AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori

Shko poshtë

  Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori  Empty Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Aug 07, 2013 7:08 am

  Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori  86831
TIRANE- Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit, si dhe rritja e transaksioneve online, kanë prodhuar një dukuri sa të panjohur, aq dhe aktuale për agjensitë ligjzbatuese në Shqipëri.
 
Bëhet fjalë për krimet kibernetike, ku organe si policia, prokuroria, si dhe sektorët e përgjimeve dhe zbulimeve kompjuterike përballen çdo ditë me një fluks tepër të madh pune.
 
Për vitin 2013 organi i akuzës në kryeqytet ka regjistruar plot 15 procedime penale për mashtrime kompjuterike, ndërsa mbi 30 raste janë ende në proces hetimi. Prokuroria e kryeqytetit për krimet kompjuterike në bashkëpunim me policinë dhe strukturat e krimeve kompjuterike deri më tani janë shkatërruar plot 8 grupe keqbërësish.
 
Ndër krimet më të përhapura sipas task forcës në Prokurorinë e Tiranës janë, klonimi i kartave të kreditit, transaksionet e rreme bankare, si dhe ndërhyrja në privatësinë e përdoruesve online.
 
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, janë klasifikuar dhe një sërë veprimesh të kundraligjshme të cilat më parë nuk kanë ekzistuar, si vjedhja e një pasuordi, ndërhyrja në faqet personale në rrejtet sociale si dhe ofendimet apo cënimi i dinjitetit të personave veprime këto të cilat ndodhin rëndom.
 
E ndërsa teknologjia dhe keqbërësit ecin me ritme të shpejta duke përshtatur pajisje dhe programe nga më të fundit, organi i akuzës kërkon nga qytetarët të jenë më vigjilent, të kujdesshëm, si dhe të denoncojnë çdo dyshim që kanë në lidhje me cënimin e privatësisë gjatë përdorimit të teknologjive.
Redaksia Online - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/rriten-procedimet-penale-per-krimet-kompjuterike-16-raste-ne-tirane-170690.html#sthash.RrpPJxZ4.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori  Coolte21

Shteti Shteti :   Rriten mashtrimet kompjuterike 45 dosje në Prokurori  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi