AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jay-Z gjobit Rita Orën

Shko poshtë

Jay-Z gjobit Rita Orën Empty Jay-Z gjobit Rita Orën

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 24, 2013 11:17 pm

Jay-Z gjobit Rita Orën Zzzzzzz%20rJay Z është një drejtues i sertë. Këtë e thotë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që ka firmosur një kontratë me kompaninë diskografike të reperit.

Ora ka deklaruar për mediat britanike se Jay e gjobit nëse ajo paraqitet vonë në studio. “Arrita në studio me 10 minuta vonesë dhe mora një mesazh kritikues. Nëse unë vonohem gjobitem”, ka treguar Rita.

“Është një shembull i vogël që tregon se Jay është gjithmonë korrekt”, ka treguar më tej këngëtarja që jeton në Londër.

Rita, që aktualisht shoqërohet me DJ Calvin Harris, e pranon që paraqitja vonë në një takim është joprofesionale dhe mund të jetë rrënimi i karierës së saj nëse nuk disiplinohet. Por ajo e sheh Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, si një shembull.

“Ai nuk të detyron të bësh diçka që ti s’do ta bësh, nuk të detyron të jesh në kohë, por sjellja e tij të bën të kuptosh se në këtë mënyrë vetëm sa po i bën dëm vetes”, ka treguar Rita për revistën “NME”.

Së fundmi Rita Ora u rendit mes 10 femrave më seksi në një sondazh të tabloidit “The Sun”, ku votuan britanikët për yjet më të preferuara të showbizit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

Rita u rendit në vendin e nëntë duke lënë pas këngëtaren e njohur Jessie J, që së fundmi ka ndërruar shpesh herë lookun e saj. 
♛Melody♛
♛Melody♛

Jay-Z gjobit Rita Orën Coolte21

Shteti Shteti : Jay-Z gjobit Rita Orën Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi