AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve

Shko poshtë

Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve  Empty Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 31, 2013 6:15 pm

Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve  86241
TIRANE- Arkeologu i njohur Skënder Muçaj rreshtohet përkrah mendimit të anëtarëve të Forumit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në debatin e hapur nga "Shqiptarja.com"; a duhet të vërshojë një numër i madh spektatorësh në teatrin e Butrintit apo të Apolonisë kur dihet që kanë një kapacitet të kufizuar vendesh.

Cilat janë pasojat që lënë festivalet dhe aktivitet ë kthyera tashmë “në modë” sipër monumenteve të kulturës prej shoqatave private artistike, por të mbështetura me fonde shtetërore? Auron Tare ka reaguar duke u shprehur se “teatri antik ka një kriter tjetër për mirëpritjen e spektatorëve dhe mban vetëm 400 veta, ndërsa ka konstatuar se nuk ka më kritere ruajtëse për Monumentin e Kulturës”.

Duke bërë apel që shteti t’u kërkojë organizatorëve të kujdesen për monumentet, Tare ka nxjerrë në dritë dhjetëra pasoja që vijnë në Monumentet e Kulturës gjatë ose pas mbarimit të festivalit, si gozhdët në mure, kamionët me tonazh të rëndë dhe dëmet që vijnë nga mbingarkesa e shkallëve që shkon deri në 1500 spektatorë.

Pas kuintave të festivalit të Butrintit Roba të varura me gozhdë të ngulura në mur letra e shishe Coca Cola me logo
(Foto: Pas kuintave të festivalit të Butrintit: Roba të varura me gozhdë të ngulura në mur letra e shishe "Coca Cola")

Ndërsa organizatorët e festivalit të Butrintit dhe Apolonisë mendojnë se kjo është një shprehje e suksesit të festivalit, arkeologu Skënder Muçaj thotë se shteti duhet të bëjë kontrata të forta me marrësit në përdorim të monumentit dhe të mos ketë pasoja si ato që rrëfehen në këtë intervistë.

Zoti Skënder, anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Monumenteve këto ditë kanë reaguar për mënyrën si bëhen festivalet në teatrot antike. Sipas tyre, pasojat vijnë edhe ngaqë numri i spektatorëve nga 400-500 vetë që ka si kapacitet Butrinti p.sh. shkoi deri në 1500, siç deklarojnë edhe vetë organizatorët...
-Unë nuk jam për atë që monumentet e hapura që janë për t’u përdorur të mos të përdoren. Nuk jam as kundër zhvillimit të një festivali, por problemi është se këto festivale nuk menaxhohen mirë nga ata që marrin me qira ose ata që kryejnë aktivitete. Prandaj institucionet shtetërore duhet të kenë sanksione shumë të forta për palën që e merr në përdorim monumentin dhe për personin përgjegjës që e merr përsipër gjatë ditëve të aktivitetit. Në qoftë se kjo kontratë realizohet, nuk do të ketë prishje të monumentit dhe askush nuk merr në përgjegjësi një monument dhe ta përdor atë për ta shkatërruar. Nëse vendosen gjoba, personi që drejton një festival do të jetë shumë i kujdesshëm të mos të shkatërrojë asnjë gjë. Këtë e bëjnë edhe shumë shoqëri private që e sipërmarrin në përdorim monumentin, por kontrata me institucionin shtetëror e vë secilin përballë një përgjegjësie të madhe ligjore.

Pra, deri më sot nuk ka pasur kontrata të lëshuara nga Instituti i Monumenteve të kulturës ose MTKRS-ja?
-Ne vuajmë në Shqipëri për lidhje kontratash për përdorimin e monumenteve. I japim lejet për aktivitete shpesh në mënyrë shoqërore. Themi “hajde se unë e njoh këtë dhe le t’i lejojmë t’i japim për këto aktivitete kulturore”. Ata që organizojnë këto aktivitete nuk është se nuk marrin të ardhura, por gjithë këto të ardhura shkojnë në xhepin e tyre dhe pse të mos shpërndahen edhe për pjesën tjetër, për rojet dhe për të gjitha shërbimet. Në qoftë se kjo kontratë është dhe për pjesën që merr, dhe për pjesën që jep dhe kjo kontratë i ka të gjitha të parashikuara, atëherë unë mendoj se nuk do të ketë asnjë lloj dëmtimi të monumentit. Dhe aty do të bëhet siç do pala që zotëron dhe e jep monumentin, dhe jo siç do pala tjetër. Pas lidhjes së një kontrate të tillë nuk vendosen as gozhdë në mur, nuk lëvizin as gurët. Kam vënë re edhe një gjë që ndodh atje, pasi ikën pala që ka marrë për përdorim monumentin, lë edhe mbeturina pas dhe ata të parkut duan ditë të heqin pisllëqet. Kur mbaron aktiviteti kamë vënë re se gjithë mjedisi mbushet me copa polesteroli, kanaçe dhe pisllëqe të tjera dhe organizatori ka ikur pa i kushtuar asgjë për pastrimin. Edhe kur shkatërrohet diçka tjetër, organizatorët nuk janë gjobitur asnjëherë.

Gjatë kohës që ju keni punuar si arkeolog, ka pasur ndonjëherë kontrata shtetërore për përdorimin?
-Mua më vjen keq që nuk më mbaj mend se çfarë filmi luhej në vitet ‘70, por vetëm nga fakti se ata të kinostudios kishin ndezur një zjarr për xhirimet në Apoloni, është bërë problme i madh dhe është quajtur shkelje e rëndë. Ne u dhamë leje për ta bërë xhirimet, kur shohim ata ndezën edhe një zjarr. Problemi shkoi deri në kryeministri e komitet qendror dhe në kinostudio. derisa sa ata të kinostudios e morën vesh se nuk duhet të kryenin asnjë veprim pa leje. Kështu pas kësja mase, ata e mësuan mirë se vetëm për xhirim në monumentet e kulturës duhej të merrej leje pas leje dhe nuk u përsërit më kurrë të ndizej zjarri. Edhe sot, në qoftë se masat janë shtrënguese, atëherë sigurohet ruajtja e monumentit dhe mbarëvajtja e aktivitetit.

Ju vetë si e njihni situatën e dëmtimeve që bëhen gjatë festivaleve ose spektakleve në teatrot antikë?
-Unë më shumë kam parë pisllëqe sesa shkatërrime. Kam parë pisllëqe ku u zhvillua festivali i Iso-polifonisë në Bylis, ku pjesëmarrësit kanë në ikur dhe kanë lënë shumë qese, pra problemi më i madh është i pisllëkut që lihet pas dhe shteti duhet të paguajë të pastrohet.  

Pra ju e pranoni që në Butrint nuk është e mundur të vijnë 1500 spektatorë, sepse nuk mund të akomodohen pa bërë dëme në atë terren, të cilët janë tre herë më shumë se kapaciteti?
-Ashtu siç bëhet për kinemanë, etj, ashtu të bëhet edhe për teatrot. Ai persona që shkon duhet që të presë edhe bileta. Bileta e klasifikuara nuk lejojnë të hyjë në Butrint ose Apoloni kush të dojë. Madje festivali që bëhet në këto teatro është i tillë që duhet parë nga një publik i zgjedhur dhe njohës e specialistë të teatrit. Jo të themi “hajde ta bëjnë sa për të thënë”. Ne nuk jemi as në sheshin Nënë Tereza, as në sheshin Skënderbej, që t’i themi publikut se po bëjmë teatro të hapura. Këto mund t’i bëjmë kur të duam, por nuk duhet harruar që atje larg qytetit është një qendër arkeologjike me rëndësi të veçantë dhe atje duhet patjetër të shkojë edhe një spektator i zgjedhur. Teatri i Butrintit nuk është teatër kukullash që të shkojnë fëmijët. Unë i di se çfarë shfaqjesh jepen aty dhe ato shfaqje nuk kanë lidhje as konceptualisht me fëmijët. Ndaj drejtuesit duhet të bëjnë një aktivitet të rëndësisë që pretendojnë dhe për të bërë të njohur monumentet e Butrintit apo Apolonisë.  

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/mucaj-si-e-shkaterrojne-butrintin-e-apolonine-organizatoret-e-festivaleve-169704.html#sthash.fF3d7p13.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve  Coolte21

Shteti Shteti : Muçaj: Si e shkatërrojnë Butrintin e Apoloninë organizatorët e festivaleve  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi