Britania Do Të Ndalojë Pornografinë Në Internet
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Britania Do Të Ndalojë Pornografinë Në Internet
Përdoruesit do të bëjnë një kërkesë specifike në rast se dëshirojnë heqjen e filtrit
Shumica e familjeve në Britaninë e Madhe do ta kenë pornografinë të bllokuar nga ofruesi i tyre i internetit deri sa të zgjedhin të heqin filtrin, bëri të ditur David Cameron, Kryeministri i Britanisë. Përveç kësaj, Britania do të konsiderojë shkelje ligjore posedimin e pornografisë në internet që përshkruan përdhunim. Cameron tha se aksesi i lirshëm në pornografinë në internet po “shkatërron fëmijët”. Edhe disa terma kërkimorë do të bllokohen, në mënyrë që të mos japin rezultate në motorët e kërkimit.
Cameron tha se priste një sherr me ofruesit e shërbimit të internetit, të cilët, sipas tij, nuk po bënin mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi, pavarësisht një “detyre morale” që kanë.
Plani është që kompanitë e internetit të ofrojnë filtra për mbrojtjen e familjes, të cilat do të jenë të aktivizuar automatikisht për lidhjet ekzistuese dhe ato të reja, por konsumatorët do të kenë të drejtë t’i heqin filtrat. Miliona përdorues aktualë të internetit do të kontaktohen nga kompanitë e ofrimit të lidhjes, për faktin se ata do të duhet të zgjedhin nëse duan t’i përdorin apo jo filtrat e kontrollit prindëror.
Klientët që nuk do të klikojnë për të hequr apo për të mbajtur filtrat në punë, do t’i kenë filtrat të zbatuar automatikisht. Kompanitë më të mëdha të internetit kanë rënë dakord në përdorimin e kësaj skeme.
Industria e pornografisë është aktualisht e rregulluar në Britaninë e Madhe sa u përket materialeve të shitura nëpër dyqane apo në televizorët me pagesë, por nuk janë shumë të rregulluar në botën e internetit, ku po zhvillohet një debat mbi lirinë e fjalës.
Cameron tha: “Unë dua të flas mbi internetin dhe impaktin që ai ka në pafajësinë e fëmijëve tanë, se si pornografia në internet po gërryen fëmijërinë e tyre. Ka disa cepa të errët në internet, ku ka gjëra që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për fëmijët tanë dhe këto duhet të ndalohen”, tha ai.
Cameron u shpreh se propozimet e tij nuk janë si pasojë e moralizmit, por si pasojë e nevojës për të vepruar kundër pornografisë në internet. Por një aktivist për mbrojtjen e fëmijëve, Jim Gamble, deklaroi se masat e propozuara janë të pamjaftueshme. “Duhet të gjenden rrënjët e problemit të pornografisë ilegale, duke kapur ato që e kanë krijuar materialin. Duhet një ndalesë reale, jo një paralajmërim në internet, me të cilin pedofilët do të qeshin.”
Plani i Cameron është mirëpritur nga grupimet e të drejtave të grave dhe akademikët, të cilët kanë kërkuar prej kohësh të rregullohet pornografia dhe të ndalohet pornografia që paraqet përdhunim.
23.07.2013
Burimi: Gazeta Shqip
Similar topics
» Martesat Gay: Britania e Madhe vendos pro
» Shqipëria në vendin e 88 për lëvizjen e lirë, Britania e para
» Youtube zbulon mënyrën si të shikojmë videot pa pasur internet!
» Si të ruhesh nga përgjimi në internet
» Fotografia komike në internet, ngjashmëria mes Putin dhe një qeni
» Shqipëria në vendin e 88 për lëvizjen e lirë, Britania e para
» Youtube zbulon mënyrën si të shikojmë videot pa pasur internet!
» Si të ruhesh nga përgjimi në internet
» Fotografia komike në internet, ngjashmëria mes Putin dhe një qeni
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi