Fakte për lotët!
Faqja 1 e 1
Fakte për lotët!
Të qarët shpesh ndodh kur një person ndihet fizikisht dhe mendërisht i sëmure, ose kur ndihet shumë i lumtur ose i kënaqur. Me fjalë të tjera, të qarët është një mënyrë për të shprehur emocionet dhe ndenjat. Njerëzit janë të mendimit se femrat janë më emotive se meshkujt, që do të thotë që e kanë më të lehtë të përloten në krahasim me meshkujt. Sipas një kërkimi shkencor përmenden shtatë fakte unike për lotët dhe efektet e tyre për shëndetin tonë:
1.Ekspertet cilësojne se nëse dikush qan, kjo gjë mund të ulë presionin e gjakut, rendimentin e zemres.
2.Stresi ka një ndikim negativ mbi shëndetin, ai mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të trurit dhe të shkaktojë atake të zemrës. Kështu që të qarët na beën më të shëndetshëm dhe mund të lehtesojë dhe reduktoj shumë stresin.
3.Të qarët është zgjidhja për zvogëlimin e stresit emocional. I bën mirë shëndetit, sepse stresi ka efekt negativ mbi shëndetin. Nga shumë kërkime, është i njohur fakti se lotët përmbajnë hormone prolaktin që luftojnë stresin.
4.Nëse e kemi të vështirë apo na vjen turp të derdhim lotë, duket sikur ne mendohemi dy herë. Sipas ekspertëve, nga të qarët jo vetëm që trupi i përgjigjet trishtimit dhe irritimit , por gjithashtu na tregon më të shëndetshëm dhe të shkarkuar nga energjitë negative.
5.Jo vetëm koha ka rëndësi nese dikush është duke qarë, por edhe kohëzgjatja. Shumica e njerëzve shpenzojnë mesatarisht 6 minuta çdo herë që qajnë.
6.Nëse një femër konsiderohet se qan më lehtë se një mashkull, kjo mund të jetë e vërtetë. Mesatarisht, femrat qajnë 47 herë në vit, ndërkohë që mashkulli qan jo më shumë se 7 herë në vit. Ky fakt nuk shpjegohet se femrat janë më të dobëta emocinalisht se meshkujt, por ekziston një fakt mjekësor se tek meshkujt kanali i lotit ka një madhesi më të vogël se i gruas. Ndërkohë për fëmijët, ata qajnë normalisht 1-3 orë në ditë.
7.85 % e femrave dhe 73 % e meshkujve pranuan se trishtimi ju kalon pasi qajnë. Lotët shërbejnë për të pastruar syrin, dhe përbërja e tyre kimike është e ndryshme si për lotët e prodhuar nga trishtimi edhe ato të ardhura si pasojë e emocioneve dhe ndjenjave.
Similar topics
» Fakte të pabesueshme për trurin e njeriut
» 25 FAKTE MAGJEPSËSE PËR DASHURINË
» 10 fakte “të parëndësishme” për Zuckerberg
» Per njeriun....Shifra dhe fakte
» 16 Kuriozitete dhe fakte interesante per vdekjen
» 25 FAKTE MAGJEPSËSE PËR DASHURINË
» 10 fakte “të parëndësishme” për Zuckerberg
» Per njeriun....Shifra dhe fakte
» 16 Kuriozitete dhe fakte interesante per vdekjen
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi