Një histori frymëzuese dashurie (FOTO)
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Një histori frymëzuese dashurie (FOTO)
Një foto e një ish-ushtaraku nga San Diego, i cili humbi këmbët e tij gjatë një operacioni në Afganistan, e realizuar nga gruaja e tij, ka prekur dhjetëra mijëra njerëz në rrjetet sociale dhe tashmë është bërë hit.
Gjashtë vite pasi u bashkua me Korpusin e Marinës në vitin 2003, Jesse Cottle humbi të dyja këmbët, pasi gjatë çmontimit të një bombe në një mjet, ajo shpërtheu.
Por, pavarësisht nga plagët e tij ligështuese në trup dhe zemër, ai u takua me Kelly, një notare e bukur, me të cilën u martua një vit më parë.
Ndërsa vizitoi familjen e saj në Idaho pak kohë më parë, ata bënë një foto, e cila ka ngjallur shumë kënaqësi te amerikanët.
Është Kelly që mban në kurriz të shoqin e saj, një herë të dy ata dhe në një foto tjetër, së bashku me familjarët e saj.
“Dhimbja ime ka qenë vërtet e ashpër, por unë e kalova falë familjes dhe miqve, si dhe besimit tim tek Zoti. Unë jam me fat që jam shëruar dhe që kam vazhduar jetën, duke u takuar me gruan time të bukur”, ka thënë Jesse.
“Unë u intrigova shumë nga ai, dhe jo vetëm prej faktit se nuk i kishte këmbët, por për atë që është”, shprehet Kelly.
Fotot e tyre janë postuar në Facebook nga Sarah Leford dhe tashmë Amerika ka rënë në dashuri me Jesse dhe Kelly.
Komentet në Facebook kanë qenë frymëzuese.
“Zoti ju bekoftë të dyve ju dhe ju falenderojmë për sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë tonë, ju jeni një hero”, shkruan një prej komentuesve.
Fotot e këtij çifti frymëzues tashmë po bëjnë xhiron e botës./b.l
Similar topics
» HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!
» Pese rregullat e SMS-ve ne nje marredhenie te re dashurie
» Një histori e dhimbshme nga haremi i Muamar Gadafit (FOTO)
» Historia e Eminem, frymëzuese
» Thenie Dashurie <3
» Pese rregullat e SMS-ve ne nje marredhenie te re dashurie
» Një histori e dhimbshme nga haremi i Muamar Gadafit (FOTO)
» Historia e Eminem, frymëzuese
» Thenie Dashurie <3
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi