AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC!

Shko poshtë

shqiptare - Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC! Empty Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC!

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 29, 2013 5:42 pm


shqiptare - Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC! Images11-300x146BBC i ka kushtuar një reportazh të veçantë vendit tonë, Shqipërisë, duke shkruar për të dhe imazhin mbizotërues që ka vendi ynë mesdhetar në Ballkan, Evropë dhe ndoshta edhe më gjerë.
Gazetarja e BBC, Julia Langdon, fillimisht pasqyron shtetin shqiptar dhe Shqipërinë me një imazh jo të mirë të përgjithshëm, teksa cilëson që në fillim se Shqipëria është shteti më i varfër që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se për tu anëtarësuar Tirana duhet të bindë Brukselin se në vend nuk ka më korrupsion dhe krim të organizuar.
Gazetarja Langdon madje befasohet nga ndryshimet e bëra në Shqipëri, teksa bën një krahasim, ndoshta edhe të largët në kohë, kur krahason Shqipërinë e tanishme, sidomos pjesën e rivierës me Shqipërinë e viteve nën pushtetit komunist.
Ajo shkruan kështu: “ Kur komunizmi u shemb, këtu njerëzit iknin me vrap, flinin nëpër gomone jashtë vetëm ë të mos ktheheshin më në vendin e tyre të rrënuar”…
Ndërsa shton se sapo i është drejtuar bregdetit magjepsës të Sarandës, që të bën çudi se tani paska fëmijë që zhyten, çadra kashte, njerëz që pushojnë qetë dhe një bregdet që buçet, hotelet,… ka kafene, bare, drita, dyqane turistike…
Të gjitha këta elementë duket se rrënjosen në mendjen e gazetares, sipas së cilës tashmë në Shqipëri “fryn një erë tjetër”, ku nëpër shkolla njerëzit nuk mësojnë më rusisht si dikur, por gjuhën angleze.
Fakti që lë më shumë përshtypje tek gazetarja e BBC në këtë reportazh janë veç bukurive natyrore të lartpërmendura, parkut arkeologjik të Butrinit dhe palmat e qytetit…befasia janë makinat e reja dhe të shtrenjta në qytet!
Landgdon shkrun në fund se tashmë një erë e re po fryn dhe se…gjërat po lëvizin!…

- See more at: http://medialajm.al/2013/07/riviera-shqiptare-nen-optiken-e-gjigandit-bbc/#sthash.b6SfjXSy.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

shqiptare - Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC! Coolte21

Shteti Shteti : shqiptare - Riviera shqiptare nën optikën e gjigandit BBC! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi