Prostitutat: Shqiptarët, klientët më të nxehtë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Prostitutat: Shqiptarët, klientët më të nxehtë
Janë me miliona turistët që vijnë në Amsterdam çdo vit për të parë muzetë, njerëzit në biçikleta, parqet, kanalet, por edhe prostitutat. Kushdo që e njeh Amsterdamin, edhe nëse nuk e ka vizituar ndonjëherë e di shumë mirë se kryeqyteti i Holandës është i famshëm në gjithë botën për atë që njihet si “Red Light District”, ose lagjja me drita të kuqe. E ardhur nga një vend ku prostitucioni jo vetëm është i jashtëligjshëm, por konsiderohet tabu dhe i pamoralshëm, nuk e përshkruaj dot ndjesinë që pata kur shihja vajzat thuajse plotësisht të zhveshura pas xhamit të dritareve. Nuk arrija dot as të ngulja sytë për më shumë se 15 sekonda sepse më vinte turp. Ato ishin prapa xhamit duke joshur meshkujt që kalonin nëpër rrugë kuriozë për mishin e tyre të zbuluar dhe pothuajse edhe pjesët intime, e ndërkohë isha unë që ndjeja turpin. Mu duk vetja si budallaqe për një moment pasi thashë për këta(holandezët) kjo është gjëja më normale në botë dhe mbase njerëzit do jenë duke më parë mua me çudi, në vend të këtyre vajzave. “Ta shpif e di”, ishte fjalia shokuese që më erdhi në atë moment nga kolegia ime Zvezdana Vukojeviç, një gjysmë serbe dhe gjysmë holandeze e lindur e rritur në Amsterdam. Çuditërisht për mua, si ajo qenkan dhe shumë holandezë të cilëve u vjen zor për atë, lagjen më të famshme në botë, “Red Light District”, nga e cila padyshim trafikantët dhe qeveria holandeze fiton shuma të mëdha parash. “Po pse dreqin e lejoni atëherë nëse nuk jeni dakord me këtë”, e pyeta. Sipas saj, autoritetet mendojnë se një gjë që bëhet hapur është më e lehtë të kontrollohet dhe nuk ka abuzime, e veç kësaj ata fitojnë shumë prej taksave nga prostitucioni. Por nuk është kështu, pavarësisht se gjithçka bëhet ligjërisht, një pjesë e mirë e këtyre vajzave janë viktima të trafikut njerëzor. I shihja njëra pas tjetrës dritaret dhe habitesha sa të bukura dukeshin dhe shumë prej tyre ndjellëse, disa edhe harbute në mënyrën se si përpiqeshin të afronin klientët që kalonin rrugës duke i parë me epsh.
KLIENTELA
Pjesa më e madhe e klientëve janë turistë, shtetas që vijnë nga vende si i joni ku as do të mund ta imagjinonin dot një prostitutë që qëndron mes ditës me diell thuajse krejt e zhveshur pas xhamit të një dritare duke të lutur që ti të bësh seks me të.
Ndërsa ato janë kryesisht vajza nga Europa Lindore, Afrika dhe Azia. Shumë pak prej tyre janë holandeze apo nga Europa Perëndimore. Shumica prej tyre janë vajza të cilat vijnë nga vende të varfra si i joni, me shpresën për një punë dhe një jetë më të mirë, por përfundojnë këtu tek dritaret më të famshme në botë verbuese prej prozhektorëve të kuq. Por kur mbërrijnë këtu, shndërrohen në prostituta nga ata që i premtuan ëndrrën e një vendi si Holanda.
LIGJSHMËRIA
Vazhdoj të eci, dhe dritaret me prozhektorë të kuq duket sikur nuk kanë fund ndërsa ato janë njëra më e ndryshme nga tjetra. Të bukura, të dobëta, jo shumë të pashme, të shëndosha, me gjoksin e zmadhuar, kryesisht me paruke, tepër të trukuara dhe pothuajse të zhveshura krejtësisht. “Red Light District” ka më shumë se 400 dritare të femrave nga mosha të ndryshme, por edhe transeksualë që qëndrojnë ditë e natë pas xhamit duke shitur trupat e tyre për seks. Çuditërisht edhe pse prostitucioni është i ligjshëm këtu, pjesa më e madhe e prostitutave punojnë ilegalisht. Sepse Holanda nuk lëshon viza për prostitucion dhe vetëm shtetasit europian mund të punojnë në industrinë e seksit. Por në Amsterdam as 20 % e prostitutave nuk është nga vendet e BE-së. Por fatkeqësisht gjërat nuk janë bardhezi. Janë mbi 25 mijë gra që punojnë si prostituta në Holandë dhe pjesa më e madhe janë viktima të trafikut njerëzor. Ndërsa çdo vit janë rreth 1500 viktimat e trafikut të qenieve njerëzore, çdo vit vetëm në Amsterdam.
Edhe një pjesë e politikanëve e pranojnë se ajo që ndodh këtu është me të vërtet e papranueshme. “Mendoj se skllavëria njerëzore është një prej gjërave më të ulëta që mund të ndodhë, të bësh tregti me njerëzit si të ishin kafshë”,-thotë Liesbeth Van Tongeren, nga Partia e të Gjelbërve të së Majtës, që është një prej politikaneve që kërkon fort ndryshimin e rregullave të lojës. E ndërsa vazhdojmë të ecim dhe unë çuditem gjithnjë e më shumë me paturpësinë e tyre krejt të natyrshme për to, shoh fytyra që duken të trishta pas xhamit. Është e lehtë të dallosh ato që vijnë nga Ballkani, ashtu si ato aziatike apo afrikane. Përpiqem të afrohem, por njëra prej tyre më shikon vëngër sepse kam aparatin në dorë dhe në fakt është e ndaluar tu bësh fotografi këtyre dritareve të pazakonshme. E vetmja fotografi që munda të bëj ishte nga larg dhe duke u shtirur si turiste e hutuar.
REKRUTIMI
Fatkeqësisht asnjë prej këtyre vajzave nuk ka kurajën ta pranojë se e kanë detyruar të qëndrojë pas xhamit të akullt që vishet me avull kur perdja mbyllet. Mënyra më e shpeshtë e rekrutimit të tyre, është ajo që holandezët e quajnë teknika ‘loverboy’. Sipas një studimi të kryer nga një organizatë e krishterë, 90 % e këtyre prostitutave i janë futur kësaj rruge përmes një historie dashurie. Kur e dëgjova këtë, më tingëlloi e ngjashme. Sa e sa vajza shqiptare kanë përfunduar nëpër rrugët e Europës, vetëm sepse u dashuruan me njeriun e gabuar dhe u gënjyen nga premtimet për një jetë më të mirë larg vendit. Pas disa tentativave të dështuara pasi shumica nuk kishin aspak dëshirë që të flisnin me mua e të humbisnin kohën kot me dikë që nuk është klient, arrita të flas me Monikën. E gjatë, zeshkane, thuajse e gjitha e bërë dhe e zmadhuar me silikon, Monika është nga Spanja dhe qeshi me të madhe kur e pyeta nëse kishte vajza shqiptare. “Vajza shqiptare këtu nuk di të ketë, por njoh shqiptarë plot, i kam klientë dhe madje edhe i dashuri im është shqiptar”, më tha ndërsa vazhdonte të qeshte. U habita jashtë mase dhe u bëra edhe më shumë kurioze duke i kërkuar të më tregonte pak më shumë. “Oh, por shqiptarët janë shumë xhelozë, i dashuri im është shumë i keq dhe më xheloz se marokenët, por prapë e dua”,-vazhdoi duke u spërdredhur pak. Nuk mund të mos e pyesja se pse e donte nëse ai sillet keq dhe përgjigja padyshim ishte mjaft interesante. “Oh, sepse janë shumë të nxehtë në krevat, janë më të mirët, mbase sepse janë të bërë synet dhe të pastër, ndaj më shijon shumë”, më tha. Nuk mund të qëndroja më shumë se dy minuta tek dritarja e saj, dhe u largova duke ju lutur për një fotografi, por që mesa duket ishte e pamundur, njofton GSH.
SEKS “LIVE”
Në të njëjtën rrugë gjen lehtësisht edhe një lloj tjetër argëtimi gjithmonë brenda industrisë së seksit që ofron ky vend. Mes dritareve me prostituta ka dhe lokale nate që ofrojnë seks show, spektakle seksi për 40 apo 50 euro. Madje tek njëri prej tyre njerëzit po qëndrojnë në radhë për të hyrë brenda. Zvezdana më shpjegon se brenda këtyre klub-ve protagonistët bëjnë seks në skenë live përpara publikut. Është njëlloj porno, por që bëhet krejt hapur dhe pak metra larg syve të tu. Pak më tutje mund të shohësh edhe një muze erotik apo dyqane me objekte seksuale. Gjithçka brenda biznesit të seksit.
BAZA LIGJORE
Më duket thuajse sureale, por pas një këqyrje të kujdesshme kuptoj se kjo është krejt normale për këta njerëz dhe vetëm në këtë lagje janë të paktën 8 lokale të tilla. Dhe ata që qëndrojnë në radhë nuk duken aspak të turbulluar, përkundrazi shumë entuziastë nga ideja e asaj që i pret pas pak. Natyrisht nuk arrita ta përballoj idenë e të provuarit të një eksperience të tillë me gjithë dëshirën për ta rrëfyer. Zvezdana më shpjegon se trafikimi i këtyre vajzave është tema më e nxehtë që po diskutohet aktualisht në Holandë. Konservatorët kërkojnë rregulla më strikte për të zbuluar nëse vajzat detyrohen të qëndrojnë prapa këtyre dritareve dhe nëse ato abuzohen. Ndërsa qeveria nuk ka ende një mënyrë të qartë kontrolli dhe ka disa propozime lidhur me këtë. “Duhet t’i përforcojmë ligjet sa më shumë të mundemi, por specifikisht që të kapen ata që e bëjnë këtë tregti dhe të futen në burg, në mënyrë që të gjithë ta dinë se ndëshkimet janë të rënda. Por fatkeqësisht qeveria holandeze bën shumë pak për të ndaluar këtë skllavëri moderne”, më tha zonja Liesbeth në telefon, ndërsa këmbëngulte që ligjet duhet të ndryshojnë dhe prostitutat meritojnë shumë më shumë mbrojtje nga qeveria holandeze. “Gratë që punojnë aty duhet ta dinë cilat janë të drejtat dhe mundësitë e tyre, psh nëse ato dëshmojnë kundër pimp-it të tyre mund të përfitojnë azil, por për momentin nuk është kështu dhe gjërat duhet të ndryshojnë”,-më tha politikania.
Similar topics
» Françeska rikthehet ‘nxehtë’
» Vera e nxehtë, ku po e kalojnë VIP-at?
» Angela Martini super “e nxehtë” dhe seksi – FOTO
» Video... Vithet, ja ushtrimi i “nxehtë” i kësaj femre në palestër…
» Shqiptaret shesin: ....... ???
» Vera e nxehtë, ku po e kalojnë VIP-at?
» Angela Martini super “e nxehtë” dhe seksi – FOTO
» Video... Vithet, ja ushtrimi i “nxehtë” i kësaj femre në palestër…
» Shqiptaret shesin: ....... ???
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi