AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të kuptojmë sinqeritetin e një mashkulli

Shko poshtë

 Si të kuptojmë sinqeritetin e një mashkulli  Empty Si të kuptojmë sinqeritetin e një mashkulli

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 18, 2013 3:37 am

Ekzistojnë shenja të sigurta, por edhe të thjeshta, të cilat tregojnë për sinqeritetin e tij.


Largimi i shikimit
Kjo është mënyra e sigurt që të dini se diçka po ndodh dhe që diçka nuk është në rregull me tregimin të cilin ju ka thënë. Nëse do të jetë i sinqertë, nuk do të frikësohej që t’ju shikojë drejtpërdrejt në sy.

Nuk mund të përsërisë atë që jua ka thënë
Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, që ditën e nesërme apo pas pak ditësh kërkoni që t’ju tregojë sërish (p.sh. le ta ritregojë daljen me shoqërinë, në të cilën ju nuk keni qenë).

Mban duart në xhepa derisa flet
Mbajtja e duarve në xhepa do të thotë që diçka po fsheh. Gjithashtu, nëse luhatet para-prapa, edhe kjo është një shenjë që nuk po ta thotë të vërtetën.

I pavendosur para se të japë përgjigjen
Është tregues i rëndësishëm që nuk po ju thotë të vërtetën. Mbajeni në mend që pavendosmëria kurrë nuk është shenjë e mirë.

Shqetësimi
A luan me unazën të cilën e ka në dorë? Është i zënë rreth rregullimit të thonjve? A i rregullon shpesh flokët me gishtërinj apo mban dorën në mjekër? Të gjitha që u përmendën janë shenja shqetësimi dhe nervozizmi, të cilat tregojnë se ai nuk është i sinqertë.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Si të kuptojmë sinqeritetin e një mashkulli  Coolte21

Shteti Shteti :  Si të kuptojmë sinqeritetin e një mashkulli  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi