AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen

Shko poshtë

Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen Empty Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 08, 2013 2:48 am

[b style="border: 0px; margin: 0px; padding: 0px;"]Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen 11[/b]
Skuqja, djersitja e shuplakave, rrahja e zemres, dridhja, shtrengime ne stomak, jane vetem disa nga simptomat e te qenit te turpshem qe shfaqen ne nderveprim me te tjeret.
Nese personi nuk arrin t’i perballoje, situata vetem do te perkeqesohet. Megjithate, lajmi i mire eshte qe shkathtesite sociale mund te mesohen gjate tere jetes. Perballoni drojen hap pas hapi ose te pakten ndaluni te mendoni per te si per ndonje te mete.
Personat e turpshem kane veshtiresi ne komunikim, ne krijimin e raporteve shoqerore ose realizimin e synimeve per te cilat eshte i nevojshem vetebesimi. Jane te qete, te terhequr dhe jokomunikative. Ne bisede zakonisht kane veshtiresi, nuk mund te shikojne bashkebiseduesin ne fytyre, belbezojne, skuqen. Ne parim, kjo eshte frika nga mosmiratimi, refuzimi, nenqeshja, sikleti. Ne planin emotiv me turpshmerine shkojne edhe tensioni, vetmia dhe deshperimi. Ne situatat me te renda shfaqen edhe gjendjet e forta depresive.
Frika ose droja mund te cojne ne bllokada totale, vecanerisht nese jemi ne situate qe te flasim para nje grupi me te madh te njerezve, ne provim, intervistat per pune, ne raport me autoritetet ose gjinine e kundert. Keshtu, ne te gjithe situatat ku njerezit e tjere ne njefare menyre duhen te na vleresojne.
“Sikleti shkakton skuqjen, ndersa arsyeja kryesore eshte vemendja e padeshiruar shoqerore”, thote dr. Mark Leary, profesor i psikologjise nga Universiteti Duke.
Fatkeqesisht shfaqjen e skuqjes nga turpi nuk mund ta kontrolloni me forcen e vullnetit. Madje eshte zbuluar qe ndihmon kur njerezit te cilet skuqen tentojne ta theksojne ate sa me shume qe te jete e mundur, shpjegojne ekspertet dhe shtojne qe nese kete fenomen e shikoni si dicka te deshirueshme, do te zvogelohet stresi i cili perkeqeson simptomat. Megjithate, mjeket besojne qe me ushtrime mundet teresisht te ndalohet kjo shfaqje e padeshirueshme.
Ne te perballuarit e aftesive sociale duhet te shkohet hap pas hapi nga gjerat qe nxisin me pak treme. Ndersa keni parasysh edhe qe:
- Askush nuk e di qe jeni te turpshem.
- Jeni nervoz, por bashkebiseduesi nuk eshte i vetedijshem per kete gje. Ekzistojne hulumtime qe pohojne qe vetem ne 20 per qind te rasteve e veme re nervozen te personat me te cilet kemi nderveprim.
- Vleni po aq sa te tjeret. Ajo cka nxit turpin shpesh eshte ndjenja e inferioritetit. Gjithmone ta keni ne mendje qe vleni po aq sa edhe personi tjeter.
- Ndryshimi eshte gjithmone i mundshem.
- Krijimi i kontakteve sociale eshte aftesia e cila eshte e mundshme te mesohet ne cdo periudhe te jetes. Mos e humbni mundesine qe te filloni menjehere.
Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen 2
♛Melody♛
♛Melody♛

Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen Coolte21

Shteti Shteti : Shendeti mendor: Si te perballoni turpin dhe skuqjen Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi