Gjashte rregulla te arta te komunikimit me partnerin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Gjashte rregulla te arta te komunikimit me partnerin
1. Thojeni qarte ate qe doni. Kini kujdes qe ne kete drejtim te mos ju pengojne pamundesia per ta gjetur shprehjen e duhur, frika nga refuzimi, apo frika e lendimit te partnerit.
2. Jini konkrete. Shprehuni me saktesi, ne menyre qe te mos e hutoni bashkebiseduesin dhe te mos i rritni gjasat qe ai t’ju kuptoje gabimisht.
3. Mos transmetoni porosi kontradiktore. Kini kujdes qe toni i zerit tuaj, qendrimi trupor dhe levizjet te jene ne perputhje me ate qe thoni.
4. Shpjegohuni, sqaroni dhe theksoni prioritetet tuaja. Jini te shkurter dhe konkrete, duke mos thene tere ate qe doni pernjehere. Thoni saktesisht çka doni, pse e doni kete dhe si e doni. Bisedat e gjata shkaktojne lodhje dhe nxisin nje hutim edhe me te madh.
5. Mos mbani monologe dhe mos beni kritika destruktive. Lejoni partnerit qe te pergjigjet dhe te bisedoje me ju. Nese e filloni biseden me ton negativ, partneri juaj do te marre qendrim mbrojtes dhe nuk do te jete objektiv.
6. Mesohuni qe te konfrontoheni. Nese nuk e keni lehte qe t’i thoni ndonje gje bashkebiseduesit ne fytyre, kete mundeni edhe ta shkruani. Me pas mund t’i kushtoni vemendje reagimit te tij/saj.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi