AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt

Shko poshtë

Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt Empty Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Aug 07, 2013 5:42 am


Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt Mimi

“Unë isha njësoj e surprizuar si të tjerët” thotë Mimi Kodheli, që është përzgjedhur nga kryetari i partisë së saj, Edi Rama, si ministrja e re e Mbrojtjes.
Ekonomistja 48-vjeçare deri më tani është marrë në parlament me çështjet të buxhetit të ushtrisë. Tani, në qeverinë e dominuar nga socialistët, ajo do të jetë një shembull se si Shqipëria patriarkale po bën një hap drejt barazisë gjinore.
 [b style="line-height: 1.3em;"]Ministria e Mbrojtjes si pjesë e emancipimit[/b]
Kodheli është mësuar me betejat në domenet e meshkujve. Në zgjedhjet e 23 qershorit ajo garoi në Lezhë, në veri të Shqipërisë ku ka ‘njerëz të armatosur, papunësi të lartë dhe kriminalitet’. “Njerëzit atje janë të vëmendshëm kur aty është një grua për shkak se ajo përfaqëson njëfarë kompensimi,” thotë ajo për Standard.
Shumë do e shohin atë si Zonjën e Hekurt. “Por unë nuk e shoh kështu,” thotë ajo. Nga ana tjetër, një imazh i tillë do e ndihmojë, pranon ajo. Në vitin 2005, ajo garoi kundër Bamir Topit, që u bë president më vonë. “E kam dashuruar këtë betejë,” thotë ajo, edhe pse atëherë e patën pyetur: “Si mund të luftosh me dikë që është kaq i rëndësishëm”.Faktin që tani do marrë përsipër dikasterin e mbrojtjes, e sheh si pjesë të emancipimit.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kjo aleancë është shumë popullore në vend për shkak të luftës në Kosovë. Gjithashtu Shqipëria ishte pjesë e aleancës së George Bush në luftën e Irakut.
Kodheli kreu studimet në vitin 1986, gjatë periudhës së komunizmit, por më pas bëri doktoraturën për financa ndërkombëtare në universitetin e Veronës, për të punuar më pas në sektorin bankar.
Besnikëri e pakushtëzuar ndaj liderit partiak
Ajo është në politikë që prej 13 vitesh. Vëzhguesit thonë se ajo nuk ka një profil të lartë për shkak të besnikërisë së pakushtëzuar ndaj liderit të partisë, Rama. Qëllimi më madhor i qeverisë së tij është që të marrë statusin e kandidatit për në BE, kaq të dëshiruar. “Ndoshta më e rëndësishme është që ta mbajmë, sesa ta marrim,” thotë Kodheli, e vetëdijshme për sfidat që e presin.
Në kohën e lirë ajo qëndron me dëshirë në shtëpi “për shkak se unë kam kaq pak kohë”, thotë gruaja, që është krenare për karrierën e saj, “por kryevepra ime është djali im 24 vjeçar”.
Por cili mendon se është problemi më i madh? “Gratë nuk kanë besim tek njëra- tjetra, siç kanë tek meshkujt. Neve na duhet më shumë besim tek njëra- tjetra”. Në mes të shtatorit, ajo merr detyrën.
[b style="line-height: 1.3em;"]Nga Adelheid Woelfl[/b]
‘Der Standard’
♛Melody♛
♛Melody♛

Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt Coolte21

Shteti Shteti : Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi