AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara?

Shko poshtë

James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara? Empty James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara?

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 1:09 am

Si mund të vlerësohen presidentët amerikanë pasi largohen nga zyra? Disa mendojnë se vlen qëndrimi i tyre në kohë krizash, të tjerë thonë se kjo nënçmon presidentët që arritën t’i parandalojnë krizat dhe luftërat


James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara? 1

Tom Geoghegan, BBC
James Buchanan cilësohet shumë shpesh si “presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara”, i akuzuar se nuk e shmangu Luftën Civile – por historianët po përpiqen aktualisht ta rivlerësojnë edhe një herë këtë figurë. Sa i keq ishte ai realisht?
“I nderuar zotëri, nëse ju jeni kaq i lumtur që po hyni në Shtëpinë e Bardhë, unë jam po kaq i lumtur që po kthehem në shtëpi. Me të vërtetë ju jeni një njeri i lumtur.” Buchanan bëri këtë koment për pasardhësin e tij Abraham Lincoln më 1861, ndërsa e drejtoi presidentin e ri drejt podiumit për të ndërmarrë betimin.
Buchanan po largohej nga Uashingtoni me reputacionin e tij të rrënuar dhe po shpresonte për një pension paqësor në shtëpinë e tij në Pensilvani. Por ai nuk pati asgjë të tillë.
E tillë ishte pakënaqësia ndaj tij nga ana e qytetarëve, sa ai nuk shkonte dot të pinte në tavernat e zonës dhe kaloi shumicën e viteve të pensionit i mbyllur në shtëpi. Jashtë shtëpisë së tij, kombi e ndau veten në copa në një konflikt të përgjakshëm, që mes shumë emrave, mori edhe emrin “Lufta Buchanan”.
Vitet dhe dekadat që pasuan luftën ndërmjetëse nuk qenë më dashamirëse me të. Buchanan vazhdimisht renditet në fund të listës së “presidentëve më të mirë”.
Në janar të këtij viti, Nate Silver, një yll statistikash i famshëm për parashikimin e rezultateve zgjedhore, publikoi sondazhin e sondazheve, i cili sërish e vendosi Buchanan në vend të 43, nga 43 presidentët e Amerikës.
Për kritikët e tij, të cilët thonë se ai ishte shkaku i shembjes së vendit dhe shembjes së Partisë Demokratike, ky është tamam vendi ku duhet të jetë. Në fund të listës.
Por një libër i ri, “James Buchanan dhe ardhja e Luftës Civile”, shpreson ta rigjallërojë këtë debat.
Kjo nuk është një përpjekje për të kundërshtuar portretizimin standard të Buchanan, si një nga presidentët më pak efektivë në histori, thotë bashkautori Michael Birkner. Por gjithsesi libri përpiqet t’i shtyjë njerëzit të argumentojnë më shumë mbi të dhe të rivlerësojnë se çfarë ai bëri mirë dhe çfarë bëri keq.
“Duhet të kesh parasysh se historia popullore vonë në shekullin e 19 dhe në fillim të shekullit të 20 u shkrua nga nacionalistë konservatorë, të tillë si James Ford Rhodes, James Schouler dhe Theodore Roosevelt.
Buchanan dështoi si president, në këndvështrimin e historianëve, për shkak se ai nuk mori masa të ashpra ndaj jugorëve gjaknxehtë që e mbështetën recesionin e shteteve skllavopronare.”
Këndvështrimi tjetër është se ai ushtroi shumë kujdes dhe nuk provokoi luftë, për shkak se njësoj si Lincoln, ai kuptoi se mund të ishte më e lehtë të nxitej Veriu për luftë, në rast se Jugu akuzohej si shkaktarja dhe origjina e luftës.
Buchanan pati lindur në Pensilvani më 1791, në Kove Gap, por në moshën 18 vjeç u zhvendos në Lankaster, ku qyteti sërish vijon të krenohet me arritjet e tij në jetë.
Disa nga gjërat nën pronësinë e tij, përfshirë edhe tryezën presidenciale, u kthyen së fundmi në Uhetland, në periferi të Lankasterit, ku Buchanan jetoi para dhe pas mandatit të tij 4-vjeçar si president.
“Tani është koha që ne ta rivlerësojmë atë, pa dyshim”, thotë Patrick Clarke, drejtor i Uhetland. “Ne nuk mësojmë vetëm nga fitimtarët dhe të suksesshmit”, shton ai.
Buchanan pati një numër të konsiderueshëm gabimesh, por Kongresi dhe sistemi i drejtësisë patën gjithashtu gabimet e veta, thotë Clarke, i cili mendon se në fakt presidenti më i keq i SHBA-së ka qenë Warren G. Harding, për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit që plasën gjatë mandatit të tij.
Një nga kritikat më të zakonshme kundër Buchanan lidhet me sjelljen e tij ndaj skllavërisë. Ai mbështeti vendimin e Gjykatës Supreme, e cila u mohoi qytetarinë skllevërve dhe mbështeti pranimin e Kansasit në Union me një kushtetutë pro skllavërisë, gjë që neveriti shumë nga kolegët e tij demokratë.
Kush ishte presidenti i parë gej?
“Ne nuk kemi prova bindëse që të na thonë se Buchanan dhe William Rufus King patën marrëdhënie seksuale apo intime”, thotë profesor Michael Birkner.
Dihet se ata qenë emocionalisht intimë dhe jetuan së bashku për disa vite, megjithëse jo me vijimësi. Unë mund të jem skeptik përballë idesë se ai pati marrëdhënie seksuale me ndokënd në tërësi, jo më me King. Mendoj se ishte aseksual. Ai u përpoq ta prezantonte një lidhje në rini me Anne Coleman si diçka më e madhe nga sa ishte në të vërtetë, sepse në këtë mënyrë sajoi historinë e dashurisë fatkeqe.
Ai ishte pa dyshim presidenti ynë i vetëm beqar, por nuk mendoj se mund të mbështes argumentin nëse ai ishte gjithashtu edhe presidenti ynë i vetëm gej.
Lufta Civile ishte e pashmangshme, thotë Birkner, profesor i historisë në Kolegjin Getisburg. Por gabimet e politikanëve si Buchanan – dhe Kansasi ishte gabimi i tij më i madh – bëri që kjo luftë të ndodhte më herët.
Lincoln, zgjedhja e të cilit solli edhe shkatërrimin e Unionit, nuk do të ishte zgjedhur president në rast se Buchanan nuk do të kishte përçarë partinë e vet, shton ai.
“Por Andrew Johnson, i cili pasoi Lincolnin, ishte një president edhe më i keq sesa Buchanan”, thotë Birkner, “sepse ai shpërdoroi mundësinë për ta çuar vendin përpara pas përfundimit të luftës.”
Mendimi i shumicës thotë se Lincoln ishte presidenti më i mirë dhe Buchanan ishte presidenti më i keq. Por Ivan Eland, një historian, mendon se këto konkluzione janë pasojë e defekteve në metodën që ndjekin historianët në vlerësimin e presidentëve.
Eland mendon se vlerësimi për presidentët ndikohet lehtësisht nga karizma, si dhe shërbimi i kryer gjatë një krize. Në librin e tij, ai vlerëson banorët e Shtëpisë së Bardhë sipas shkallës së realizimit të synimeve të baballarëve themelues për të sjellë paqe, mirëqenie dhe liri për vendin.
Në krye ai vendos presidentin relativisht të panjohur John Tyler, i cili u dha fund luftërave më të gjata me indianët në historinë e SHBA-së, si dhe për shmangien e një lufte me Britaninë në lidhje me Kanadanë.
Por Woodrow Wilson zë vendin e fundit në listën e tij, pasi i dërgoi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, një veprim që në këndvështrimin e Eland ishte i shmangshëm.
“Unë nuk mendoj se Buchanan ishte i madh si president, por ndoshta ai qe më i mirë nga sa i japin kredit njerëzit. Ai po përpiqej të shmangte një luftë dhe lufta rezultoi një katastrofë”, thotë Eland.
“Buchanan ishte i saktë kur mendoi se ishte ilegale që jugorët të ndaheshin dhe nuk duhej të bëhej ndonjë veprim ushtarak për sa kohë Jugu nuk kishte nisur ende luftimet.”
Perceptimi se çfarë e bën një president të mirë apo të keq mund të jetë shumë i ndryshëm jashtë Shteteve të Bashkuara.
Më 2011-n, Franklin D. Roosevelt u ngjit në krye të sondazhit të parë të kryer mes akademikëve të Britanisë së Madhe në vlerësimin e performancës së presidentëve të Shteteve të Bashkuara.
“Mendoj se ne vlerësuam FDR më lart, për shkak se ai u mor me çështje që patën rëndësi të stërmadhe ndërkombëtare – Depresionin e Madh dhe Luftën e Dytë Botërore”, thotë Iwan Morgan, profesor i studimeve amerikane në Universitetin e Londrës, një nga 47 kontribuuesit britanikë të sondazhit.
“Për amerikanët, gjithsesi, ai ishte një figurë më përçarëse në rolin e arkitektit të qeverisë së madhe.”
“Britanikët kanë një vlerësim të tepruar të lartë për Obamën, sepse ne dëshirojmë që ai të jetë i suksesshëm”, thotë Morgan, ndërsa Bushi i Ri në përgjithësi nuk pëlqehet, për shkak të luftërave.
“Por ne nuk vlerësojmë faktin që ai përdori ndikimin presidencial me shumë efikasitet për t’i vënë në zbatim politikat e tij. Ky është problemi me vlerësimin e punës së presidentëve – a po vlerësojmë aftësinë e tyre si udhëheqës apo po vlerësojmë çfarë ata bënë realisht?”
 
Kush ishte James Buchanan?
Ai mori nofkën “njeriu me maskë”, pasi ishte një verior me simpati për jugorët.
Është presidenti i vetëm nga shteti i Pensilvanisë.
Ai ishte i vetmi që qe beqar gjatë të gjithë jetës.
I fejuar me Anne Coleman kur ishte në të njëzetat, e fejuara u nda me të dhe vdiq më vonë.
Në pleqëri, shoku i tij William R. King, i cili më vonë u bë zëvendëspresident, jetoi me të në Uhetland. Ata u njohën në gjuhën popullore si “Mis Nansi dhe xhaxha Fanci (gallataxhiu)”.
Buchanan e mbrojti presidencën e vet në kujtimet që shkroi dhe që u botuan në vitin 1866.
U nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
 
Presidentët më të mirë dhe më të këqij
Më të mirët










Sondazhi i sondazhevePaqe, mirëqenie, liriAkademikët britanikë
1 Abraham LincolnJohn TylerFranklin D. Roosevelt
2 Franklin D. RooseveltGrover ClevelandAbraham Lincoln
3 George WashingtonMartin Van BurenGeorge Washington
4 Teddy RooseveltRutherford B HayesThomas Jefferson
5 Thomas JeffersonChester A ArthurTheodore Roosevelt
 
Më të këqijtë








1 James BuchananWoodrow WilsonJames Buchanan
2 Franklin PierceHarry TrumanFranklin Pierce
3 Warren HardingWilliam McKinleyWarren Harding
4 WH HarrisonJames PolkJohn Tyler
5 Andrew JohnsonGeorge W. BushAndrew Johnson
 
 
♛Melody♛
♛Melody♛

James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara? Coolte21

Shteti Shteti : James Buchanan, Presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi