AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Blue Jasmine” Nga Woody Allen

Shko poshtë

“Blue Jasmine” Nga Woody Allen  Empty “Blue Jasmine” Nga Woody Allen

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 3:56 am

“Blue Jasmine” Nga Woody Allen  71359
Filmi i ri dramatik nga Woody Allen, “Blue Jasmine” portretizon një grua që po kalon në një gjendje të vështirë, ndërkohë që e ardhmja e saj financiare dhe privilegjet që ajo gëzon bien në greminën financiare të vitit 2008 në Wall Street.
SHBA – Filmi i ri dramatik nga Woody Allen, “Blue Jasmine” portretizon një grua që po kalon në një gjendje të vështirë, ndërkohë që e ardhmja e saj financiare dhe privilegjet që ajo gëzon bien në greminën financiare të vitit 2008 në Wall Street.
Me bashkëshortin Hal në burg për investime të rreme, Jasmine e njohur në jetën sociale të Nju Jorkut, shkon për ndihmë tek e motra që punon shitëse në një dyqan ushqimor në San Francisco. E pa punë dhe pa para, Jasmine gjen rehati në kujtimet e saj, pijen dhe mos pranimin e realitetit.
Pesonazhi i saj bazohet pak a shumë në Ruth Madoff, gruan e aksionerit të pasur Bernie Madoff, i dënuar me 150 vjet burg për mashtrim të investitorëve me miliarda dollarë.
Sikurse filmat e mëparshëm të Woody Allen, Blue Jasmine, bazohet tek një personazh por më i pamëshirshëm se në filmat e tjerë me një grua në depresion dhe familje jofunksionale.
Woody Allen po ashtu bën krahasime me Blanche Dubois nga shfaqja me titull A Street Named Desire nga Tennessee Williams.
Në variantin kinematografik, Blanche Dubois, që jeton në iluzione, përplaset me kunatin britanik njëlloj sikurse Jasmine provokon zemërimin e të dashurit të motrës së saj që vjen nga klasa e mesme.
Filmi i Woody Allen po ashtu ekspozon boshllëkun e njerëzve, jetët e të cilëve janë ndërtuar mbi pasurinë dhe fuqinë.

Kate Blanchett në rolin e Jasmine, ofron një interpretim të fortë si një grua që kthehet në guaskë kur asaj i rrëmbehet e vetmja gjë e shtrenjtë, paratë.
Ansambli i roleve ofron një kryevepër dramatike mbi ndjenjën njerëzore gjatë rënies së Wall Street-it. Pavarësisht argëtimit, audienca mund të ndihet jo mirë rreth rënies së Jasmine, që nganjëherë është e pa përballueshme.
 
05.08.2013
Burimi : Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

“Blue Jasmine” Nga Woody Allen  Coolte21

Shteti Shteti : “Blue Jasmine” Nga Woody Allen  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi