AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi grehinat e skamjes!

Shko poshtë

Mbi grehinat e skamjes! Empty Mbi grehinat e skamjes!

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 22, 2013 2:56 am

Mbi grehinat e skamjes! Hqdefault-300x225
Bulqiza është qyteti minator më i rëndësishëm në Shqipëri, që ka pasur jetë mbi e nën dhè këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë.
Këto kohë i është dëgjuar ulërima e një heshtjeje të gjatë. Është ulërima e njerëzve të qetë, e njerëzve punëtorë, që zë fill në galeritë e harruara dhe dëgjohet në valët e radiove, shihet në ekranet e televizioneve e mbush faqet e gazetave.
E s’ka si të ishte ndryshe. Kjo është jehona e sakrificës, e djersës, e gjakut, e bukës së fëmijëve.
Çdo minator mund ta pyesë veten: E ç’shekull i shanseve të barabarta është ky, ku djersa pihet, ku gjaku shtypet, ku njeriu e shtrydh njeriun dhe e shndërron në kafshë pune?
E ç’shekull i qytetërimit është ky, ku puna është skllavëri e bëhet me mjete tejet primitive, sikur ora e botës të mos ketë shkelur në këtë qytet?
Nuk mjaftojnë më një palë kominoshe pune, një kapelë e një lopatë…
Të ther në shpirt ai vështrim nga qielli
me shpresën se sytë do e shohin dhe nesër dritën e diellit. Vdekja nuk është më fjalë e huaj për këta heronj të nëntokës. Ata jetojnë me të, çohen e bien me të, madje ia kanë dëgjuar dhe zërin e kobshëm.
Për çdo ditë e kanë mbi krye që në agun e mëngjesit e gjer në errësirën e natës.
Pavarësisht gjithçkaje, shpirti i tyre nuk përkulet, këmbët në s’iu mbajtshin, hekur i bëjnë; duart në s’iu këputshin, gur i bëjnë.
Punojnë ku të munden, jashtë e brenda minierës, në shi e acar, pa kurrfarë kontrate. Ky është ligji i pashkruar i kapitalizmit të tejskajshëm.
Ligji nënshtrohet nga paraja, shteti bie në gjunjë para fuqisë kapitale e predominuese nga shtetet e zhvilluara evropiane. Kapitalisti i huaj është pronar në vendin tonë. Shfrytëzon brishtësinë financiare të shtetit e luan me shtetasit e tij. Por, i gjithë ky mjerim, vrer, shtypje e kanosje pa fund, vjen një ditë e shpërthen. Njeriu ngrihet mbi veten, ri
lind për një të ardhme më të shndritshme, për një mirëqenie ekonomike, njësoj si mbinjeriu i Niçes.
I tërë ky akumulim i ndjesisë së inferioritetit, e kthen shpirtin si një hambar të mbushur plot poshtërim e robëri. Dhe pikërisht, me këtë “forcë të heshtjes”, të kanosur pa shtypje, por të rrënjosur thellë në zemër, po dhe duhet të ngrihen minatorët e Bulqizës.
Por që fatkeqësisht, edhe me këtë forcë, më e fortë se forca vetë, minatorët mbeten sërish të dobët, përderisa Shqipëria ende përpëlitet nga gjendja jo fort e mirë ekonomike.
Më konkretisht, zinxhiri ACR – shtet – minator, unë mendoj se ka hallkë të dobët shtetin, pasi ai është i vënë nën presion nga të dyja palët.
Rruga e paqtë është veçse administrimi i minierës nga një firmë vendase.
Mirëpo, që miniera e Bulqizës të administrohet nga një firmë shqiptare, duhet një shtet i fuqishëm financiar.
Përderisa kjo premisë nuk ekziston, konkluzioni është i vështirë të parashikohet. Shpresoj që kjo “forcë e heshtjes” të mos jetë vetëshkatërruese, qoftë për minatorët, qoftë për shtetin.
Dua me gjak e zemër që Bulqiza të jetë e bulqizakëve dhe jo më qyteti i pasur me njerëz të varfër. Që të mos ngrihet më pasuria e dikujt mbi ngrehinat e skamjes së tjetërkujt!

- See more at: http://medialajm.al/2013/07/mbi-grehinat-e-skamjes/#sthash.0yzMz7HP.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Mbi grehinat e skamjes! Coolte21

Shteti Shteti : Mbi grehinat e skamjes! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi