtimore
» Ligji per Amnistine nuk prodhon asgje pozitive
» Kinë, në fuqi nga 1 korriku ligji më i pabesueshëm të gjitha kohërave!!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi