AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Shko poshtë

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre? Empty Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 18, 2013 12:35 am

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre? Kont

Pilulat kontraceptive janë shumë efektive, por ndodhë shumë shpesh që femrat nuk kanë informacion se si funksionojnë ato.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
Disa pilula kanë dy lloje të hormoneve, estrogjene dhe gestagjene dhe këto quhen pilula të kombinuara. Ekzistojnë pilula tjera të cilat kanë vetëm gestagjene. Shumica e grave përdorin pilulat e kombinuara.
Hormonet të cilat gjenden në pilulë e shfaqin efektin e tyre në dy mënyra:
1. E pengojnë lirimin e qelizës vezë dhe rrjedhimisht nuk mund të ndodh shtatzënia
2.[b style="border: 0px; margin: 0px; padding: 0px;"] [/b]E bëjnë mukusin e qafës së mitrës më të trashë dhe në këtë mënyrë pengojnë depërtimin e spermatozoideve
Pilulat kontraceptive duhet të merren çdo ditë në mënyrë që të mbahet niveli i dëshiruar i hormoneve në trupin tuaj.
Ka barna të cilat e ulin efektivitetin e pilulave kontraceptive, prandaj nëse merrni ndonjë mjekim tjetër, patjetër duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Poashtu, nëse keni vjellje dhe barkqitje, kjo mund ta ulë efektivitetin e pilulës, prandaj është mirë që nëse keni një problem të tillë, të praktikoni edhe një metodë tjetër mbrojtëse (kondom, kontraceptiv të emergjencës, etj.).
Pilulat kontraceptive janë të sigurta, ndonëse nuk ka asnjë bar i cili nuk ka ndonjë efekt anësor. Sa i përket pilulave janë disa gjendje kur rreziku i përdorimit të pilulave është më i madh, prandaj paraprakisht është mirë që të konsultoheni me gjinekologun tuaj.
♛Melody♛
♛Melody♛

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre? Coolte21

Shteti Shteti : Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi