AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve

Shko poshtë

Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve  Empty Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Aug 24, 2013 5:40 pm

Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve  Raul1




Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, është kthyer në “Santiago Bernabue”, duke luajtur 45 minuta me fanellën e Realit dhe për të marrë mijëra duartrokitje nga publiku. Ai u aktivizua edhe 45 minuta me klubin e tij Al Sad, në trofeun “Santiago Bernabeu”, i cili kësaj radhe ishte planifikuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së gjallë të Real Madridit.
Tifozët e priten me ovacione idhullin e tyre, kapitenin shumëvjeçar të Realit, i cili e braktisi klubin në vitin 2010, pasi luajti 550 ndeshje dhe shënoi 228 gola. Ai edhe në këtë miqësore arriti të shënoj në triumfin 5-0, duke realizuar golin e parë për “mbretërit” kundër Al-Sad në minutën e 22-të të ndeshjes. Për Realin shënuan edhe Isko, Benzema dhe i riu Rodrigez. Iker Kasillas i dha shiritin e kapitenit sulmuesit spanjoll.
Raul u përshëndet me mbretin Huan Karlos, me Di Dtefano dhe legjendat e tjera, dhe nuk mundi t’i mbajë lotët, duke u kthyer në “Santiago Bernabeun” e tij.
“Ishte fantastike, dua të falenderoj tifozët, nuk mund të kisha një lamtumirë më të mirë. Cristiano ma dha fanellën, Casillasi shiritin e kapitenit, të gjithë bënë që unë të ndjehem në mënyrën më të mirë. Falënderoj klubin, trajnerët që kanë bërë që sërish të ndjehem si një nga ata. Emocione të tilla kam pasur edhe kur kam debutuar kundër Atletikos në Bernabeu. Jam i lumtur që kam luajtur për shumë vite këtu”, deklaroi Raul.
♛Melody♛
♛Melody♛

Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve  Coolte21

Shteti Shteti : Raul Gonzales jep lamtumirën futbollit mes lotëve  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi