Famën ma dha Berisha, do e imitoj për sa të jetë në politike - A. Llakaj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1

Aktori i njohur Agron Llakaj pohon se "Personazhi që më ka dhënë më shumë popullaritet, patjetër që ka qenë Sali Berisha"Me berishën, shpreh Agron Llakaj "Asnjëherë nuk u bëmë miq por kurrë nuk u bëmë armiq." - ka deklaruar në një intervistë për Panorama Plus aktori dhe moderatori i shfaqjes argëtuese “Al Pazar”.Llakaj shprehet se ai do ta imitojë KM në ikje Sali Berisha, për sa kohë që ai do të qëndrojë i përfshirë në politikë. "Që në momentin që ai do konsumojë politikë, do të jetë pjesë e personazheve të mi." - thote ai.
Ai sqaron se nuk ka asgjë personale me asnjë politikan dhe se kushdo që është në pushtet, ështe në pozitë me karakteret e tij komikë. "Me kalimin e kohës, edhe njerëzit e kanë kuptuar që me këdo që është në qeveri, Agroni do të mbajë qëndrim opozitar. Për shembull, unë kam miqësi me Ramën dhe ai duhet ta dijë se, sapo të jetë në krye të qeverisë, do të ketë përballë një Agron-opozitar, një artist-opozitar. Unë nuk mund të bëhem pjesë e qeverisjes, sepse unë e kam emrin “popull”.
Llakaj eshte shprehur dhe per kryetarin e AKs, Kreshnik Spahiu duke e cilesuar ate se, "ndërtoi një shtëpi pa themele"dhe se ishte, " nje fllucke qe plasi në mënyrën më të shëmtuar" Ndersa per kreun e LSI, Ilir Meta, Llakaj ka thene se, "Meta është politikan që asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar. Tip i thjeshtë, i komunikueshëm dhe bën diferencë." (Lexo te plote intervisten e Agron Llakaj, ketu)
(RevistaShtypi.al)

Similar topics
» Agron Llakaj bën operacion plastik, rinohet (FOTO)
» Foto, tradhëti dhe politikë
» Pas Dështimit Në Politikë, Rikthehet Me Imazhe Seksi
» Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike
» Miriam Cani: Ja Si Do Të Jetë Dasma Ime
» Foto, tradhëti dhe politikë
» Pas Dështimit Në Politikë, Rikthehet Me Imazhe Seksi
» Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike
» Miriam Cani: Ja Si Do Të Jetë Dasma Ime
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi