Shqiperia, nje vend i pasigurt edhe ne syte e shqiptareve te Kosoves
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Shqiperia, nje vend i pasigurt edhe ne syte e shqiptareve te Kosoves
Shqiperia, nje vend i pasigurt edhe ne syte e shqiptareve te Kosoves
Policia e Durresit beri te ditur sot se ka arrestuar kater te rinj, te cilet kane grabitur me arme pushuesit kosovare ne plazhet e ketij qyteti.
Mbreme ata kane grabitur tre pushues kosovare.
Policia e Durresit ben me dije se ne pranga kane perfunduar shtetasit Leonard Fierza, Hasan Tosku 21 vjec, Haki Nuci 24 vjec, Jetmir Mera 19 vjec.
Tre prej tyre jane nga Burreli dhe njeri nga Shkodra. Por pavaresisht ketij lajmi, e perditshmja kosovare Zeri shkruan se rruget e Shqiperise jane te pasigurta.
Sipas kesaj te perditshme, grabitjet e udhetareve madje edhe ne Rrugen e Kombit, thyerja e xhamave te autobuseve kosovare, ka rikthyer ne kujtese periudhen e anarkise dhe bandave. Por ndersa zyrtare te policise shqiptare thone per Zerin se kjo eshte propagande mediatike, qytetaret ndjehen te pasigurt.
Nje kosovare thote se po mendon te anuloje udhetimin ne Shqiperi pasi ka degjuar lajmet per grabitje. Ajo shton se ai qe quhet bashkepunim mes policise se Kosoves dhe asaj te Shqiperise po behet vetem per te vene gjoba.
Kurse Merita Visoka shprehet: “Kam ardhe nga Gjermania me shpresen qe me i kalue pushimet ne Shqiperi, por tash qe po i degjoj keto lajme qe udhetaret jane duke u plackitur neper rruget e Shqiperise, zor se mund te shkoj. Thjesht kam frike se nuk ndihem e sigurt qe te udhetoj, e aq me pak te shkoj per pushime atje”.
Zedhenesi i policise se Kosoves, Baki Kelani thote per Zerin: “Kemi kerkuar nga autoritetet policore te Shqiperise njekohesisht qe te rriten masat e sigurise ne ato lokacione ku kryesisht kane ndodhur incidentet. Policia e Kosoves vazhdon te jete prezent ne kuader te marreveshjes qe ka me Policine e shtetit shqiptar, me qellim te ofrimit te metutjeshem te sigurise, kryesisht sigurise ne komunikacionin rrugor per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves qe kalojne ne ate pjese”.
/Burimi: Gazeta Tema
Similar topics
» Në Londër ka vend edhe për një gjel blu...(Foto)
» Greqia vë edhe ushtrinë në kërkim të shqiptarëve të arratisur nga burgu, rrëzohet avioni ushtarak!
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
» Dashuria sipas shqiptarëve
» Rama flet si kryeministër, ja çfarë u thotë shqiptarëve (VIDEO)
» Greqia vë edhe ushtrinë në kërkim të shqiptarëve të arratisur nga burgu, rrëzohet avioni ushtarak!
» Trashegimia, nje territor ende i pasigurt
» Dashuria sipas shqiptarëve
» Rama flet si kryeministër, ja çfarë u thotë shqiptarëve (VIDEO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi