Driloni, aty ku gërshetohet bukuria liqenore me gjelbërimin !
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Driloni, aty ku gërshetohet bukuria liqenore me gjelbërimin !
Në këtë stinë të nxehtë vere, përveç destinacioneve të ndryshme të preferuara nga shqiptarët, një ndër këta destinacione është edhe Pogradeci me liqenin e tij që frymëzoi poetin legjendar nga kjo zonë dhe që shkroi me pasion për bukurinë liqenore të qytetit piktoresk, Lasgush Poradeci.
Sapo hyn në rrethin jug-lindor të Pogradecit, do të ndeshesh fillimisht me një fshat mjaft të njohur, të lashtë dhe nga ku nis edhe rrugëtimi i gjatë për në Drilonin të rrethuar nga liqeni i Ohrit dhe të mbuluar nga një gjelbërim dhe një ajër i pastër freskie, aq i domosdoshëm në verë.
Pasi ke ecur në një rrugë të rregulluar më së miri përgjatë vijës liqenore, një udhëtim me një pamje fantastike, do të zbresësh për të shijuar një bukuri natyrore që të mahnit me bukurinë që natyra, por edhe njerëzit me përpjekjet e tyre kanë bërë të mundur që vizitorët e Drilonit të përjetojnë pushime mjaft të këndshme dhe relaksuese pranë liqenit dhe pranë pyllit të gjelbëruar, me freski, me bukuri natyrore dhe me një natyrë çlodhëse e ushqim të bollshëm dhe shumë shijues si peshku.
Jo pa qëllim e përmenda peshkun, ushqimi më i preferuar për të gjithë banorët e këtyre zonave dhe jo vetëm, por ata nuk harrojnë ta servirin atë si emblemë të ushqimit turistik që shoqëron udhëtimet e të gjithë udhëtarëve drejt këtij destinacioni.
Sapo hyn në Drilon, një tjetër ndjesi të pushton si qënie, duke ta mbushur me ajër të thellë dhe të pastër të gjithë apartain e frymëmarrjes.
Pogradeci është qyteti më i vizituar në Shqipëri ndër qytetet shqiptare sa i përket turizmit liqenor dhe një vend hiearkik të tillë, duke nisur nga ajo që të lë të shijosh e meriton në mënyrë të plotë.
Me varka që shëtisin nëpër ujin e qetë të liqenit, me ura të rregulluara më së miri dhe me një arkitekturë mjaft të soditshme për syrin, me një fllad veror që të freskon në mënyrë të vazhdueshme dhe një ushqim plot kalori bëjnë që fshati i vogël buzë mrekullisë së natyrës të jetë një destinacion mjaft i preferuar.
Veç këtij fakti, vlen të përmendet se turistët që e kanë vizituar Drilonin piktoresk e mbajnë mend si një vend të qetë dhe me momente të paharrueshme, çka të bën të mos e harrosh atë dhe bukurinë e tij të dhuruar nga natyra.
Teksa ikën nga ky vend i magjishëm në mendje të mbetet kaltërsia e liqenit, mirësjellja e njerëzve, ushqimi i peshkut, varkat dhe pashkatarët që e bëjnë këtë punë me shumë pasion dhe dëshirë.
Ky është Pogradeci, qyteti hirëplotë me bukurinë e jashtëzakonshme natyrore që i ka falur natyra dhe me mirësjelljen e pakursyer të banorëve të saj.
Diku në Pogradec gjendet Driloni, ky vend i magjishëm që të çon peshë në ajër zemrën dhe të mban të mbërthyer me hijeshinë e bukurisë që e karakterizon.
- See more at: http://medialajm.al/2013/07/driloni-aty-ku-gershetohet-bukuria-liqenore-me-gjelberimin/#sthash.Gb6divMw.dpuf
Similar topics
» SA NDIKON BUKURIA?
» Kur bukuria kthehet në një mallkim...
» Konkurs bukurie i vecante: Aty vleresohet bukuria shpirterore
» Kur bukuria kthehet në një mallkim...
» Konkurs bukurie i vecante: Aty vleresohet bukuria shpirterore
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi