AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë

Shko poshtë

Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë  Empty Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 09, 2013 2:11 am



Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë  01



U zhvillua këto ditë “Mirdita turistike 2013″. Organizuar nga pallati i kulturës “Mirëdita”, ky aktivitet ofroi shijim të natyrës, por dhe riteve të bukura të dasmës vendase, ku u inskenua i gjithë rituali, nga ardhja e krushqve, te nxjerrja e ujit nga pusi e këngët e bukura të zonës.
Te kulla e Radacve në komunën Kthellë të Mirditës ka dasmë. Dera është e hapur për të gjithë. Aq më tepër për ata që po digjen nga zhegu i asfaltit në qytet. Por nuk është një dasmë dosido, por një dasmë… turistike. Për të tretin vit është organizuar në Mirditë guida “Mirdita turistike 2013″. Shijuesit e natyrës, aventurës dhe traditës, përshkuan “aksin kulturologjik” të krahinës, që banorët e zonës e njohin si “bajraku i Kthellës”, duke nisur me shtegtimin turistik, për të përfunduar me një nga ritualet më të bukura, siç është dasma vendase. Pas Oroshit dhe Rubikut, mikpritësja e aktivitetit ishte Kthella.
Ky aktivitet i rëndësishëm i turizmit malor u organizua nga pallati i Kulturës “Mirëdita”, komuna Kthellë, sipërmarrësit vendas, Banka Societa Generale Albania, pjesëtarë të ekipit të Rrally Albania. Por asgjë nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e banorëve e fshatrave përreth.

[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Itinerari[/b]
Shtegtuesit turistikë janë ndalur fillimisht në vendin e quajtur Prosek, një vendbanim që lidhet sot me varrezat arbnore të zbuluara para disa vitesh nga gërmimet arkeologjike. Më pas, në zonën e Përlatit, te një kullë e moçme me sharipop, nga të rrallat në vendin tonë. Pjesë e shtegtimit është bërë dhe vajtja te shpella e Valit, duke demonstruar vlerat që ka turizmi speleologjik në vendin tonë, e sidomos në Mirditë, krahinë e cila njihet për këtë resurs të begatë turistik. Më pas, i gjithë grupi shtegtues është pritur në një kullë vendase, ku ia nisi dasma e hershme e Mirditës me të gjitha detajet e saj./[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Panorama[/b]
♛Melody♛
♛Melody♛

Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë  Coolte21

Shteti Shteti : Dasmë turistike në kullën e Radacve në Mirditë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi