AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian

Shko poshtë

Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian Empty Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 23, 2013 7:31 am


Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian 113

Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian 112
Ish-e dashura e Kris Humphries, shqiptarja Myla Sinanaj, shpreson te behet e suksesshme duke lancuar nje video seksi. Fatmira, e cila preferon te therritet Myla, e ka xhiruar tashme videon pikante me nje sozi te basketbollistit Kris Humphries, ish-burri i Kim Kardashian. Xhirimi eshte bere nga Vivid Entertainment, e njejta kompani qe shperndau ne 2007 videon seksi te Kim Kardashian, nje filmim qe e beri te famshme vajzen me forma te bollshme, qe nuk njihet per ndonje talent te vecante.
Por vajza me origjine shqiptare duket se eshte e vendosur te ece ne te njejtet hapa qe ka ecur Kim. “Mund te mos e pelqej dhe aq Kimin, por ajo eshte e zgjuar dhe seksi. Fakti qe une i ngjaj shume me beri te mendoj, pse te mos bej nje video seksi dhe te nxjerr edhe une miliona nga ndonje reality shou?”, citohet ajo nga Daily Mail.
Myla thote se ka bere nje marreveshje me kompanine Vivid para xhirimit te skenave, madje me partnerin qe shfaqet ne video ka pasur nje terheqje fizike qe ne momentin e pare. Vendimi i Myles me shume se sa nje perpjekje e guximshme, eshte nje kopje strategjie,pasi pikerisht per shkak te videos intime me reperin Ray J, ajo u katapultua menjehere ne majat e shoubizit, duke nxjerre miliona dollare fitime. Kim filmoi momentet intime me te dashurin ne moshen 23-vjecare, ndersa reality shou i saj fitimprures “Keeping up with the Kardashians” nisi tete muaj pas shperndarjes se videos.
Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian 111
Vitin e kaluar, videoja u rikthye edhe njehere ne qender te vemendjes, per shkak te nje videoje tjeter ku shfaqeshin tri parukiere duke e pare. Vivid i bleu te drejtat e videos per 1 milion dollare, ndersa ne prill te 2007-s, Kim braktisi procedurat ligjore qe kishte nisur kunder kompanise pornografike, duke arritur me te nje ujdi prej 5 milione dollaresh.
Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian 114Myla dhe Kris, nje lidhje qe nisi ne hotel
Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian 115
Fatmire Sinanaj u be personazh i shtypit roze nje vit me pare, ku u shfaq ne disa foto ne plazh me basketbollistin Kris Humphries, pak jane pasi ky i fundit ishte ndare nga Kim Kardashian, me te cilin pati nje martese qe zgjati vetem 72 dite. Myla dhe Kris mendohet se jane njohur ne ambientet e nje hoteli ne Nju Jork, ku ajo punonte. Ngjashmeria ne fytyre dhe trup e Myles me Kim nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e medias dhe Myla u gjend ne faqe revistash e gazetash per disa dite me radhe. Ajo madje nisi ta shprehte hapur antipatine qe kishte ndaj paraardheses se saj ne lidhje me Kris, Kim Kardashian. Myla akuzoi Kim se e kishte tradhtuar te dashurin e saj te atehershem, Reggie Bush, me reperin Kanye West, ne nje nga dhomat e hotelit ku ajo punonte.
Myla dhe Kris u ndane pese muaj pasi kishin nisur lidhjen. TMZ, nje media qe merret me jeten e yjeve te shoubizit, shkroi qershorin e vitit te kaluar se avokatet e Kris i kishin kerkuar FBI-se nje hetim ndaj Myles, e cila sipas tij ishte perpjekur ta shantazhonte. Pavaresisht se gjithcka u shfry si tullumbace, fakt mbetet qe Kris pati me Mylen nje lidhje qe zgjati me shume se martesa me Kim Kardashian.
/Burimi: Gazeta Dita
♛Melody♛
♛Melody♛

Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian Coolte21

Shteti Shteti : Myla Sinanaj, sozia shqiptare qe ndjek hap pas hapi Kim Kardashian Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi